Reforma ekonomike/ Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me BERZH (VIDEO)

24 Shkurt 2014, 14:28Ekonomia TEMA

Qeveria shqiptare nënshkruan marrëveshjen me BERZH për rigjallërimin e reformave ekonomike në vend. Sipas marrëveshjes, palët do të përdorin një sërë instrumentash për të përmirësuar dialogun mes sektorit privat dhe qeverisë, me synim nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja. Objektivat e saj janë të forcojë kuadrin ligjor në vend, përfshirë dhe përmirësimin e mekanizmave të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, dhe të luftojë korrupsionin e të rrisë standardet e transparencës në sektorët bankarë dhe të korporatave. Marrëveshja ofron një kuadër për bashkëpunim ndërmjet BERZH-it dhe qeverisë së Shqipërisë në mbështetje të Këshillit Ekonomik Kombëtar i cili synon të përmirësojë zhvillimin e sektorit privat, fuqizimin e klimës së biznesit dhe të investimeve dhe nxitjen e qeverisjes së mirë.BERZH do të ndihmojë për krijimin e një Këshilli Investimesh të pavarur që bashkon bizneset dhe hartuesit e politikave, i cili do të orientojë Këshillin Ekonomik Kombëtar.

 “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ne jemi duke bërë një hap të madh përpara në çlirimin e potencialit ekonomik të vendit. Krijimi i mjedisit të duhur të biznesit është më kritik se anjëherë tani dhe ne jemi të sigurt se do të përparojmë shpejt me mbështetjen e BERZH-it”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe ne i përgëzojmë autoritetet shqiptare për kurajon për të trajtuar në mënyrë të drejt për drejtë sfidat me të cilat po përballet vendi. Kjo përbën një shembull për rajonin dhe më gjerë. BERZH është e gatshme të mbështesë fuqimisht dhe me vendosmëri të gjitha përpjekjet për të rigjallëruar tranzicionin”, tha Presidenti i BERZH-it Sir Suma Chakrabarti.

BERZH, në pronësi të 64 shteteve dhe të dy institucione ndërqeveritare mbështet zhvillimin e ekonomive të tregut dhe demokracive.

1 komente në “Reforma ekonomike/ Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me BERZH (VIDEO)”

  1. labi-vl says:

    U votove na sovrani dhe hallall voten me perpjekjet qe po bene ta rikembeshe kete kombe.Zoti ju bekoft , ZOTI KRYEMINISTER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje