INSTAT: Muaji shkurt, rritje çmimesh për të gjitha produktet

10 Mars 2014, 20:16Ekonomia TEMA

Gjatë muajit shkurt jetesa e shqiptarëve është shtrenjtuar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë këtij muaji ka pasur rritje të çmimit të të gjitha produkteve më të domosdoshme të shportës.

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës ndikon në ulje të mëtejshme të konsumit, i cili ka pasur një trend rënës që prej disa muajve.

Në muajin shkurt 2014, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit (inflacioni) është 1,9%, i konsideruar nën kufirin minimal, gjë që tregon për një gjendje të vështirë financiare të qytetarëve dhe bizneseve.

Në krahasim me një vit më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,3 %, pasuar nga grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 5,6 %, si dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,9 %.

Ndërkohë rritjen më të madhe të çmimeve e kanë pësuar perimet 13.7 % dhe frutat me 16,7 %.

Rritje të konsiderueshme kanë pësuar edhe artikujt duhan dhe pije alkolike të ndikuar këto edhe prej efekteve të paketës fiskale, ku është parashikuar rritje e akcizës së këtyre produkteve.

Kështu, sipas INSTAT, krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 11,6%.

Rritja mujore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,13 pikë përqind.

Po ashtu rritje kanë pësuar edhe çmimet e grupit “Transporti” me 0,02 pikë përqind në ndryshimin mujor, ku ka dhënë efekt rritja e çmimit të naftës dhe benzinës me 0,5 % krahasuar me një muaj më parë.

11 komente në “INSTAT: Muaji shkurt, rritje çmimesh për të gjitha produktet”

  1. Krietari says:

    A e kuptoni tani se cdo te thote “Rilindje Cmimesh…”?

    1. Quksi says:

      o ti krietari, po KJO KRIZA EKONOMIKE NE KETE VENDIN TONE NGA ERDHI KJO? APO VARJA QE KA NJE HISTORI KJO SITUATE E? CMIMET MUND TE ULEN PAS 1 OSE DY VITESH POR TANI KRIZA DO BEJ PUNEN E SAJ.

    2. posht komunizmi says:

      e kuptojne po nuk kane surrat te dalin e te komentojnekjo eshte ripjellja

    3. Epirioti II says:

      Pothuajse te gjitha gazetat e kane dhene lajmin me po te njejtat fraza qe jane dicka midis interpretimit te gabuar dhe interpretimit te cunguar te shifrave.

      Nga titulli dhe shkrimi ngjan sikur jemi ne alarm ngritje cmimesh, por gjithashtu inflacioni nuk paska arritur ne nivelim minimal te sygjeruar nga Banka e Shqiperise, pra cmimet duhet te ishin rritur edhe ca se i ben mire ekonomise. Si ta kuptoje i shkreti lexues!!!

      E verteta eshte qe 2% eshte nje norme shume e mire inflacioni, afer ideales. Problemet mund te gjenden tek detajimet nga ka ardhur ky 2%. Une per vete lexoj me shume gjera pozitive se sa negative tek shifrat e INSTAT.

  2. Firdus Luzaj says:

    merovedynjanedukeuhhedhursaandejsakendej!

  3. Çerri skizofren says:

    Te na rruaje Rrilindja.

  4. Xhaja says:

    Me sa kan vajt vezet e fshatit dini gje?

    1. posht komunizmi says:

      dy veze 200 lek plus ate te gjelit falas

  5. tanino says:

    kjo eshte pasoje e nje politike keqdashese dhe globaliste e qeverise e cila borxhet qe i la qeveria parardhese ne vend qe tua kerkoi atyre qe abuzuan dhe tu vere prangat ja hedh baren popullit duke mare borxh nga FMN per te lare borxhet dhe per pasoje rit cmimet.per mendimin tim kjo nuk eshte rilindje por rumbythje.

  6. ari says:

    kokepalaret do te hane lesh ose bare e nuk turperohen.lu befte mire.ju ka liru kepucet rama po ju shtrentoi buken.se paku nuk do te hecni zbathur si beni por barkun bosh po.

  7. rezistenca popolare says:

    Shqiperia me keto rritje cmimesh ,don ti tregoje, Europes qe niveli
    Yne eshte i barabarte me ju ,panvarsisht se punetori i shqiperise merr
    300 mije leke ,ndersa punetori ne Europe merr €1300.
    Disa trushpelare me siper shkruajne qe keto rritje jane vetem per kohen
    e krizes ,por do te ulen perseri , keto qe mendojne keshtu jane vetem
    Shume shume budallenj ,CMIMET KUR NGRIHEN ,ATO NUK ULEN VITIN
    TJETER ,POR VIJNE DUKE U RRITUR CDO VIT ,SEPSE JANE NE PROGRES
    ME CMIMET E EUROPES .MALLRAT E IMPORTIT VIJNE DUKE U NGRITUR
    DHE JO DUKE U ULUR .POR RILINDASIT DO TE VAZHDOJNE TE BESOJNE
    QE DI TE VIJE MIREQENJA E TYRE , SEPSE PRANDAJ VOTUAN .
    SHQIPERIA ESHTE NJE SHTET SHUME I VARFER ,ME SHUME BORXHE.
    QEVERIA E RE KA NJE DETYRE SHUME TE VESHTIRE PER TE RIKEMBUR SHTETIN
    QE TE RIKEMBET KY SHTET DUHET 10 VJET ,PASTAJ SHOHIM SI DO TE
    RRITEN PAGAT E PUNETOREVE TE PAKTEN TE SHKOJNE SA GJYSMA E EUROPES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje