Fondet për infrastrukturën vendore/ Kriteret dhe ndarja për komunat e bashkitë

22 Mars 2014, 11:16Ekonomia TEMA

Qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 5 850 000 000 lekësh, pjesë e Fondit për Zhvillimin e Rajoneve për vitin 2014. Vendimi që ka hyrë në fuqi parashikon që aplikimi nga komunat dhe bashkitë  të bëhet në dy etapa, ku në periudhën mars-prill fondi është në  vlerën  prej  3500000000  lekësh, ndërsa në  vlerën  prej  2350000000 lekësh, në prill. Vendimi parashikon që shqyrtimi për financim bëhet për projektet e aplikuara, ndërsa procedura  e vlerësimit kryhet pranë sekretariatit  përkatës teknik,  si dhe pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve.

Procesi i vlerësimit

Vlerësimi i projekteve të aplikuara kryhet në dy faza. Faza e parë përbën vlerësimin teknik dhe financiar të projekteve.  Vlerësimi  teknik dhe financiar  i  projekteve, kryhet nga sekretariati teknik për objektet e infrastrukturës vendore, i ngritur pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Sekretariati teknik i paraqet zyrtarisht Sekretariatit të Përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, sipas afateve të përcaktuara në  shtojcën I, bashkëlidhur këtij vendimi, listën e plotë të projekteve me vlerësimin përkatës. Faza e dytë e vlerësimit të projekteve bëhet sipas afateve të përcaktuara. Gjatë kësaj faze, Sekretariati i Përgjithshëm i Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve kryen vlerësimin përfundimtar të projekteve.

Kriteret e vlerësimit të projekteve

Vendimi parashikon që kriteret e vlerësimit të projekteve ndahen në ato teknike dhe strategjike. Kriteret teknike përdoren nga sekretariatet teknike për të vlerësuar teknikisht projektin dhe në bazë të tyre kryhet vlerësimi maksimalisht me 70 pikë i një projekti.  Kriteret  detajohen në nënkriteret  përkatëse teknike, nga sekretariati teknik për projektet e infrastrukturës vendore, i ngritur pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Kriteret teknike për vlerësimin e projekteve janë,  si më poshtë vijon:

1.  Cilësia teknike dhe kostimi, vlerësimi financiar i projekteve   të   propozuara   nga   njësitë   e   qeverisjes vendore. Ky kriter nënkupton se projektet, që teknikisht janë  detajuar  saktë  dhe qartë,  si dhe  ato  projekte,  ku kostimi i projektit dhe preventivi është përpiluar dhe vlerësuar saktë nga aplikanti, me çmimet referencë sipas buletineve, etj., do të vlerësohen  për    financim,  duke pasur një vlerësim me pikë nga 0 deri maksimalisht 25 pikë. Fondi  Shqiptar i Zhvillimit,  si pjesë e  sekretariatit teknik,   ngarkohet   të   kryejë   rishikimin   financiar   të kostimit dhe preventivave të projekteve me potencial, të paraqitura nga aplikantët, sipas buletineve të çmimeve, kostove referencë etj., si dhe të përgatisë raportin e vlerësimit financiar të tyre dhe rekomandimet përkatëse.

2.  Niveli  i  ulët  i  riskut  për  zbatimin  e  projektit, bazuar   në   elemente   të   përshkrimit   të   projektit   që orientojnë   mbi   riskun   e   mundshëm   në   prokurimin publik,  zbatimin me sukses të projektit dhe përdorimin në kohë të fondeve publike.  Ky kriter vlerësohet me 0 deri maksimalisht 10 pikë.

3. Ndikimi i projektit që vlerësohet me maksimalisht  0  deri  në  10  pikë,  sipas  komponentëve  si  më  poshtë vijon:

–  Në  më  shumë  se  një  njësi  vendore,  bazuar  në faktin, që projekti i investimit përfaqëson interesat e më shumë se dy njësive vendore. Kriteri inkurajon ato projekte që prekin më shumë se një njësi vendore, pasi ndikojnë në një numër më të madh banorësh,  si dhe në konsolidimin e strukturës ekonomike të zonave apo qarqeve të ndryshme. Për këtë komponent vlerësimi përfshin 0 deri 5 pikë.

– Në shërbimet bazë dhe cilësinë e jetesës. Për këtë komponent, vlerësimi bëhet me 0 deri në maksimalisht 5 pikë.

4. Niveli i bashkëfinancimit nga njësitë e qeverisjes vendore apo fondet e donatorëve.  Ky kriter  vlerësohet me 0 deri në maksimalisht 5 pikë.

5.  Numri  i përfituesve  në mënyrë  të drejtpërdrejtë dhe/ose  të tërthortë  nga projekti. Vlerësimi  sipas këtij kriteri   kryhet   në  varësi   të   numrit   të  banorëve   që përfitojnë   në   mënyrë   të   drejtpërdrejtë   dhe/ose   të tërthortë,  duke pasur një vlerësim  me pikë nga 0 deri maksimalisht 10 pikë.

6. Analizat apo studimet që janë kryer në lidhje me projektin, si: studimi i ndikimit në mjedis, analiza kosto- përfitim, studimi i fizibilitetit të projektit etj. Vlerësimi sipas këtij kriteri bëhet me 0 deri maksimalisht 5 pikë.

7.   Qëndrueshmëria   e  investimit  nga  projekti,  që lidhet  me  faktin  nëse  janë  parashikuar  kosto mirëmbajtjeje për projektin në vazhdimësi, të cilat do të merren   përsipër   nga  institucioni  aplikues.   Vlerësimi sipas këtij kriteri bëhet me 0 deri maksimalisht 5 pikë.

Kriteret e vlerësimit strategjik

Përdoren nga sekretariati i përgjithshëm për të kryer vlerësimin e projektit nga pikëpamja e të qenit projekt prioritar në nivel vendor, qarku apo kombëtar, duke vlerësuar një projekt me maksimalisht 30 pikë, sipas kritereve në vijim:

1. Shkalla e përputhshmërisë me përparësitë/strategjitë vendore  dhe/ose  të zhvillimit të nivelit rajonal/kombëtar dhe  ndikimi  në  zhvillimin  lokal/rajonal/kombëtar. Vlerësimi   për   këtë   kriter   përfshin   nga   0   deri   në maksimalisht 15 pikë.

2.  Potenciali për  zhvillim,  qëndrueshmëria  dhe për tërheqjen për investime të reja  dhe/apo  faza të reja  të zhvillimit, që paraqet projekti. Vlerësimi për këtë kriter përfshin nga 0 deri në maksimalisht 15 pikë.

 

10 komente në “Fondet për infrastrukturën vendore/ Kriteret dhe ndarja për komunat e bashkitë”

  1. danja says:

    Pune e papare nga ana e qeverise Rama, bravo

    1. loni says:

      Futja pordhes. Ja qe be kohen e Berishes kjo skeme, granti konkurues quhej. Asgje ska ndryshuar te njejtet kritere, klienteluzmi ka filluar. Mjafton te vezhgoni si po kryhen pazaret per te vene projektet ne listam

      1. spiro says:

        Per sa kohe ska transparence ka dhe klientelizem. Kur te dali lista e projekteve te vleresuar dhe piket sipas kritereve atehere mund te diskutohet. Por pazaret kane filluar ne nderhyrhe deputetesh dhe subjejtesh. Projektet vazhdon I vlereson mesa kexova Benet Beci I FSHZH , qe eshte kapo I klientelizmit fhe hajduterise ne qeverine Berisha dhe nga ministria e Turizmit edhte po ajo qe I ka qene Aida Seseri. Vari trapin o Rama. Po e ben korrupsionin one stop shop.

  2. fjolla says:

    Vendimi i qeverise shume vleresues, po beni nje pune shume te mire deri tani.

  3. kristi says:

    Prioriteti i qeverise tani dhe zvillimi i rajoneve,bravo

  4. xheni says:

    Pune fantastike

  5. genti says:

    E vertete, ne mandatin e pare qeveria berisha krijoi skemen e granteve konkuruese. U krijuan kritere si keto me kembenguljen e ministrise se financave. Ne mandatin e dyte u morr kryeministria me perzgjedhjen e tyre prane departamentit te strategjive, ku ishte dhe kulmi I klientelizmit ne shperndarjen e projekteve. Sot ska ndryshuar asgje, te njejtet njerez ne kryeministri, te njejtet pazarci, vetem kane reklamuar skemen. Do shifni qe ne perzgjedhje dka transparence.

  6. samuela says:

    Vendim shume i drejte per zhvillimin e rajoneve shqiptare. Bravo qeverise

  7. Tomorri says:

    Jam ne pritje more njerez te mire,deri tani them se mire,te shohim.

  8. David says:

    Rruga Viles ne Durres duetto me u bo!! Vin turistet dhe turperohemi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje