Biznesi fason/ Rama prezanton lehtësirat: Të punësuarit e rinj pa taksa, TVSH zero për makineritë (VIDEO)

12 Mars 2014, 14:38Ekonomia TEMA

“Heqja e gjithë taksës së punës për të punësuarit e rinj, për një periudhë të caktuar kohore, ulja e nivelit të riskut në doganë për të kaluar nga dy-tre ditë në disa orë dhe për të mbyllur një histori të vështirë, heqja e gjithë barrës së kontrolleve dhe të atyre abuzimeve skandaloze që ju vuajtët deri në fund, TVSH-ja zero për makineritë, për të gjithë listën, janë disa nga masat që do të ndërmarrë Qeveria në mbështetje të biznesit fason”.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili bashkë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, vizioi një biznes fason.

“Kemi ardhur dhe më parë këtu. Jemi kthyer, pasi me detyrat që na keni dhënë, 42 pika i ka shënuar ministri, ne po përgatisim sintezën, por janë disa masa që janë absolutisht të domosdoshme”, u shpreh Kryeministri në bashkëbisedimin e zhvilluar me sipërmarrësit.  Këta të fundit shprehën interes në mënyrë të veçantë për faktin se çdo kontribut i tyre, do të ri-investohet përsëri tek ata. Kjo ishte një  tjetër çështje që Kryeministri Rama u prezantoi si risi të paketës së re për këtë industri.  “Ajo që është më  e rëndësishmja pa lëvizur tatim-fitimin, gjithçka që ne marrim nga tatim-fitimi i fasonëve të riinvestohet për punësimin përsëri tek ju. Pra, çdo kontribut që ju jepni, kthehet tek ju, me një kontribut të shtuar të shtetit nga fondi i nxitjes së punësimit dhe kjo na çon në një situatë krejt të re,” nënvizoi Edi Rama.

Kryeministri tha se qeveria do ta mbështesë industrinë fason duke krijuar kushte që të mund të përballohen sipërfaqet me qira; që të mund të përballohet rritja e fuqisë punëtore, pa pasur barrën e sigurimeve për një periudhë të caktuar, për çdo vend të ri pune; si dhe që bashkërisht të nxitet kualifikimi, në mënyrë që të shkohet drejt ciklit të mbyllur. Shkollën profesionale, u shpreh ai, ta bëjmë shkollë të fabrikave që të lidhet drejtpërdrejtë me to dhe që sjell rritje të punësimit.

Ndërsa sipërmarrësit, teksa i treguan Kryeministrit mjediset e reja të punës, shprehën objektivin për të shtuar 150 vende të reja, vetëm në këtë godinë. Ata thanë se ndihen më të motivuar për ta bërë këtë, duke parë nga afër vizionin e ri të qeverisë për të mbështetur biznesin fason. Gjithashtu, sipërmarrësit pohuan edhe një interesim shumë më të lartë të partnerëve të huaj, kryesisht italianë, që sipas tyre merr nxitje nga vizitat dhe takimet, që kryeministri Rama ka zhvilluar në Itali.

“Biznesi italian, ndoshta dhe në sajë të vizitës që keni bërë ju në Itali, ka shpresë dhe besim që Shqipëria është një vend i besueshëm.  Ne në kuadër të kësaj kemi marrë gjithë këto iniciativa dhe zhvillime, sepse nuk është e lehtë. Ne hedhim para kur investojmë. Por na ka dhënë shumë  shpresë kjo punë. Ne mendojmë  që të lidhim disa kontrata të mira. Ne mendojmë të zgjerohemi dhe do ta zgjidhim shumë mirë pjesën e punësimit,” u shpreh një sipërmarrëse.

Ndërsa një tjetër sipërmarrës i kësaj industrie shtoi se ndjehen të mbështetur: “Jemi të frymëzuar për të investuar në këtë periudhë sepse shikojmë që ka shumë mbështetje nga qeveria, shikojmë një vizion të ri për të mbështetur biznesin fason dhe kjo na stimulon  për të avancuar me biznesin tonë.”

Nga ana e tij, edhe Kryeministri theksoi interesin e lartë të kompanive të huaja për të investuar në Shqipëri, rezultat i klimës së re të besimit që është krijuar ndaj Shqipërisë: “Interesi rritet në mënyrë të përjavshme qoftë nga forcat e brendshme, në rastin konkret nga ju që keni investuar dhe që doni të shkoni me tutje, qoftë dhe nga forca të jashtme, si investues italianë, francezë, gjermanë, që duan të investojnë këtu në Shqipëri, për të shfrytëzuar nga njëra anë distancën shumë të afërt, që është strategjike për ne, dhe nga ana tjetër klimën e re të besimit që është krijuar ndaj Shqipërisë.”

Ministri Ahmetaj theksoi faktin se vetëm dje dhe sot janë vizituar fabrika që kanë në total 1700 vende të reja pune.

17 komente në “Biznesi fason/ Rama prezanton lehtësirat: Të punësuarit e rinj pa taksa, TVSH zero për makineritë (VIDEO)”

  1. Ariu i murmë says:

    E çuditëshme: Ndërsa për ndonjë artikull për Ukrainën, për Januzajn, për “forcën amerikane”, për “patriotizëm” etj., shikon me dhjetra komente, për “punët tona”, nuk interesohet njeri…Edhe kjo, tipike shqiptare…Na jep “gjoks të rrahim” e “flamur të ngremë” dhe jemi të parët…Për “punët e shtepisë”, mos na pyet, ato le t’i bëjë kush të dojë…

    1. eris says:

      Ke shume te drejte. Me shume interes marrin cicat e Vildanes sesa punet qe behen ne shqiperi per te rregulluar sadopak situaten.

      1. DENADA says:

        Mbeshtetje e industrise fasone rimekembje e ekonomise shqiptare mbravo zoti kryeminister.

        1. aba says:

          rimekembje e ekonomise shqiptare ky eshte qellimi i kesaj qeverie.

          1. ermir says:

            kjo do te jete qeverisja e punesimeve masive! bravo bravo bravo. edhe ata qe thone se jane rroga te ulta , ta provojne njehere urin ne kete Shqiperine tone te varfer!

            1. deni says:

              ndoshta keto sjane pune endrash por jane pune bazike. e dini sesa i ndihmojne jeten sociale ketyre grave? smbyllen m ne shtepi por jetojne ne komunitete me te gjera ? ?

            2. ana says:

              punesim punesim kjo eshte qellimi i kesaj qeverie.

              1. agron says:

                punesimi ne industrite fasone vjen duke mbeshtetur ato edhe qeveria e re po e ben kte gje.

            3. adi says:

              qeveria po mbeshtet bizneset fasone duke qene nje nder hallkat kryesore per rimekembjen e ekonomise se shkatruar nga qeveira e meparshme.

      2. dessa says:

        duket fryma e re ne qeveri , mbeshtetje e industrise fasone per te rritur zhvillin e ekonomise shqiptare , bukur paster edhe pa gabime pergezime qeveria,

    2. albi says:

      ska problem o zoteri , ato 1500 familje qe do marrin nje rroge ne shtepi do e vleresojne..ndoshta seshte puna e endrave por gjithesesi me mire se asgje eshte ? shpresoj qe te kemi sa me shume biznese te tilla. edhe vendet aziatike te varfera keshtu e kane nisur zhvillimin.

  2. Aleksandri says:

    Zoti Kryeminister. Takes duhet Te paguajne te gjithe. SI Ai we metnje mij leke ashtu edge Ai we met nje milion. Kush met me shume do paguaj me shume. Ata keshilltaret e Tu, nuk I paske teknike e specialists, POR I paske specialist politik. Dhe shteti zhvillohet seprapthi. Pse ka aq shume injorance akoma NE Shqiperi.

    1. henri says:

      Aleksander,
      Sa per dijeni, Marchione, shefi i FIATIT ka ndertuar ne Serbi nje fabrike ku prodhohen makina italjane te FIATIT. Qeveria serbe ka rene dakord qe FIATI te mos paguaje taksa per dhjete vjet.
      Ketu behet fjale per jete ose vdekje dhe thithje te investitorit te huaj, i cili shkon vetem atje ku ka kushte te mira pune de sidomos Fitim me te madh. Investitori ( kapitali ) nuk ka atdhe. Ne se krijohen vende te reja pune, njerezit marin rroge, kane leke ne xhep, konsumumi i brendeshem rritet, kerkesa e brendeshme rritet, tregu reago duke rritur oferten per mallra te reja, shteti merr me shume taksa, pra investime te reja dhe keshtu me radhe.
      Leri, “specialistet politike” dhe bla bla bla e tjera. Qeveria e re tregon se ka tru dhe eshte visionere dhe jo si Sala qe do bente Shqiperine Gjigandin energjitik, jemi te dytet pas Gjermanise dhe brockolla te tjera. Kjo qeveria punon dhe nuk ben bla bla bla.

      1. ------------------------- says:

        O henri!!!

        qofsh ti qe je???

        Po e ben kete qe te mos goditesh nga TEMA me spamsa? Je ne Zvicer? Ku dreqin je mçef?

        Megjithate nuk je rob i keq, por pate zgjedh profesionin e gabuar!!!

        Merru me gjeopolitike ate e di mire. te faleminderit per sjelljen e bute ndaj meje, nuk ke pasur vullnet kafshe, nuk me bere keq dhe ne fund jam aty ku me paralajmerove ti…

        te faleminderit

  3. tanit says:

    Ne se qeveria vazhdon te punoj ngusht me bisnesin,shpresoj se shume shpejt gjendja do ndryshoj shpejt.
    Ndersa per te “thithur” bisnesin e huaj duhet punuar per vendosjen e rendit.

  4. Leonardo says:

    Në rekull me fasonët për lehtësimet që do ju bëni por për rogë dhe për siguracionin e puntorëve çfar biseduat

  5. aldo says:

    Mire kryeministri dihet qe eshte idiot dhe mashtrues kur dihet se kush punon ne fason nuk merr me shume se dyqind mije ne muaj dhe deri ne treqind mije nuk paguhen taksa por keto milidele qe pjerdh Rama dhe thojne eshte parfumi me i mire ne bote . Hajvane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje