FMN dhe BB: Ja rreziqet e sistemit financiar në Shqipëri

19 Mars 2014, 19:39Ekonomia TEMA

Raporti i vlerësimit të sistemit financiar në Shqipëri, i realizuar nga ekspertë të Fondit Monetar dhe Bankës Boterore, thekson se “edhe pse Shqipëria e përballoi krizën e vitit 2008 relativisht mirë, ekonomia është e dobët, çekuilibri makroekonomik është i madh dhe sektori financiar përballet me disa risqe”.

Raporti vëren se “politikat zbutëse kanë shterruar, ndërkohë që një pjesë e madhe e borxhit publik afatshkurtër përmban risqet e rinovimit. Me tregtinë dhe lidhjet e forta me zonën Euro, ekonomia është e ndjeshme dhe ndaj rreziqeve të jashtme”.

Sipas ekspertëve të Fondit Monetar dhe Bankës Botërore, disa tipare të sektorit bankar shqiptar e rrisin dobësinë e tij kundrejt goditjeve.

“Bankat zotërojnë sasi të mëdha të bondeve të emetuara nga qeveria, gjë e cila i ekspozon ndaj humbjeve të konsiderueshme, në rast të rivlerësimit të çmimit të borxhit. Bilancet – thuhet në raport – jane përkeqësuar për shkak të rritjes së shpejtë të kredive të këqia dhe rënia e fortë e përfitueshmërisë lë pak vend për t’u përballur me goditjet”.

Edhe orientimi i fortë ndaj Euros konsiderohet një burim tjetër dobësie, ndërkohë që vlerësohet se “rreziku sistemik është rritur së fundmi edhe me krijimin e fondeve të investimit. Ndërsa këto fonde kanë ndihmuar në diversifikimin e blerësve të bondeve qeveritare, ato nuk janë të monitoruar dhe rregulluar ashtu sic duhet”, vlerësohet në raport, ku propozohen dhe një sërë rekomandimesh të cilat duhet të mbahen parasysh nga autoritetet financiare shqiptare.

3 komente në “FMN dhe BB: Ja rreziqet e sistemit financiar në Shqipëri”

  1. elinor says:

    Shqiperia eshte krejt kot por problemi eshte se Amerika duket se po i afrohet nje tjeter krize financiare edhe me te madhe se ajo e 2008s. Po ndodhi ajo atehere do marre me vehte edhe vendet e Evropes; Rusia shkon per lesh me keq se ne 1989; Kines i thahen eksportet keshtu qe edhe ajo bie ndjeshem; trazirat sociale do jene te shperndara ne te gjithe boten….nuk eshte cudi qe te plase ndonje lufte e trete.
    Vendet e varfera si Shqiperia kane me pak c’te humbin ngaqe xhepat troke i kane gjithsesi.

    1. Mullah Omari says:

      Ketu tek ne ka dale nje thenie e re qe perkon me idene e komentit tend, Elinor:
      “Aty ku hahet buke e gjize,
      Nuk ka krize”

      1. elinor says:

        Haha, shprehje e gjetur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje