Projektligji për energjinë e rinovueshme/ Gjiknuri: Të shtyhet hyrja në fuqi për në janar 2015

11 Mars 2014, 13:03Ekonomia TEMA

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri kërkon rishikimin dhe plotësimin e projektligjit për energjinë e rinovueshme sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

I pranishëm në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, ku u diskutua projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.138/2013, “Për burimet e energjisë së rinovueshme” Gjiknuri kërkoi shtyrjen e hyrjes në fuqi të tij deri në muajin janar të vitit 2015, me argumentin se qeveria e kaluar nuk ka bërë një plan për energjinë e rinovueshme.

Sipas tij, rishqyrtimi dhe shtyrja e hyrjes në fuqi të këtij projektligji vjen në përgjigje edhe të kërkesës nga donatorët, Banka Botërore dhe Sekretariati Ndërkombëtar i Energjisë, për të bërë ndryshimet e nevojshme në këtë projektligj.

Duke u ndalur në situatën energjitike në vend, ministri Gjiknuri theksoi se aktualisht është e vështirë nga pikëpamja hidroenergjetike dhe se KESH ka humbur nga 65 milionë euro çdo vit.

Sipas tij, tashmë ka ardhur koha që ky sektor të futet në shinat e ligjit.

2 komente në “Projektligji për energjinë e rinovueshme/ Gjiknuri: Të shtyhet hyrja në fuqi për në janar 2015”

  1. IFC says:

    E drejte, por cila eshte pergjegjesia e IFC (BB) ne kete rast?
    Sa kohe ka Shqiperia per nje ligj te tille?

  2. redi says:

    Nuk dua te bej Kasandren, por kam mendimin, qe qeveria te mos beje gabimin, qe beri Berisha per krijimin e “gjigandit energjitik ne Ballkan” ne lidhje me hidrocentralet e vogla, gje qe u stimulua edhe nga Banka Boterore.
    Mendoj, se ketu kryesore eshte se sa do te dali cmimi i kesaj energjie te rinovueshme ne krahasim me cmimin e energjise qe prodhojne hidrocentralet e vogla dhe sidomos ne krahasim me cmimin e energjise elektrike ne tregun boteror te energjise.

    Kuptohet, se per momentin, kur borxhi publik eshte 74% te PBB-se, te prodhosh energji ne hidrocentalet e vogla ose te rinovueshme, kur cmimet e ketyre dy lloj energjive do te jene me te larta se cmimi i tregut boteror.

    Mos harrojme, se ne BE vetem Gjermnia deri ne vitin 2020 do te heqe dore nga prodhimi i energjise nga centralet berthamore dhe do te prodhoje vetem me qymyr dhe energji ere ose diellore.
    Kjo per faktin, se energjite e rinovueshme kane kosto shume me te larte dhe shtete si Franca, Anglia etj. do mbeten ne prodhimin e energjise nga centralet atomike, sepse eshte me e lire.

    Mendoj, se qeveria duhet te beje llogarite mire dhe pastaj te marri vendime budallalliqe. Ne jemi nje shtet shume i varfer nuk kemi luksin te bejme eksperimente me leket e taksapaguesve ose me kredira nga banka boterore. Mos harrojme, se kredie e soteme qe merr qeveria jane taksa per neser qe do i paguaje taksapaguesei ( populli ). Nuk kuptoj se pse duhet te shesim pordhe kur nuk kemi breke ne bythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje