Shehaj: 36 milionë dollarë humbje nga skemat e evazionit (VIDEO)

4 Mars 2014, 13:30Ekonomia TEMA
Shehaj: 36 milionë dollarë humbje nga skemat e evazionit (VIDEO)

Drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka thënë gjatë një konference për shtyp, se institucioni që ajo drejton, ka vijuar të rrisë mbledhjen e të ardhurave.

Sipas saj, në shkurt janë mbledhur 12 miliardë e 195 milionë lekë.

“Rezultatet e këtij muaji tregojnë ritmin pozitiv të mbledhjes së të ardhurave për buxhetin e shtetit, në zbatim të detyrave të ngarkuara dhe programit të Qeverisë Shqiptare.

Në total për këtë muaj kemi mbledhur 12 miliardë e 295 milionë lekë të ardhura.

Shifra e të ardhurave të mbledhura fakt e krahasuar midis muajve shkurt 2014 -2013 është 1.2 miliard lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ose një rritje prej rreth 16% më shumë.

Kontribute të Sigurimeve Shoqërore janë mbledhur 4 miliardë e 345 milionë lekë ose 243 milionë lekë më shumë se muaji shkurt 2013, duke shënuar një rritje prej 5.9% më tepër se kjo periudhë e mëparshme.

Marrëveshja e arritur me FMN-në tregon se performanca pozitive e administratës tatimore dhe doganore është një bazë e mirë në rritjen e performacës së mirëadministrimit fiskal në Shqipëri dhe që transmeton sinjale pozitive në institucionet ndërkombëtare.

Të dhënat e përmbledhura të dymujorit janar- shkurt 2014, tregojnë se kemi mbledhur në total 26 miliard e 262 milionë lekë, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, rritja në mbledhjen e të ardhurave është 2 miliardë e 639 milionë lekë ose 11.2 % më shumë”, tha ajo.

Sipas Shehajt, një nga objektivat kryesore të tatimeve është lufta kundër evazionit. Ajo ka thënë se buxheti i shtetit ka humbur 36 milion dollarë deri më tani si pasojë e evazionit.

“Lufta kundër evazionit fiskal vazhdon të jetë një  orientim i punës në administratën tatimore. Rezultatet e arritura janë të kënaqshme. Në total janë zbuluar skema evazioniste me një dëm të shkaktuar buxhetit të shtetit në total prej 36.3 milionë USD.  Janë nxjerrë 31 masa sigurie arrest me burg dhe 24 persona të tjerë po ndiqen ne gjendje të lirë. Në proces hetimi ndodhen firma ndërtimi, tregtimi karburantesh ku deri tani kemi zbuluar një dëm ekonomik prej 5 milionë USD”, tha Shehaj.

10 komente në “Shehaj: 36 milionë dollarë humbje nga skemat e evazionit (VIDEO)”

  1. Lini says:

    Bravo bravo 100 here, faji jon qe ju paragjykuam.

    1. gerti says:

      Ju pergezoj , duket qe keni frymzim per te punuar , shifrat e tregoj qart.

      1. Tasim says:

        Bravo vertet nese numrat qendrojne.
        Dy gjera te vogla:

        Kjo shprehja “ne zbatim te detyrave te ngarkuara” ngjan shume komuniste dhe nuk i shkon fare nje vajze kaq te re qe pretendon qe eshte ne kontroll te tatimeve!

        Jane mbledhur 12,295 Miliarde ne Shkurt 2014, 1.2 Miliarde me shume se ne Shkurt 2013. Ne perqinje rritja eshte 10.9% dhe jo 16% sa shprehet Zonjusha.

  2. webapp says:

    po ne ja hodhem kot po marim borxhe

  3. KEVINI says:

    po moj zonjush po inspektoret e tu te hetimit tatimor i mbyllin evazionet duke mare leke.kontrolloja nje cik ato akte inspektimi ku te gjitha kompanite dalin te pastra e ti i i bie flet kot

  4. kaso says:

    Kjo nuk njef shifrat me duket…
    635 miliarde lek jane 6.35 miliarde dollare sa buxheti vjetor i shqiperise. Po vazhdove keshtu vitin tjeter duhet ti kemi te ardhurat 5 milion lek per person ne vit vetem nga keto qe m,bledh ti me shume. Shpresoj qe te kete lapsus gazeta se po e ke thene ti nga goja jote kete shifer ….. nuk di si te te ngushelloj

  5. pali says:

    KEVINI ka mbaruar koha kure mune te akuzoshe si Salihi, paraqit priva dhe ben denoncime ose mose fole kote.

  6. tahiri says:

    Ju te Temes jeni injorante dhe qesharake dhe meritoni te ngleni ne klase se nuk dini asgje per shifrat… Si ka mundesi qe jane mbledhur 12 miliard e 295 milion leke dhe nga ana tjeter thuhet se jane mbledhur 639 miliard leke me shume. O budallenj jane mbledhur 639 milion leke me shume dhe jo miliard… Jeni te semure me Meron ne krye se doni te rrisni suksesin e Rames e te dy prostitutave duke rritur 1000 shifrat … Futjani si kau dy pelave…

  7. Bukur po me flet/ bashke me shoqen tende/ ata qe vijne nga pas/te tjera kane ne mendje….une c’far te them /kur vije ne SHQIPERI/polici me pret rrugen/me shkel syrin e zi…..po te kujtoj nje fjale/une si LAB qe jam/notari vajze e vogel/duket ne te dale….si po flisni ju/ me kto shifra c’do muaj/i bje qe vitin tjeter/ne grekun ta ndihmojme….shikoheni kte popull/qe i kane rene poturret/se me djallezi/ja zgjidhen oshkuret…..mos beni kaq buje/ju neper gazeta/se te pensionisti/shihet e verteta…..me 100 dollare/perdite ata lagen/ndaj koke ulur rrine/ata bashke me stapen…..rrime duke pritur/dhe gjithnje shpresojme/mbase ndonje dite/edhe na besojne……

  8. indriti says:

    Nje gje nuk merret vesh, perse megjithe keto suksese te tatimeve e te doganave shteti zhytet akoma me thelle ne borxhe. Ku shkojne leket?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje