PS kundër kontrollit të KLSH në tatime

25 Mars 2014, 19:31Ekonomia TEMA

Kërkesa që kryetari i Kontrollit të lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka bërë për të pasur të drejtën e kontrollit në të dhënat e tatimeve, duket se ka krijuar një ngërç kushtetues përsa i takon p/ligjit mbi KLSH që po diskutohet në Komisionin parlamentar të Ekonomisë.

Kërkesa e Leskajt është kundërshtuar nga kreu i komisionit, deputeti Erion Braçe, sipas të cilit KLSH nuk mund të ketë akses deri tek personat fizikë apo subjektet privatë.

Por për kryetarin e KLSH-së, kërkesa ka të bëjë me auditimin e vlerësimit tatimor, të cilin KLSH e kërkon prej rreth 3 vitesh por nuk lejohet nga Ministria e Financave.

Në këtë kuadër, Braçe tha se vlerësimi që kërkon të bëjë KLSH duhet të krahasohet me një document apo një kontroll të një viti më parë, pra i bie që krahasimi të bëhet me deklarimet që bëjnë bizneset, çka është një pikë që nuk mund të pranohet.

Komisioni nuk arriti ta votojë ligjin për shkak të ngërçit të krijuar nga neni me tatimet dhe vendosi t’i drejtohet Komisonit të Ligjeve.

Por çështja me tatimet duket se do të mbetet një pikë e nxehtë e draftit dhe një shqetësim i madh publik, për atë se kush është gardiani i administratës fiskale, shpesh e zhytur në skandale financiare.

Debatet

Kërkesa e paraqitur nga Leskaj ka shkaktuar debate në mbledhjen e Komisionit, pa përjashtuar as batutat mes palëve.

E ndërsa ish-ministri i Financave Ridvan Bode mbështet propozimin e bërë nga KLSH-ja, si sugjeron që në këtë process të ketë dy kufizime.

KLSH nuk duhet të bëjë dhe nuk mund të bëjë vizita fiskale tek subjektet dhe në rekomandime nuk mund të përfshihen ato për subjektet private, që kanë të bëjnë me rivlerësime apo më rritje të të ardhurave”, tha Bode.

Por, kryetari i Komisionit të Ekonomisë theksoi se propozimi i sjellë nga KLSH-ja që kërkon të shkojë deri te personi fizik, deri te privatët nuk mund të miratohet.

Në këtë kuadër, Braçe u shpreh se nëse KLSH kërkon të bëjë vlerësimin tatimor, atëherë kjo mund të realizohet duke krahasuar deklaratat tatimore dhe një veprim i tillë nuk mund të ndodhë.

Por në debat me ligjvënësin socialist, kryetari i KLSH-së theksoi se propozimi ka të bëjë me vlerësimin tatimor dhe jo vetëdeklaratën tatimore.

“Shihni se çfarë përgjigje kthen kryetari i një dege tatimore: ‘Audimi juaj bie në kundërshtim me ligjin dhe udhëzimit të nxjerrë në zbatim të tij, pasi Drejtoria Rajonale Tatimore nuk nxjerr informacion që kanë të bëjnë me tatimpaguesit, detyrimet dhe pagesat e tyre, regjistrat e debitorëve, listën e subjekteve të regjistruara apo certifikuara etj'”, tha Leskaj.

Kreu i KLSH-së duke iu drejtuar anëtarëve të Komisionit tha se “në rast se ju doni ta përfundoni me sukses këtë proces, tregohuni luajale me parimet dhe standardet ndërkombëtare të auditimit. Ky nen për vet problematikën që shqetëson vendin, të ardhurat publike në Shqipëri, duhet të jetë i shprehur në mënyrë shumë të qartë, që asnjë drejtor tatimesh apo ministër Financash nuk mund të pengojë KLSH-në të auditojë procesin e mbledhjes së të ardhurave publike”.

“Nuk është në filozofinë e punë sime të kërkoj të auditoj vlerësimin tatimor”, theksoi ai.

Leskaj kërkoi po ashtu që intitucionet qendrore e vendore të jenë të detyruara të zbatojnë vendimet e KLSH-së që kanë të bëjnë me ndëshkimin e zyrtarëve që abuzojnë me detyrën.

Një tjetër pikë që prodhoi sërisht debat në mbledhjen e Komisionit kishte të bënte me rritjen e nivelit të zbatueshmërisë së rekomandimeve të bëra nga KLSH.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Braçe tha se niveli i zbatueshmërisë së vendimeve të KLSH-së deri më sot është  70%, ndërkohë që për propozimet për largim nga detyra ky nivel zbret në 50 % të zbatueshmërisë së rekomandimeve të tyre.

Referuar kësaj kërkese Braçe tha se nuk ka një propozim konkret me shkrim apo amendime të shkruara.

Por në lidhje me këtë çështje, kreu i KLSH-së sqaroi se  bazuar në parimet klasike të auditimit të jashtëm zbatueshmëria e rekomandimeve lidhet edhe me vullnetin e atij që drejton një organizatë, një qeveri apo institucion të qeverisjes vendore.

Një tjetër propozim i KLSH-së kishte të bënte me shtimin e kompetencave audituese të saj në fushën e koncesioneve. Edhe kjo pikë është kundërshtuar nga deputeti socialist Erion Braçe, sipas të cilit propozimi bie ndesh me Kushtetutën.

Gjithashtu KLSH kërkoi që të përcaktohet në ligj mos ankimi në gjykatë dhe autoritete të tjera i raporteve të auditimit të KLSH-së dhe i gjetjeve të konkluzionit në to.

Por për Kryetarin e Komisionit, Erion Braçe, edhe ky propozim cënon një nga të drejtat themelore kushtetuese, që është të drejtën për t’u ankuar ndaj një vendimi që prek apo cenon liritë dhe të drejtat e një njeriu.

Gjithashtu, në mbledhje u diskutuan edhe dy nene të projektligjit.

Pika e parafundit e propozuar ka të bëjë me momentin kur i mbaron mandati kryetarit të KLSH-së, se si voton Kuvendi kur shkarkohet kryetari i KLSH-së me propozim të Presidentit të Republikës dhe e dyta që pas mbarimit të mandatit ai të sistemohet në një vend pune ku ka qenë dhe të marrë një status.

Ndërsa në pikën e fundit, më konkretisht nenin 25, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka të drejtë për të pasur akses në të gjitha dokumentet zyrtare, shkresore apo elektronike, në bazat elektronike të të dhënave si dhe në çdo informacion apo dokumentacion tjetër që nuk bie ndesh me legjislacionin për informacionin e klasifikuar me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale për procedurat me ligjin për procedurat tatimore që konsiderohen të nevojshme në funksion të ushtrimit të kompetencave dhe detyrave të tij ligjore.

Në fund të mbledhjes u ra dakord që pikat e diskutuara të projektligjit t’i kalojnë edhe Komisionit të Ligjeve për dhënie mendimi e më pas projektligji për KLSH-në do të kthehet sërish për shqyrtim në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

18 komente në “PS kundër kontrollit të KLSH në tatime”

  1. Erion Brace, deputet ne Kopesht pa Dreke... says:

    Eshte e kote,
    edhe Rezultati i 23 Qershorit, kot fare!
    Kjo shumice absolute, qe nuk eshte gati te lejoj kontrollin e vetes
    e ka te pamundur te kontrolloj Berishen dhe njerezit e tij…

    Braçe si duket ka akses vetem ne Face-Book! Atje ka te drejte te flas sa te doj! Ne sy te botes internetike Erionka ka te drejte t’i akuzoj edhe te Vetet, por kur vjen hera te kontrolloj mundesine per korrupzion te kolegeve apo shefave te vete, rri urte Erion: ti je si ata femijet qe shkonin ne kopesht, por pa te drejten per te ngrene edhe dreken atje!
    Deputet ne Kopesht pa Dreke, je Erion!
    Me vjen keq…!

    1. nik djali says:

      po mire mo se ska lidhje fare, nese ka pika kundershtie ata sdo bejme kompromis per hir te kompromisit se ska kuptim. Nese Bujar Leskaj eshte njeri i politizuar atehere ka hapesira per keqmenaxhim te situates.

      1. Eri says:

        Po pse si behen ligjet qe vetem te na mbrojne kur jemi ne opozite??
        Z.Brace dhe PS e kane gabim kete qendrim. KLSH duhet te kete te drejte te kontrolloje cdo gje qe ka te beje me pasurite e shtetit, fizike apo monetare duke perfshire dhe koncensionet. Nuk ka lidhje me konsensusin, eshte ceshtje domosdoshmerie edhe pse ky institucion per momentin nuk ofron besueshmerine e duhur.

    2. qerosi says:

      KLSH duhet te kontrolloje punonjesit e shtetit dhe jo deklarat tatimore te subjekteve private. Prandaj, jo me kot quhet Kontrolli i Larte Shteteror. Nuk e kuptoj se çfare do kontrolloje KLSH ne kete pike! KLSH mund te kontrolloje per tenderat, per punesimet, por jo deklarat tatimore te subjekteve private. Me duket se do kompetenca me shume se çfare i takon.

  2. nik djali says:

    filloj bokja gjueti shtrigash me duket..

  3. o jeros,o herodotis! says:

    Ketij labushi mos ti lejohet te beje asnje gje me shume sec beri ne kohen kur ishte malokeria ne pushtet.

    U be me krahe labushi tani,se ne kohen e malokut,puplat nuk i rriteshin.
    Ore po ku ishin deri dje keta byth muter qe na dalin tani dhe kerkokan terren per te punuar?
    Si nuk e degjuam te thoshte te tilla gjera te pakten nje vit me perpara?

  4. Gentiani says:

    I paska erdhur shume oreksi Z. Leskaj. Don te marre kopetencat e Drejtorise Pegjitheshme te Tatimeve qe te kontrolloje Deget e Tatimeve ne rrethe, te marre kopetencat e Ministrise Financave te kontrolloje vete Drejtorine e Pergjitheshme te Tatimeve dhe te marre kopetencat e Ministrise Energjitikes te kontroje procedurat e dhenjes koncensioneve dhe te Ministrise se Ekonomise te kontrolloje vete M.Energjitikes dhe Koncensionaret. E habiteshme.Ku paska qene deri me tani qe sberi asnje detyre. Neser kerkon Leskaj te marre kompetencat e Bankes Pergjitheshme te Shtetit dhe te vete SHISH. KLSH te zbatoje ato detyra qe i ka dhene kushtetuta dhe qe ka .

  5. haki hakiu says:

    Po mir more komentues te dashur .a nuk qeme ne qe me nje milion shuplaka hoqem nga kurrizi jone nje satrap pushtet te Berishes .dhe mir beme ,por cfar bene se .NJE VRIME NE UJE Nga shkrimi dhe komentet marrim vesh se kontrolli i larte i shtetti don me kontrollue dhe,- sipas Jeros-besoj se do te jete ndonje idiot -qe spo e kupton qe vota e tij po i shkon per lesht – se kur vinka puna me mbrojt hajnite e njeri -tjetrit na u benkan gardh qe te dy partite Mjer ne per cfar fytyrash paskemi pas pas ne pushtet dhe per cfar fytyrash vume ne pushtet Mjer ne si popull SE KUR DO TI VIJ MENDJA KETIJ POPULLI NJE ZOT E DI

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Leskaj kete rradhe vjen me nje eksperience me te madhe ne fushen e kontrollit.
    Ai gjate fushates u bind per menyren e vjedhjes se fondeve publike,tani kerkon ta frenoj,ose te pakten mos lejoj kete maxhorance te vjedhe.

  7. Bujari ju degjon says:

    Ky Bujari kerkon me rikthy praktiken e Cekut dhe te Lomit.

    Ushtaret e tyne mershin bilancet e privatit dhe nga zyra thojshin se bilanci osht jo i sakte, me nji fjal i thojshin tatimorit shko i thuj subjektit me na pru leke se do e haje ai ene ti.

    Kjo qe kerko Bujari osht me fut ne loje nji grup te ri hajdutash ke kurrizi i privatit.

  8. Besmiri says:

    Une nuk mendoj si disa parafoles se B. Leskaj kerkon me shume hapesire kontrolluese. Po te jemi realiste eshte drejtues i nje institucioni qe ka deri tani gezon respektin e qytetareve, ne te gjithe vendin, per punen qe behet ne KLSH-ja, per te zgjidhur problemet e tyre. Ndersa nderkombetaret perparimit te KLSH gjate ketyre dy vjeteve ia ka vene vulen Raport- Progresi i KE, duke e specifikuar si Institucionin me te besueshem ne Shqiperi. Pretetndimet e Kreut te KLSH per te qene te pranishem edhe ne sektoret me te ndjeshem lidhur me shperdorimet publike, nuk ka prapamendime te atij llojit sic jane interpretuar fjalet e pjesmarresve ne depatin e Komisionit te Ekonomise, qellimi eshte me se i qarte dhe i drejtperdrejt i Leskajt: Na lini te auditojme ne cdo cep ku luhet me ekonomine e vendit dhe taksat e publikut shqiptar. Ne fund te fundit Institucioni i Kontrollit te Larte i Shtetit nuk do te ishte vec nje instrument i kufizuar ne duart e pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ…E pershendes kurajon civile te nje drejtuesi qe kerkon boterisht te kontrollohet institucioni qe ai drejton, gje e cila nuk ka ekzistuar deri me sot!

  9. Jorgo says:

    Mblidhn mendjen o Deputete dhe perfaqesues te popullit.

    Ligji nuk behet per personin por qe ti rezistoje kohes.

    Sot eshte Leskaj, por neser vjen nje tjeter,pavaresisht i majte apo i djathte, buxheti do kontrolluar,si per shpenzimet dhe per te ardhurat.

    Nuk e do kush kontrollin, die ishin te djathtet dhe nuk donin tu dilnin lakrat,sot jane te majtet dhe meqnese kane kaluar 6 muaj dhe kane bere plehra edhe keta nuk pranojne te kontrollohen.

    Te kontrollosh vleresimet tatimore,eshte veprim adminstrative dhe nuk do te thote te kontrollosh subjektet private.

    Ne se Ministri i Financave,Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, apo Drejtori i Drejtorise Rajonale te Tatimeve, jep nje porosi qe x subjekt, llogaritja aq apo kaq leke detyrimin, kujt ja mban,qe te mos e zbatoj kete urdher se neser fluturon menjehere nga puna.

    Atehere kush do ta mbikqyre kete adminstrate tatimore, patjeter duhet nje organ i specializuar dhe jo ne vartesi te Ministrit Financave.

    Kontrolli nuk ka rendesi kush e ben, por kush i mer vendimet,pra lereni
    KLSH te kontrolloje buxhetin e shtetit. ( i cili perbehet nga te ardhurat dhe shpenzimet, se njere duhet pare se si mblidhen te ardhurat,pastaj se si shpenzohen)

    Diskutojeni me gjak te ftohte, kontrolli eshte shendet edhe ne familjen me te vogel se si i administron kryefamiljari te ardhurat, ashtu duhet menduar edhe per kontrollin e buxhetit te shtetit.

    Ne kushtetuten e mbreterise Zogut gjate viteve 1928-1939, e cila me daten 23.04.1929 eshte aprovuar nga Parlementi kishte gjithsejt 6 nene nga te cilat:
    Artikulli 153

    Financat e shtetit kontrollohen prej Keshillit Kontrollues, i cili ne ushtrimin e detyres eshte i pavarur.

    Artikulli 155

    Kontrolli prevendtiv si dhe kontrollimi konsumativ i gjithe te ardhurave dhe harxhimeev te shtetit behen prej Keshillit Kontrollues

    Dhe me tej,

    Ne Shqiperi personalitetin juridik per administrimin e fondit pyjor gjate kesaj kohe(vitet 1940) e gezonte shoqeria “Acjenda Shteterore per Pyjet Demoniale”,si ent autonom nen juridikisionin e Ministrise se Bujqesise dhe Pyjeve, ky ent vepronte si shoqeri fitimprurese dhe me interesante eshte se ne nenin 16 te dekretit te Mbretit shkruhej se:

    Keshilli Kontrollues mbikqyr vjeljen e te hymeve dhe shpenzimeve, te ketij enti,

    Dhe me tej,
    Ne ligjin nr. 7597,date 31.08.1992 “Per Sherbimin e Kontrollit te Shtetit”,neni 4,pika 5 shkruhej se: Sherbimi i Kontrollit te Shtetit ka keto detyra:
    – Kontrollon zbatimin e ligjeve e te rregullave financiare nga organet tatimore,doganore,si dhe nga policia financiare

    Kohet do kalojne dhe kjo do u bjere ne koke atyre qe duhet te shmangin
    kontrollin e te ardhurave,por me keq do ndihen taksapaguesit shqiptare,te cilet perveç MINSITRISE SE FINANCAVE DHE STRUKTURAVE TE SAJ, duhet te mbikqyren edhe nga nje organ kontrolli suprem me i larte.

    Edhe njehere problemi do pare jo ne lidhje me personin qe eshte ne krye, por ne se me kete ligj i behet mire vendit dhe mireadministrimit te te ardhurave dhe shpenzimeve.
    Mos haroni se Greqia e theu qafen vetem nga korupsioni ne sistemin fiskal dhe mashtrimet me shifrat, ku edhe vendi yne nuk ka ndonje garanci se mund ta pesojme me keq se Greqia.

    Duhet lene xhelozia, se mjaft me tekat e njerit apo tjetrit, jam me si i bindur se nuk eshte halli se kontrollohet subjekti, por me sa duket, ata qe ishin die nuk duan te kontrollohen se u dalin probleme,po keshtu edhe ata qe jane sot nuk duan te perballen me kontrollin, pra lepuri “fle” gjetke.

  10. A.TH. says:

    Eshte shume e rendesishme te mbeshtetet KLSH ne permiresimet ligjore pasi eshte nder te vetmit institucione qe po jep kontribut maksimal pozitiv ne luften kunder korrupsionit dhe informalitetit ne ekonomi. Ajo qe kerkon KLSH nuk eshte shpikje e ketij institucioni apo oreks sic mund te interpretohet ne komentet me kete rast por eshte mbeshtetur ne standrded nderkombetare te auditimit dhe praktikat me te mire te vendeve te zhvilluara te BE dhe me gjere. Nese nuk auditohen deklaratat tatimore si mund te gjykosh nese administrata tatimore ka llogaritur drejt detyrimet tatimore sipas percaktimeve ligjore?? Auditimi i deklaratave tatimore nuk ka lidhje me subjektet ne kuptimin e kontrollit te tyre fizik apo vizita ne subjekt per efekt te kontrollit por me faktin qe te auditohet saktesia dhe perputhshmeria e llogaritjes dhe vleresimit te detyrimeve tatimore ne baze te te dhenave te deklaruara nga subjektet ne administraten tatimore. Mos venia ne dispozicion te KLSH e ketyre te dhenave vitet e fundit ka bere qe te lulezojne skema mashtrimi dhe abuzimi si ato qe kishin lidhje me tvsh te evidentuara sefundmi.

  11. Dule Limoniku says:

    Po ke të drejte mor vlla, asnje pale nuk duan te kontrollohen.

    Si mund te kontrollohen Bizneset e ketyre.?

    Bizneset i kane e private, vete jane pushtetare

    Edhe zyrat e taksave dhe tatimeve kane 6 vjet qe jane bere private, u mungon vetem (NIPTI), perderisa nuk pranojne organin e KLSH, me i kontrollu.

    Ndoshta Saimir Tahiri, cakton ndonje POLIC per ti kontrollu.

  12. indrit says:

    Pergezoj qendrimin e komisionit te ekonomise ndaj kreut te KLSH. KLSH eshte nje organ me njerez medioker qe mund te njehsohen me kontrolli punetor te para 1990. A mund te shpjegoje kreu i KLSH si rekrutohen njerezit atje?? Kush i kontrollon ata? Kam pare raporte te kontrolleve te tyre ne dogana (ku keta zoterinj jane kthyer ne kontroll periodik) qe jane nje turp i vertete. Ata dalin jashte kopetencave qe ju jep ligji dhe mendoj se jane kthyer ne efekt negativ(shprehje qe perdoret ne raportet e tyre) per shtetin. Mendoj se ky organ me shume se per rritje te kopetencave ka nevoje per ristrukturim, rekrutimin e profesionisteve(kontabel te miratuar) apo juriste me njelloj pervoje dhe jo per ekonomiste te kooperativave qe dhe ne kooperativa kane punuar si sekretare partie. Me punen e tyre ne dogane jane bere nje takse shtese qe ngarkojne biznesin me gjoba te padrejta ankesat e te cilave burokratet injorante te Drejtorise se Doganave i rrezojne per procedure. Kerkoni nje informacion mbi kete dhe do te bindeni…

  13. audituesi says:

    Te diskutosh per ligjin e KLSH,duhet pare se pari si nje institucion kushtetues i pavarur.debati qe u zhvillua eshte per ti hequr kopetencat.por rezultatet e sotme te ketij institucioni nuk mund te mohohen nga askush.koha e Lomit ka perfunduar ka 2 vjet,por ushtaret e Lomit jane sot ne Drejtorin e Pergjithshme te Tatimeve,tek Drejtoria e Kontrollit Tatimor qe nga Drejtoresha Qe ka nderruar mbiemrin dhe inspektoret, pra Lomi nuk eshte me ne KLSH.por do e shikoni se si do behet me TVSH.KLSH duhet te kete kopetenca si te gjitha SAI-t e tjere. KLSH po vleresohet me shume se cdo institucion tjeter nga BE dhe organizmat e tjere. por puna qe po ben Leskaj eshte per tu pergezuar.ai po e reformon institucoonin dhe duhet te kemi besim.te vjen keq kur lexon komentues qe as nuk e din kush eshte KLSH ,por krahasojeni me Auditin e Brendshem,ku niveli dhe eezultati eshte zero,referojuni statistikave pastaj gjykojini.

  14. DEVIL says:

    1- Auditimi i te ardhurave publike demton rende As-in nen menge te politikes duke e detyruar te luaje bllofin.

    2-Auditimi i performances ne kuptim te projekt ligjit per KLSH nuk bie ne kundershtim me ligjin themeltar por me performancat ex-dhe actual qeverisese.

    3-Europianizimi i Institucioneve te Pavarura si KLSH eshte ne avangarde ne kuptim te perafrimit te legjislacionit europian ne raport me konvergjencen jo rastesore te NDRYSHIMIT dhe RILINDJEVE politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje