Gjatë vitit 2013, Autoriteti i Konkurrencës ka marrë 42 vendime ndër të cilat 2 vendime për gjoba, 1 për marrëveshje të ndaluar dhe 1 për mos njoftimin e përqëndrimeve, 13 vendime për autorizimin e kontrollit të përqendrimeve, si dhe 1 vendim për dhënie rekomandimesh për institucionet publike dhe entet rregullatore në kuadër të advokacisë së konkurrencës.
Shifrat u bënë të njohura nga Kryetarja e Aurotitetit të Konkurencës Lindita Lati, gjatë prezantimit të raportit vjetor të institucionit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Në vijim Lati sqaroi se në 2013-ën Autoritetit të Konkurencës i janë adresuar 16 ankesa nga të cilat, 4 ankesa janë për marrëveshje të ndaluara apo sjellje të bashkërenduara, 8 ankesa janë për abuzimin me pozitën dominuese të një apo disa ndërmarrjeve, 1 ankesë për revokimin e vendimit te Komisionit si dhe 3 ankesa që nuk ishin në përputhje me objektin e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Lati bëri të ditur se të gjitha çështjet e trajtuara janë bazuar në ankesat, të cilat jo vetëm janë rritur në numër, por janë përmirësuar cilësisht.
“Forcimi i zbatimit të ligjit, nëpërmjet përdorimit të instrumentave, e rritjes së efiçensës së ndërhyrjes së institucionit të konkurrencës, në mbrojtje të lojës së lirë të aktorëve të tregut, ka qënë objektivi i aktivitetit të Autoritetit të Konkurrencës gjatë vitit 2013″, theksoi Lati.
Sipas saj, objekt i ankesave të ndërmarrjeve, kanë qënë kryesisht: tregu i ngarkim-shkarkimit në rrugë detare të gazit të lëngshëm, tregu i komunikimeve elektronike, tregu i energjisë elektrike, tregu i prokurimeve publike, tregu i sigurimeve, dhe tregu i transportit urban të qytetit të Tiranës.
“Këto ankesa kanë adresuar shqetësimet e operatorëve për kufizime të mundshme të konkurrencës të shkaktuara nga operatorët apo grupe operatorësh të tjerë”, u shpreh ajo.
Ky duhet te quhet “Autoriteti i moskonkurrences”! Institucione si puna e ketij te ashtuquajturit “atoritet i konkurreces” apo edhe ai tjetri (“Autoriteti i mbykqyrjes financiare”) do te ishte me mire te mos egzistonin fare sesa te jene FANTOMA keshtu sic jane!
Punonjesit e ketyre istitucionve vec marrin rrogen dhe mundohen te rregullojne ndonje pune te tyre! Megjithate faj nuk eshte vetem i tyre por i shetit qe kemi ndertuar (ose me sakte mos-ndertuar) gjate keture dy dekadave te fundit.
E si mund te behet fjale per ekonomi tregu funksionale ne nje vend ku per tete vite e kontrollon ekonomine nje klan (ose me sakte nje familje) dhe per tete vite te tjera nje klan tjeter?
Ehh moj e dashur Lindita Lati-Milo, thuaj faleminderit tet vellai (Paskalit) qe e mbajti mire si me sale barbarin si me Ed pallen se me ate post qe ke ti i merr paret kot se koti pa bere asnje lloj pune te vlefshme per publikun!!