Kodi i ri Doganor/ Rama: Mbyllim epokën kur biznesi trajtohej me pahir si burim të ardhurash

21 Mars 2014, 13:23Ekonomia TEMA

Kodi i ri Doganor, që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2015, u cilësua nga kryeministri Edi Rama si qasja e re e shtetit ndaj sipërmarrjes.

“Falë këtij kodi, do kalohet nga një epokë ku biznesi është parë si burim të ardhurash të nxjerra medoemos, me hir e pa hir, në një epokë ku biznesi do trajtohet si partner strategjik”.

 Sipas Ramës “ky dokument vjen si produkt i njësimit të Kodit të Ri të Bashkimit Europian me Kodin Doganor të Shqipërisë, çka do të sjellë një teansformim rrënjësor, por që kërkon një sërë masash dhe politikash të reja në mënyrë që të bëhet e mundur që nga 1 janari i vitit të adhshëm, marrëdhënia e doganave me biznesin, të funksionojë mbi këtë kod”.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e zhvilluar në Doganën e qytetit të Durrësit, ku u bë prezantimi i rregullatorit të ri të sistemit doganor, Rama ndërsa theksoi se doganat shqiptare janë në një proces transformimi rrënjësor, shtoi se lufta ndaj burokracisë, informalitetit dhe korrupsionit do të jenë në qendër të punës.

Në këtë kuadër, kryeministri ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve, për të denoncuar sipas tij, rastet korruptive.

“Është një ditë e shënuar për marrëdhëniet mes shtetit dhe biznesit, doganave shqiptare, importuesve dhe eksportuesve. Ky moment shënon ndërmarrjen e një hapi të madh të përbashkët e të shumëpritur në drejtim të rritjes së sigurisë për eksportuesit dhe importuesit, në drejtim të futjes së inovacionit në funksion të luftës ndaj burokracisë dhe korrupsionit. Doganat shqiptare janë në një fazë transformimi rrënjësor, për të bërë ndryshim nga një epokë boshllëku të madh në marrëdhëniet mes shtetit dhe biznesit, në një epokë me një qasje të re ndaj biznesit. Më parë biznesi është parë si burim të ardhurash për t’u nxjerrë me hir e pahir, ndërsa ne do të ndërtojmë një marrëdhënie ku biznesi trajtohet si partner strategjik në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Tashmë dogana dhe tatimet janë krahët më të cilët shteti iu shërben njerëzve të biznesit”, theksoi Rama.

Në vijim, kryeministri shtoi se punonjësit e doganave dhe të gjitha drejtorive përkatëse do të trajnohen për të realizuar në mënyrë të përgjegjshme dhe efikase punën e tyre.

“Do të përgatitet administrata e doganave të Shqipërisë për të përballuar sfidat që sjell ky kod i ri, që në themel ka lehtësimin e skajshëm të të gjitha procedurave dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarit. Në themel të kodit është shërbimi ndaj biznesit. Nuk kanë munguar ligjet tek ne, por vullneti për aplikim. Me këtë kod, për ne sfida nuk është vullneti, pasi këtë e kemi, por kërkohet aftësimi i punonjësve në dogana në nivel europian, që të punojnë me standarde evropiane. Për këtë nevojitet një proces trajnimi”, tha Rama.

Në këtë kuadër, kryeministri u shpreh se doganierët do të punojnë ditën, dhe pasditeve apo natën do të ndjekin kurset e mësimit dhe në fund do të japin një provim për të testuar njohuritë apo dijet që kanë marrë nga ky trajnim.

“Do të trajnoheni në të gjitha drejtimet, që nga sjellja që duhet të keni. Unë e kam thënë edhe herë të tjera që faji i korrupsionit nuk janë njerëzit, por janë sistemet. Nëse sot 10 doganierë shqiptarë do të shkojnë dhe të punojnë në Gjermani, të jeni të bindur se brenda 1 muaji ato do të sillen njëlloj si gjermanët. Por nëse 10 doganierë gjermanë do të vijnë të punojnë në Shqipëri, për 1 muaj ato do të mësojnë ato praktika që ka sistemi shqiptar”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë nuk ka lënë mënjanë as batutat përballë problemeve që u ngritën në bashkëbisedim me përfaqësues të sipërmarrësve.

“Sa fëmijë keni, i keni bërë një nga një apo të tre me radhë. Keni të drejtë për kërkesat tuaja, por na jepni 9 muaj për t’i realizuar. Do t’i bëjmë të tre në të njëjtën kohë. Por duhet koha e nevojshme”, tha kryeministri Rama, duke iu përgjigjur shqetësimit të njërit prej sipërmarrësve në lidhje me procedurat burokratike të tejzgjatura.

Duke marrë fjalën në këtë takim, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ftoi biznesin të paraqesë projekt- drafte me ndryshimet e nevojshme në të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore të paketës fiskale.

Cani tha se janë për t’u rishikuar aktet ligjore e nënligjore që lidhen me paketën fiskale në Shqipëri.

“Jemi të gatshëm të shohim të gjithë paketën. Ne kërkojmë që ju të jeni jo vetëm pjesëmarrës aktivë në debatet për paketën fiskale, por të merrni pjesën tuaj të kuadrit ligjor edhe nënligjor për të propozuar projekt-aktet konkrete”, theksoi ministri Cani.

Për këtë tha ai përgëzoi një pjesë të biznesit që tashmë po punon me Ministrinë e Financave.

Kreu i financave publike, vlerësoi edhe dy projektet e propozuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

“Ky kod shkon drejt standardeve të BE-së, realizon të gjitha standardet dhe prakatikat më të mira të BE-së duke shtuar siguri, inovacion, dhe progres si për biznesin dhe qeverinë, elementë këto të domosdoshme për punën e përbashkët në dobi të ekonomisë”, tha Cani.

Po ashtu ai vlerësoi pozitiv edhe ngritjen e një sporteli të vetëm doganor.

Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, duke prezantuar Kodin Doganor, tha se risitë do sjellin ndikim pozitiv në marrëdhëniet e doganës me bizneset si dhe nxisin tregtinë e ndershme.

Me këtë kod të ri, tha ajo, vendi do mbrohet nga tregtia e paligjshme, ndërsa bizneset do kursejnë kohë dhe para.

Ky kod përmirëson rregullat dhe proceset doganore, thjeshtësohen procedurat doganore duke lehtësuar marrëdhëniet biznes-doganë”, nënvizoi Spiropali.

Synimi ynë, vijoi më tej ajo, është modernizimi i doganave.

“Për herë të parë përcaktohen objektivat e doganave në një linjë me të gjitha administratat e vendeve evropiane. Në këtë kod janë përfshirë operatorët ekonomikë të autorizuar. Një biznes që regjistrohet si operator ekonomik i autorizuar pastaj ka një sërë lehtësirash, siå është lëvizja e mallrave në kohën që janë në magazinim të përkohshëm”, tha Spiropali.

Sipas saj, kodi i ri mund të shfletohet tashmë online në faqen e Drejtorisë së Doganave.

Në fjalën e saj, Spiropali theksoi se kryeministri dhe qeveria kanë dhënë mbështetjen e plotë për funksionimin e këtij projekti.

Spiropali vlerësoi edhe projektin e një sporteli të vetëm doganor për biznesin. Sipas saj, ky sportel synon lehtësimin e mëtejshëm të tregtisë.

13 komente në “Kodi i ri Doganor/ Rama: Mbyllim epokën kur biznesi trajtohej me pahir si burim të ardhurash”

  1. riza says:

    nje investim i forte ne dogana do te sillte nje rritje te ndjeshme te te ardhurave, sic ka sjelle ne fakt!

    1. ari says:

      riza-importi me i madhe ne rritje tashe eshte kari plastik-me qindra po i perdorin erionka,brace,rama e shalsiqka.bile kur kishin shkuar dy shoqe te lindes ne vizit tek rama ato e kishin lakmuar linden se qfare burri Demokrat paska-po i blente lojra seksuale-lind ju thot nuk jane per mu i ka per ti futur vetes ne b…th dhe shoket e tije.une jame vetem per Maske.

  2. Tigri says:

    Me ne fund doganat po njohin diet te bardha dhe korrektesi e zbatim ligji

  3. Ueda says:

    Me ne fund ligjet po zbatohen sic duhet !!

  4. alm says:

    Bravo qeverise per punene qe po ben.

    1. esmeralda says:

      Rama fantastik ne cdo iniciatve qe ke ndermarre, bravo

  5. loren says:

    Kryeminister njesh po ndryshon pozitivisht imazhin e doganave.

    1. era says:

      Fantastike, tani biznesi prioritet i qeverise

  6. Denonco says:

    More e kupton ky njeri se manipulimi eshte bere Biznes + Dogane qe ta paguhet sa me pak taksa duke paguar bakshishe? Mer more kompani te huaja qe menaxheret e drejtoret ti kene jo shqipetare (dmth jo hajdute) duke filluar qe nga drejtori i doganave, qe tja shikosh hajrin kesaj pune. More pallavesh, te dhame voten por qenke tuaf fare, do shkosh ne shtepi me bishte nder shale me duket…

  7. Denonco says:

    Ps. kete fare biznesmenes as qe duan rregull more se as dogana e as tatime duan te paguajne, gjysmen e te punesuarve e kane te padeklaruar, ata duan ligjin ti bjere kokes e heqje licencash, ti flet pallavra…

  8. PYETJA says:

    A e ke me tere mend,kete qe thua,se te gjthe para teje keshtu kane folur,por na pyet ne te biznesit sa paguajme te kalojme mallin edhe 100% te regullt e sipas ligjeve.A thua po ja fut kot plako?
    KUSH A MSU NUK RI PSHU.thote populli.A me kuptoveeeee?

  9. di caprio says:

    Spiropali po ben nje pune te jashtezakonshme me doganat!!!

  10. Celo Picari says:

    Po shifeni njehere ca kodi eshte mos fluturoni me pras.
    Ku e dini qe do jete me lehtesues sesa ai ne fuqi, nuk degjova kerkundi qe ky kod ska referenca, po qene refrencat e ka korrupsionin brenda ligji, se per te dajes aplikohen te ulta te halles te larta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje