“Përmirësimi i klimës së biznesit dhe investimeve në Shqipëri është reforma më e rëndësishme për Qeverinë Rama. Shqipëria duhet parë si një treg i hapur për zbatimin e projekteve rajonale sinjifikative, që i shërbejnë zhvillimit ekonomik gjithëpërfshirës”.
Kështu u shpreh ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj i pranishëm në forumin e biznesit Shqipëri-Rumani, që zhvilloi punimet në Tiranë. Ahmetaj u shpreh se Qeveria po ndërmerre masa për të lehtësuar ardhjen e kapitalit të huaj, duke filluar nga lehtësirat fiskale dhe ligjore që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit në vend dhe garantimin e investitorëve të huaj. Ndërsa vlerësoi marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, ministri i Ekonomisë vuri në dukje se investimet rumune janë të rëndësishme për vendin tonë dhe ato po vijnë në rritje.
“Shqipëria ofton mundësi për sipërmarrje konkrete në sektorin e industrisë fasone. Bashkëpunimi me shtetin rumun qëndron në pozita të sukseshme në fushën financiare, dogana, tatime, parandalimin e pastrimit të parave etj. Por kemi ende terren për të eksploruar. Investimet rumune në Shqipëri janë në nivele të pamjaftueshme për afërsinë dhe potencialin tonë, kryesisht kompani të vogla nënkontraktore. Hidrokarburet, transporti, industria, mjedisi, turizimi janë fusha me interes të përbashkët”, vlerësoi ministri Ahmetaj.
Sipas tij, në Shqipëri, investitorët e huaj dhe ata vendas po shprehin një interes gjithnjë e më shumë në rritje për këtë sektor ndërsa qeveria është angazhuar t’i mbështesë përmes një pakete konkrete masash lehtësuese dhe incentivuese. Në vijim, Ahmetaj vuri theksin në klimën e investimeve, që sipas tij, është elementi më i rendësishëm dhe reforma më e rëndësishme do të thoja gjithashtu për ekonomitë e rajonit tonë.
“Ne sot po bëjmë të gjitha përpjekjet së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë për përmirësimin e indikatorëve afatmesëm dhe afatgjatë. Dua të sjell në vëmendjen tuaj marrëveshjen e arritur me FMN dhe marrëveshjen e afërt me Bankën Botërore, cila mundëson një mbështetje të rëndësishme ekonomike, financiare e institucionale për ekonominë dhe sipërmarrjen shqiptare”, theksoi Ahmetaj.
Ai informoi të pranishmit se qeveria po përgatit paketën e plotë të zonave të lira ekonomike dhe atyre industriale për investitorët e interesuar vendas dhe të huaj.
“Paketa e objekteve shtetërore për privatizim dhe qiratë 1 euro për objektet shtetërore janë tashmë objektiva të përmbushur”, tha ministri Ahmetaj.
Duke u ndalur në potencialet që ofron vendi, Ahmetaj përmendi turizmin si një sektor, i cili kërkon të ngrihet në një nivel tjetër në Shqipëri, energjetikën që përfaqëson gjithashtu një potencial të madh.
“Me burime të mëdha hidrike në dispozicion ne mund të bazohemi në prodhimin e energjisë së lirë, të gjelbër duke qenë vetëm disa qindra km larg disa prej tregjeve më të uritura për energjinë në Europë. Ne duam të ndërtojmë një Shqipëri të mundësive të reja, ndaj në gjithë përgjegjshmërinë dhe seriozitetin si Qeveri mbetemi të vendosur në avancimin dhe cilësinë e reformave tona, shpejtësinë e realizimit, dhe mbi të gjitha, cilësinë dhe kapacitetin vendimmarrës për përmirësimin e klimës së biznesit nga njëri vit në tjetrin”, theksoi Ahmetaj.
Fantastik Ahmetaj.
E vertete eshte qe po behet nje pune shume e mire nga Ahmetaj ne lidhje me bizneset.
Me ne fund po ka frymemarrje
Ti rrofsh o zotni, se ca keni premtu i keni mbajt gjer tani . te pacim
Mendoj se po behet nje pune e madhe ne kete ministri. Ka nje pergjegjesi te pashoqe dhe per kete duhet shume pune. Me ate qe eshte bere gjer tani ka treguar se vullneti dhe aftesia jane aty ?
Ky babuin gjirokastre me fat, vetem ne te ardhme te pakryer flet…ne veten e trete !!! eshte minister ekonomie apo jo… apo akoma ne shtrat konvikti me Arian Canin?
me pelqen ky minister, eshte energjik! besoj dhe shpresoj se ekonomia do rimekembet shpejt!
shume permirsime-vetem te droguarit po investojne ne lazarat.
Eh mor Arben, edhe ti je ekonomist si puna e atyre juristave te plepave. BB dhe FMN jane vampiret me te medhenje te vendeve si puna jone…
Ministri me hipokrit dhe njeriu me legen qe mund te takoni ne jete tuaj, fjalet e tjera jan te teperta.
Genjeshtra e radhes nga tahiret arrixhinj !