Qeveria do të ndërmarrë një reformë të thellë për të ndryshuar modelin e tregut të energjisë. Kjo u bë e ditur nga ministri i Energjitikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri gjatë prezantimit të Planit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social (PMMS) të Projektit Hidroenergjitik mbi Lumin Devoll, ku ai theksoi se duhet të krijojmë inciativa private në mënyrë që prodhuesit e pavarur të energjisë të kenë një treg të sigurtë të energjisë. Sipas tij, industria në vitet në vjim duhet të dalë nga tarifat e rregulluara dhe të krijohet një treg i vërtetë. “Nevoja nga industria për konsumin e energjisë të mbështetet edhe nga prodhuesit e pavarur të energjisë”, u shpreh Gjiknuri.
Sipas tij, kjo është garancia e vetme që këto investime të jenë të qëndrueshme. Në të kundërt shtoi ai ndodh që defiçiti i madh financiar i energjisë nuk do të mbështetet më financiarisht dhe kjo mund të prodhojë një krizë te të gjthë investitorët privatë.
“Ne duam të evitojmë këtë, prandaj edhe nuk e kemi bazuar politikën tonë në premtime boshe se shteti do të ketë gjithmonë mundësi për të blerë energji por duhet të krijohen masat e nevojshme për të krijuar tregun e energjisë dhe për këto reforma po punojmë”, nënvizoi ministri Gjiknuri. “Qeveria shqiptare ka kijuar një situatë, jo të mirë të gjendjes financiare të tregut të enegjisë. Një treg i dërrmuar financiarisht nuk mund të ketë siguri në investimet private. Ato nuk mund të bazohen vetëm te premtimet, hajdeni merrni leje se do të ketë shteti për të gjithë”, deklaroi Gjiknuri.
Po ashtu, ministri informoi se në këtë kuadër po kryhen edhe investime për lidhjen e tregut të energjisë së Shqipërisë me vendet e rajonit me synim integrimin në tregjet europiane.
“Qeveria shqiptare po investon në rrjetet e energjisë, siç janë linjat e interkonjeksionit me Malin e Zi dhe Kosovën, Po punohet për të bërë të munndur lidhjen me Maqedoninë dhe shpresojmë në të ardhmen të bëjmë të mundur lidhjen me Italinë, shanc i humbur në të kaluarën por që lidh tregun shqiptar me tregun europian të energjisë”, deklaroi Gjiknuri.
Ndërsa vlerësoi planin e projektit hidroenergjitik mbi Lumin Devoll të kompanisë Statkraft, Gjiknuri u shpreh se ky është një nga projektet flamurtar në Shqipëri, përsa i përket, studimit dhe modelit të biznesit që është konceptuar, vlerës së investimit dhe mbi të gjitha marrëdhënies mes kompanisë, shtetit e komunitetit.
“Investimi i parashikuar i kompanisë Statkraft prej 500 milionë dollarësh, është një nga investimet më të mëdha në Evropën Juglindore në fushën e HEC-eve”, deklaroi Gjiknuri.
Sipas tij, plani i menaxhimi mjedisor e social përbën një bazë tjetër më të avancuar për konkretizimin e këtij projekti. Zhvillimi i HEC-eve dhe ndërtimi i tyre është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi sipas Gjiknurit, vendit i duhen gjenerimet e reja, por nënvizoi ai, kjo duhet të bëhet në ekuilibër të plotë edhe me mjedisin edhe me nevojat e komunitetit.
Qeveria e mëparshme, tha ai, ka dhënë leje për kompani që nuk kanë marrë fare parasysh komponentin mjedisor dhe sot jemi dëshmitar të përplasjeve të ndryshme sociale mes investitorëve dhe komunitetit të biznesit për shkak të impaktit në mjedis.
Me gkithe respektin qe ksmperju ,mund te nasqaroni fakton qefasllicin aejuepermendnit shpeshhere si prane berishes ju e thirretqe tendetoj linjen enerkonuksionit me kosove,mos valle eshte njeloje episet kjongaanae jusj.popullidon pergjogjedhe transparence.
Vetem turkofagos te kupton ty lale
A keni fillue me ba ndonje strategji o minister? Me vjen mire qe paskeni kthyer syte nga energjia. Besoj e dini se lutterat per energjine jane bere o minister. Ju uroj mbaresi per nismen ne drejtim te energjise. Ishalla permiresoni sadopak problemin!
Energjia eshte sektor shume problematik. Se pari per mospagimin e faturave. Kerkoj te di se cdo te behet per ne qe po e paguajme si frengu pulen, dhe te tjeret kane dhjetra vjet qe nuk fusin doren ne xhep? Se dyti, i duhet thene menjehere “Ndal” rritjes se perviteshme te cmimit te saj. Pse, mund te pyese ndokush. Sepse keto hidrocentrale nuk i kane ndertuar entet private, por vete populli, ne ato kushte qe tashme dihen. Shpresoj qe dikush qe pergjigjet per keto pune, te na degjoje, e jo te vazhdohet si deri tani!
Stop kaosit ne zhvillimin e energjise! Ishalla e keni seriozisht kete nisme te randesishme. Sidoqofte ju urojme sukses. Ne mos shume pak le te behet per strategjine e energjise ketu e ne te ardhme. Po e shihni si luan Putini me energjine. Si Putini luajne edhe shume te tjere. Duhet te shkojme drejt pavaresise energjitike per ndryshe vajtem dem!