Ndërtuesit: Nuk ia shesim Entit banesat, nuk i ulim dot çmimet

10 Mars 2014, 10:33Ekonomia TEMA
Ndërtuesit: Nuk ia shesim Entit banesat, nuk i ulim dot çmimet

Shoqata e Ndërtuesve i është përgjigjur negativisht kërkesës së Entit Kombëtar të Banesave për ofrimin e apartamenteve me çmime të ulëta, për të mbuluar nevojat e të pastrehëve.

Sipas Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës, Maksim Muçi, kjo gjë nuk është e mundur pasi kostot e ndërtimit të kompanive janë shumë larg çmimeve prej 33 mijë deri 35 mijë lekësh që ofron Enti i Banesave për blerjen e këtyre apartamenteve.

“Çmimet që ofron Enti Kombëtar i Banesave për të mbuluar nevojat për të pastrehët shkojnë nga 33 mijë deri 35 mijë lekë, ndërkohë që apartamentet më të lira që zotërojnë kompanitë nisin nga 390 euro. Diferenca mes asaj që kërkon enti dhe asaj që ofrojnë ndërtuesit është shumë e madhe,” deklaroi Muçi për GSH-në.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Ndërtuesve, në fillim të vitit të shkuar, stoku i apartamenteve të pashitura në shkallë vendi vlerësohej rreth 12 mijë.

Në Tiranë, për sa i përket zonës së Bashkisë së Tiranës, stoku i apartamenteve të pashitura është i vogël, ndërkohë që në zonat përreth stoku vlerësohet i madh.

Pavarësisht vështirësive të mëdha nëpër të cilat po kalon sektori i ndërtimit, ashtu si dhe stokut të konsiderueshëm të apartamenteve, zor se mund të gjenden firma që të shesin nën kuotën e 390 eurove për metër katrorë.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që ndonjë firmë të vendosë të shesë ndonjë apartament me çmimet e ofruara nga Enti, gjithsesi bëhet fjalë për ndonjë firmë në nevoja urgjente për likuiditet. Por edhe në raste të tilla, bëhet fjalë për shitjen e një apo dy apartamenteve, kurrsesi për shitje masive”, ka sqaruar Muçi.

“Jemi në negociata me Entin për të gjetur rrugët e bashkëpunimit në kërkim të mënyrave për të ndërtuar me kosto të ulët. Gjithashtu nga ana jonë i është ofruar ekspertiza, bashkë me burimet njerëzore e teknike që zotërojmë ne, për të bërë të mundur ndërtimin brenda kufijve të çmimeve në të cilat operon Enti. Një mënyrë shumë e mirë do të ishte ndërtimi nëpër troje në zotërim të shtetit, të cilat do të ulnin ndjeshëm kostot, pasi blerja e truallit është një prej zërave më të kushtueshëm e që rrit ndjeshëm çmimet e apartamenteve,” shpjegon ai.

15 komente në “Ndërtuesit: Nuk ia shesim Entit banesat, nuk i ulim dot çmimet”

  1. iliri says:

    Nje pjese e ketyre ndertuesve qe nuk shikojne pertej “hundes”,ose fitimeve te tyre,duhen lene te zvarriten dhe te falimentojne,pastaj
    do detyrohen ti japin apartamentet me gjysmen e kostos….kane vite qe nuk shesin,ju behet nje oferte dhe duan perseri te komandojne,ne vend qe te marrin ç`kane shpenzuar dhe te vazhdojne me tej…reagim i pakuptimete,te pakten nuk perputhet me situaten ekonomike qe ata vete perjetojne ….Iliri

    1. arbeni says:

      O ilir nqa enti do shpia ti blej me cmim tregu, sepse ne te kundert do te prish tregun

  2. beni says:

    Diletantet e qeverise arsyetojne si ne kohen e PPSH-se kur cmimet i vendoste partia. Ekonomia e tregut funksionon ndryshe dhe nuk eshte faji i ndertuesve por i qeverise sepse duhej te ishin ulur bashke me perfaqesues te ndertuesve per te diskutuar mbi vleren e shitjes.

    1. fuati says:

      ore ajo oferte beri, sdo te ta marri me zorr. Nqs te intereson shite, nese jo mbaje…

  3. redi says:

    Eshte abc-ja e ekonomise se tregut, qe cmimin e vendos oferte-kerkesa. Kuptohet, se shteti nuk duhet te fusi hundet ne kete pune. Kam mendimin se pronaret e shtepive bosh kane vene shume dhjame me vite dhe perpiqn qe te mbajne te larta cmimet, gje qe kuptohet se eshte drejta e tyre.
    Ne fund te fundit kjo pune eshte si Puna e thikes me dy presa. Kuptohet se m.q.s ka re ne konsumi kjo nuk favorizon oferten. Populli thote se tahmaja e madhe te merr ne qafe.
    Shefi i shoqates se ndertimve thote se ndertimi ka kosto te madhe gje qe bie ne kundershtim me faktin se ndertimet e banesave kishin marre superxhiro. Pra ne se ata nuk kane patur fitime si eshte e mundur qe u ndertuan kaq Shum banesa qe tani jane bosh. Ai duhet te pranoje se ndertuan pa kriter, pra shume me tepe se sa ishte kerkesa dhe tani ju kane ngelur ne dore.

  4. lali says:

    Qeveria duhet te verre taksa per apartamentet qe nga dita qe jep te drejten per banim.

  5. qytetari says:

    Shqiperi hesapi,enti i banesave i ben hesapet pa hanxhine ,ndersa hanxhiu (ndertuesit)i gezohet hanit bosh duke harruar qe keshtu mund ta humbi dhe te mbetet pa gje.

  6. Kundrra Pedal says:

    HANI NJI MUT PRA MOS THONI KOT NA JAN BLLOKUAR LEKET KY ISHTE NJI MOMENT PER ZHBLLOKIM

  7. valter says:

    Shteti duhet te marr taksen per çdo meter kateror te ndertuar ashtu siç ua merr edhe shtepive normale, ateher do ta shohim se i shesin apjo keta ndertues. Eshte ber çmimi i ndertesave si ne Paris. Puna eshte se ndertuesit jjane edhe deputet dhe ata nuk ua ven dot taksen vetes por le ti mbajne si bunkeret e enverit, populli ska lek per buke jo me te blej apartamente me 390 euro…

  8. opozitari i perjetshem says:

    …ky Muci eshte nje nga dallaverixhinjte dhe mashtruesit me te medhenj…shoqata e ndertuesve qe kur ky me dallavere u be sekretar eshte bere si zyre mashtrimi. Ndertuesit e vertete jane larguar me kohe. Eshte deficent Gjirokastre me skadence te hershme…po ckerkon mor debil plehrash te ti bleje shteti borxhet e tua, apo mashtrimet qe shisni nje apartament tre here.. po pse sthote sa ceshtje ka ne gjykate per mashtrim te klienteve … paguaj taksen per cdo meter katror qe ke ndertuar (me mashtrim) dhe pastaj i trego shtetit se cduhet te beje.. loqe

  9. Iremila says:

    N.Q.S ndertusit nuk shesin banesa perse shteti apo bashkia nuk ve taks per apartamentet e pa shitura,si pe cdo banes qe jep taks ne bashki.Mire do te ishte qe edhe makinat qe parkohen apo qendrojne me muaj dhe vite te parkuara per tu shitur te paguajne taksa ne bashki dhe detyrimishte do uleshin cmimet per banesa dhe per makina.

  10. K. F says:

    Meqe nuk doni t’ua bleje qeveria pallatet per te pastrehet atehere mbajini ashtu sic i keni ndertuar partizance , ne zona te pa urbanizuara dhe shume shpejt do tu renohen nga koha. Fuck you alldupe bulevardi!

  11. JAM-SI-JU says:

    QIU TEMAT TE TE THONE BABA…i çik banale por kur duhet,duhet.ore fshataret e mutit,e bete çmimin e apartamentit si ne milano….more breke grisur…NUK BLEJNE ME RREFUGJATET.E PANE CCCCC’VEND ARAB JENI,NJE APARTAMENT NE RIO DE ZHANIERO KUSHTON 30 MIJE EURO.NE TIRANE 70….NUK E KUPTONI QE JENI TE MBARUAR.ASNJE RREFUGJAT NUK INVESTON ME NE SHQIPERI,KUSH DO TUA BLEJE APARTAMENTET???????

  12. borobojka says:

    A ju kujtohet ajo skena ne filmin’PERBALLIMI’ ku aktori i ndjere Jani Riza i thote kahut-haje,haje ti(e kishte fjalen per grurin).Me mire ta hash ti se ata(populli).Dhe keta ndertusa me duket te njejten llogjike kane.Me mire te shemben sesa te futet populli vukara dhe nderkohe ata riciklojne biznesin.

  13. TASO says:

    SHteti SHQIPTARE i ka mundesite te ngreje ndermarje ( NO PROFIT) pa fitim vetem te ncjere koston e lendeve te para dhe krahun e punes si ne çdo vende kapitaliste,per sistemimin e shtreses me te varfer qe skane mundesi srehimi,dhe ata qe kane ndertuar dhe duan te fitojne 10 fishin e kostos se ndertimit le ti mbajne per ekspozita fotografie te ndertimit ne vende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje