Energjitika/ Gaiani: Italia, e interesuar. Gjiknuri: Do rishohim modelin e HEC-eve private

24 Mars 2014, 11:53Ekonomia TEMA

“Italia e sheh me interes të veçantë sektorin e energjisë në Shqipëri, si një sektor të rëndësishëm. Po kështu edhe investitorët italianë shfaqin interes për këtë sektor,por duhet monitorim për të. Duhet krijuar një marrëdhënie korrekte me investitorët, duhet të tregohet vëmendje edhe për investimet e ardhshme, sikundër duhet të sigurohet një plan për investitorët për të operuar në treg”, u shpreh ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani.

Diplomati italian ishte i pranishëm në punimet e forumit të organizuar nga Dhoma Italiane e Tregtisë dhe Këshilli Ekonomik Kombëtar, me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ambasadori Gaiani u shpreh se sektorit energjetik në Shqipëri i duhet kushtuar një vëmendje më e madhe, duke vënë theksin në përshtatjen e normave rregullatore me ato të Bashkimit Europian.

“Rëndësi i duhet kushtuar edhe normeve rregullatore, të cilat duhet të jenë të adaptuara me rregullat në Europë. Duhet të ofrohet një bashkëpunim më i madh”, tha Gaiani.

Duke u ndalur tek interkonjeksioni, diplomati italian vuri theksin në bashkëpunimin me Italinë.  Një tjetër problem, sipas Ambasadorit Gaiani, ishte ai i faturimit të energjisë elektrike, për të cilën tha se faturimi është problemi i parë që duhet zgjidhur për të krijuar një ekuilibër.

Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri  duke marrë fjalën në forum, tha se problemeve në sistemin energjitik duhet t’i jepet zgjidhje, ndërsa u shpreh se ligji për energjinë e rinovueshme u shty për të fituar kohë për të gjetur zgjidhje për investimet në këtë sektor.

 “Shteti është partner me vetë prodhuesit. Duhet të bëheni pjesë dhe zgjidhje e sistemit të energjisë, pasi nuk mund të bëhet zgjidhja në mënyrë të njëanshme”, theksoi Gjiknuri.

Gjithashtu ai u shpreh se modeli i aplikuar per HEC-et private duhet riparë, ndërsa e konsideroi të falimentuar modelin aktual.

“Do të marrim shembull modelet më të mira. Zgjidhjet e qëndrueshme janë ato që kanë një ekonomi prapa tyre. Gjëja e parë, këtë vit, ne së bashku me ndërkombëtarët, do miratojmë ligjin e ri të energjisë, për të ndryshuar modelin”, tha Gjiknuri.

Duke vënë theksin tek investimet e qëndrueshme në këtë sektor, Gjiknuri u shpreh se “ëndrra, Shqipëria një superfuqi energjitike gënjen njerëzit, i bën ata të vërsulen drejt investimeve që nuk janë të qëndrueshme”.

Edhe pse ai siguroi se guximi dhe risku i investitorëve do të meret parasysh, ministri tha se duhet ristrukturuar marrëdhënia me prodhuesit, për të shmangur deficitet e mëdha publike që po përballohen nga taksapaguesit shqiptar.

Ndërkohë ai vlerësoi si prioritet të qeverisë në fushën e energjitikës luftën ndaj abuzimeve dhe humbjeve joteknike. Në këtë kuadër, ministri i Energjitikës tha se duhet kaluar në një skemë që i përshtatet çdo prodhuesi.

Në këtë forum u diskutua në lidhje me problematikat e sektorit, perspektivën e tregut të energjisë elektrike dhe format e bashkëpunimit me investitorët privatë. Në këtë aktiviteti merrnin pjesë edhe Kryetari i Dhomës Italiane të Tregtisë, Maurizio Zannier; Drejtori i BERZH-it për Tiranën, Fabio Serri; Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, Administratori i KESH-it, Agron Hetoja, etj.

8 komente në “Energjitika/ Gaiani: Italia, e interesuar. Gjiknuri: Do rishohim modelin e HEC-eve private”

  1. Luan says:

    Partia Socialiste me ane te Qeverise saj qe me marrjen e pushtetit ka bllokuar procesin e dhenjes lejeve dhe te ndertimit te hidrocentraleve te vogla private ne vend. Kjo eshte shume e gabuar per disa aresye :
    1. Bllokon punen e nisur nga dhjetra e qindra bisnese per studimin, projektimin dhe ndertimin e Hidrocentraleve te vegjel ne vend.Nje pjes e madhe anetar te PS.
    2. Bllokimi i punes eshte nje dem i madh per shume aresye ekonomike e sociale.Edhe per anetart e PS .
    3. Pengon hapjen e vendeve te reja te punes dhe ben qe shume njerez ti humbin ato. Edhe anetar te PS.
    4. Mqns keto invesstime behen me kapital te huaj kryesisht bankar, nderpret investimet e huaja ne vendin tone.
    5.HEC nje dite ne nje forme do te ndertohen se eshte ligjesi zhvillimi. Pengesa qe u ben PS eshte e perkoheshme dhe e demeshme.
    Teorite per ambjentin jane mashtrime pasi ato nuk e ndotin ambjentit jane energji e paster. Nuk cenojne ujin e pirjes dhe te vaditjes pasi nje nder pikat e kontrates eshte kjo . Por aresyet jane te bllokimit, jane te pabaza dhe keqdashese e te demeshme.
    Qeveria ka vetem nje te drejte qe mos te marre energjine vete jo me cmim te percaktuar por per fare. Pastaj te tjerat i ka privati pasi ne keto koncensione INVESTIMI I SHTETIT ESHTE ZEROOOO ! para , behet 100% investim privat. Atehere kur jemi ne ekonomi te lire tregu pse gjithe keto barriera dhe deri blllokim total i ketij sektori ? Shteti ne programet e tij dhe strategjite e tij e ka te nxise investimet private me ligje demokratike e jo ti pengoje ato me metoda e ligje komuniste.

    1. plaku says:

      Luan,
      Ne Temaonline date 9 mars 2014 ishte nje artikull i shkruajtur nga Erwin Qafmolla ku thuhej :
      – Shteti nga blerja dhe shitja e energjise elektrike nga hidrocentralet e vegjel humb reth 45 miljone dollare ne vit.
      – KESH (shteti ) i blen hidrocentraleve te vegjel nje Megawatt / ore me cmimin 64 Euro dhe ja shet privatit CEZ me cmimin 15,7 Euro. Pra me nje cmim prej 413 % me te vogel.

      Pra, sic theksohet edhe me lart ne shkrmin e Temes ketu kemi te bejme me “deficite te medha publike qe perballohen nga taksapeguesi shqiptar pra neve. Pra blerja e energjise elektrike nga hidrocentralet e vogla del me humbje te madhe per shtetin dhe nuk ka leverdi.
      Nuk ka rendesi ne se investimi behet nga shteti ose eshte investim privat. Ne fund te fundit prodhimi i energjise ne keto hidrocentrale del me kosto te madhe dhe duhet te paguajme neve taksapaguesit. Pra Sala edhe nje here beri nje brime ne uje. Ideja gjigandit energjitik shqiptar ishte nje genjeshter e madhe jo ekonomike qe krijonte nje grope ne buxhet prej 45miljon dollare ne vit. Kjo sepse shteti blente energjine me nje cmim 413% me te larte se sa cmimi qe ja shiste CEZ-it.
      Ku jane ligjet komuniste ketu? Tregu te thote se prodhimi del me kosto me te madhe se sa energjia qe blen ne tregun boteror dhe pra kjo gje duhet pezulluar. Ne se investimet private dalin me humbje atehere eshte problem i investitoreve private qe kane investuar pa mend ne koke dhe dora e fshethte e tregut i nxjerr jashte tregut. Cfare ka ketu te keqe. Tregu nuk eshte Jesus Krishti, gabove, haje. Ndersa deri tani gabimin e investitoreve e socjaizuam duke bere qe te paguajne taksapaguesit ( shteti ).

  2. leshi says:

    me ata injorante qe punon Gjiknuri as do e rregulloje dot energjitiken.Hetoja i KESH ka mbaruar agrobiznes dhe nuk e ka haberin nga energjitika.Seferi CEZ ish drejtor ne bashki ka futur ne CEZ qen e mace dhe vetem specialiste jo,Engjell Zeqaj i OST eshte i vetmi ing.elektrik ne Shqiperi ish drejtor i shitrjeve ne KESH kur beheshin vjedhjet kolosale u gradua per hajdutllek nga Meta ne drejtor te KESH dhe pasi e shkaterroi edhe KESH kryehajduti META e coi ne OST menjefjale vetem ky ing eshte ne qarkullim per LSI pupu o njerez ku jemi katandisur

    1. neda says:

      PS duhet te gjeje nje person te afte te drejtoje kete sektor sepse ky qe eshte kam mendimin qe sja ka haberin fare, nuk drejtohet ky sektor jetik me njerz qe kane vetem nje test partie ne xhep,aty duhet nje nga specialistet me te mire te vendit, pse u dashka te jete pa tjeter antar partie, kur dihet qe intelektualet e mirefillt dhe specialistet e zote nuk marrin pjese ne partit politike, nuk mund ta njehsojne veten e tyre me militantet injorant, ky eshte nje sektor teresisht i korruptuar dhe ata qe bejne korrupsion nuk mund ta luftojne korrupsionin, keta vete e vjedhin energjine dhe e shesin ne forma te tjera kompromisi me te tjeret,nje rast qe une di eshte se fatura elektrike e nje abonenti ,pra detyrimi i tij per te paguar ishte 15.000.000 pesembdhjet miljon lek si detyrim i disa viteve,por pyetja eshte pse elektriku nuk e priste korentin ndaj ketij debitori,por e linte te konsumonte me vite te tera pa paguar? sepse punonjesi elektrikut merrte leke nen dore ne cdo muaj,atehere i kujt eshte faji kryesor?i vete elektrikut qe eshte teresisht i korruptuar.Shteti duhet ta shikoje difektin tek vetja.

  3. fllad says:

    Investimet e huaja ne HEC- duhet te shihen me shume kujdes mbasi keto jane si avazi i Nastradinit qe melodine ja degjojme mbas disa viteve.
    Horrat, cubat dhe injorantet kur diskutojne per nje investim mendjen e kane tek parate dhe fitimi.
    Shumica e projekteve italiane per HEC-et jane qe ujrat futen ne tynele dhe jo ne kanale te hapura( sepse kushtojne me shume)dhe praktikisht mjedisi, pra bimesia dhe mikroklima (jo si thote ai mendjendrituri Luan)peson nje dem shume te madh qe do e vuajne te gjithedhe me shume brezi qe vjen.
    Investitoret mire bejne kur gjejne laro qe shesin pasurite e vendit per pese leke.
    Organizat mjedisore dhe shoqeria civile ( mjerisht jane shume te dobet dhe pa fonde)duhet te ngrihen dhe te mos lejojne asnje projekt qe demton natyren dhe mjedisin.
    Kur populli eshte i varfer dhe mendjen e ka tek buka e gojes nuk mund te kuptoje demin e madh qe shkaktojne zorzopet kur prishin natyren = me turizem te suksesshem , shendetesi pa kosto, etj.

    1. uk says:

      o flladi, kush kushton me pak futja e ujit ne tynel apo lenia ne kanale te hapura. Duhet te kesh shume informacion per hidrocentralet…

  4. Vladimir says:

    4-5 Vjete me pare titullari i nje oficine ne Bologna me kerkoi keshille per koncensionet e hodrocentraleve ne Shqiperi. Merret vesh i thash qe shteti i ka vene rendesi dhe potencialet jane.
    Burim i ketij interesimi ishte kunati- vellai i gruas se tij, i cili po hedhte gjithe kursimet (250 mije euro) per te blere 5% te nje licence HC ne zonen e Librazhdit, ne se nuk gaboj.
    Ajo qe me beri pershtypje ishte se poseduesi i licences qe nje bisnesmen i lindur ne Tropoje qe nuk kishte mbushur 30 vjeç. Sipas kontrates se nenshkruar, i binte qe vlera e firmes qe kishte marre nga autoriteti perkates per Konçensionin ne fjale, pa bere asnje pune, te qe 5 milione Euro!! Si i kane bere leket!Uroj ta kene bere ate hidrocentral, nuk kam pyetur dhe nuk me kane thene gje, ndonse jemi takuar me von me retifikatorin ne Bologna.

  5. IFC says:

    Te nderuar

    Sa kohe kane italianet qe merr me energjine e rinovuar ne Shqiperi dhe nuk kemi te realizuar asnje veper te tyre deri me sot, pervec disa kanaleve qe ka hapur BEG – Kalivac? Nese do te ishin serioz, atehere ata do te kishim ndertuar deri tani vepra te tilla si Ashta I & II. Nuk behen veprat neper konferenca dhe panaire.

    Pra, duhet plan veprim konkret se cfare dhe kur do te realizohen veprat e propozuara. Kjo eshte edhe per Banken Boterore dhe BERZH.

    IFC

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje