Fierza në nivele kritike, KESH çel tenderin për të blerë energji për prillin

27 Mars 2014, 16:59Ekonomia TEMA

Prodhimi i energjisë elektrike ndodhet në krizë dhe kjo ka detyruar Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare të hapë tenderin për të blerë energji për muajin prill, në mënyrë që t’u sigurojë drita shqiptarëve.

Sipas njoftimit zyrtar të nxjerrë në websaitin e KESH, synohet të blihet rreth 84,840 MWh, në mënyrë që të ruhet niveli i ujit në kaskadën e Drinit, raporton Ora News. Sitemi energjitik shqiptar është i varur prej reshjeve të shiut dhe kjo shkakton shpesh herë probleme për prodhimin e energjisë.

Gjatë muajve të fundit, reshjet e shiut kanë qenë shumë të pakta duke marrë parasysh stinën ku ndodhemi, por gjithashtu nuk mund të shpresohet as nga shkrirja e dëborës, pasi dhe ajo ka qenë e pakët.

KESH bën me dije se niveli i ujit në Fierzë është rreth 274.5 metra, ndërkohë që prurjet janë shtuar lehtë duke arritur në 114m3 në sekondë, por duke mos pasur impakt të ndjeshëm. Ky nivel është shumë pranë të ashruquajturës pikë e vdekjes, që është përcaktuar 242 metra.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli në Fierzë shënonte 291.26 metër per shkak të prurjeve më të mëdha se normalja.Ndërsa në liqenin e Komanit niveli 172.24 metrave nga 175 metra të lejuara, me prurje mesatare prej 209 m3/sek.

Ndërkohë në Vaun e Dejës, niveli i ujit shënon 72 metër nga 76 metër të lejuara, me prurje mesatare prej 251 m3/sek. KESH njofton të gjitha kompanitë e interesuara që të dorëzojnë oferta e tyre deri në datën 2 prill ku do të shpallet edhe kompania fituese, e cila do të jetë ajo që ka ofruar çmimin më të ulët për energjinë.

Kjo blerje e energjisë pritet të rëndojë akoma më shumë situatën financiare të KESH, e cila ka njëkohësisht detyrime të pambledhura kryesisht prej CEZ Shpërndarje.

16 komente në “Fierza në nivele kritike, KESH çel tenderin për të blerë energji për prillin”

  1. loni says:

    po aman ore aman , po si ka mundesi rrufeja ne te njejtin vend 2 here nuk bie , po ketu te ne gjerat ndodhin me shume se nje here , e mbani mend krizen e vitit 2000 kur e thane fjerzen e bene mocal , dhe ateher kokelopa ishte kryeminister dhe ateher ngaqe e dinin qe mileti nuk kishte leke i hiqnin dritat deri ne 17 ore ne dite mu ne mes te tiranes se rrethet rrinin deri me 1 jave pa drita, pastaj u zbulua qe cmimi ishte i ulet dhe e rriten , po pastaj e kishin fajin ata qe paguanin me vite e i hoqen sahatet te ndershmeve nga shtepite per tja vene poshte ne shkalle dhe per 5 vite nuk pame asnjeher se sa kw harxhonim po i luteshim zotit ishalla ajo injorante faturuse nuk e ka me mua tani e s`ma sjell shume te larte faturen. Dhe tani po e gjene sebepin per ta rritur cmimin se si del dot te na lene me pa drita se vame me 2014 dhe cilimjt nuk genjen dot , po do thone s`ka fierza dhe po e blejme shtrenjte prandaj do te rrismi cmimin. Dhe dikush do cohet te thote qe per kete e ka fajin dhe saliu.

    1. lili says:

      Loin,e Kane mesuar zanatin se me na vjedh me marifete! Edhe mbasi ne si popull nuk reagojme,pse te ndryshoje kokelopa zanatin?ka gjet e bane ashtu!

  2. Analisti Politolog Lacko Fevzi Nurellari says:

    Po i afrohet dita e gjykimit rilindjes.
    Te shohim si do ta menaxhojne situaten qe po afron.
    Nga bytha kane per tu dale ato ngjalat e ditelindjes se Krylopes.

  3. fatbardh says:

    Tamam plako.Po te jesh pak objektiv e kupton qe gjith fajin deri tani e ka Saliu dhe me pas te shohim/

  4. al, paci says:

    e ka fain saliu qe nuk bie shi ai njeri me emrin sali eshte djalli vet, ka ber kontrat me zotin qe te mos bier shi kur qeveris rilindja

  5. Kryerilindasi i K.E.SH.,Hetoja(Frantoja-maqina qe thyen gure),me atributet e vecanta qe ka-si mik i ngushte i ministrit te energjitikes,me profesionalizmin si elektroagrar,ka mundesi ta menaxhoje situaten.E ka filluar mbare me emerimin e L.S.I.-stave ne krye te korporates dhe te H.C.-ve dhe largimin e themeluesve te ketyre H.C.-ve.Bravo EDI.

  6. tarrasi says:

    eshte shite energjija se pushtetaret qe erdhen ne pushtet kanqen pa ase nje kacidhe ne xhep prisni se esht vetem fillimi i rilindjes

  7. Liridon says:

    Nuk e di sakte se sa do te ndihmonte kete situate te veshtire ujrat e Radikes qe po na i marrin maqot,por i sigurt jam qe situata sdo te ishte kaq e veshtire.
    Ne kushtet kur KM deklron per nje situate krize energjitike,Ministria Energjitikes urgjentisht ta coje ne parlament Ligjin per prodhimin e Energjise te Rinovueshme.
    Gjermania i tha Greqise :Ju sjeni ne krize se keni diell.E sot po shohim anembane Greqise impiante te ndertuara dhe ne ndertim e siper qe shfrytezojne energjine diellore.Po Ne qe kemi edhe diell,edhe ere,edhe uje nuk na falet te vuajme per energji elektrike.Kot nuk thone qe problemi eshte vete qeveria.

    1. Pelasgian says:

      akoma se ke kuptu qe ktu ka rendesi vetem partia ? popull bythe

  8. Gregori says:

    Shteti nuk ndihmon ne perdorimin e faktoreve te shumte natyrore, pa investime te medha dhe burime alternative te sigurta, si energjia e superbolleshme diellore qe kemi dhe energjia e eres e kombinuar me ate diellore.Vendet e pasura investojne ne kete drejtim, ne te varferit, me shume pak investime, shume me te pakta se ndertimi i nje HEC-i te vogel ne lume, mund te sigurojme nje energji me te madhe se ajo e prodhuar nga burimet ujore. Duke qene se e kam studjuar dhe merrem konkretisht me tregetimin e paneleve diellore, e di leverdine e madhe te perdorimit te energjise diellore per prodhimin e energjise elektrike.
    Disa shtete te Europes te pasura, si Anglia e Gjermania, inkurajojne qytetaret qe te investojne sa me shume ne kete drejtim, duke u rimbursuar atyre deri ne 50% te vleres se investimit vetijak, dhe prodhuesit familjare, tepricat qe u ngelen nga perdorimi vetijak, ia shesin sistemit energjitik shteteror apo privat,me te cilin kane lidhur rrjetin e tyre.

    1. Populli says:

      Ketu parate e KESH jane vjedhur sistematikisht dhe po vazhdojne qe te vidhen nga ata qe e manaxhojne. Sikur keto fonde te kishin kaluar ne investime per teknologji alternative energjie, atehere Shqiperia jo vetem qe nuk do te kishte nevoje per shi apo bore, por edhe do te eksportonte energji me fitime te kenaqshme. Gjithashtu kostua e energjise per konsumatoret nuk do ishte 130 lek KWH-ri por ndoshta 50 lek per KWH.

  9. And the winer is FAZLLIC ec aty,il vincitore e Damir Shkelzen Damian Olsi Fazlliacimento.

  10. IFC says:

    Te nderuar
    Perse nuk pyesni: perse duhet te blej energji KESH?
    KESH vetem duhet te prodhoj energji si gjithe kompanite e tjera. Ai duhet te menaxhoj ujin qe ka kaskada.
    Kush e kontrollon sasine e energjise qe blen apo exporton? Kush kontrollon efficiencen e tij? Apo lolitat e KLSH?
    Perderisa e keni lene ne heshtje Harasanin mos u mundoni te komentoni te tashmen..

    iFC

  11. Kendveshtrim tjeter says:

    Ka nje menaxhim shume te keq te rezervave ujore ne Fierze.
    Blerja eshte e vonuar,kur ajo ka qene e domosdoshme.
    Socialistet duke dashur te “kursejne” voluten,kane shtuar prodhimin vendas,duke ulur importin,duke prishur balancen.
    Dimeri nuk ka qene i thate,ka qene me i bute dhe me lageshti.
    Detyrimet e pagesave,jane garancia e blerjes se energjise dhe ruajtjes se ekuilirit midis prodhimit dhe importit.

  12. Reynald de Chatillon says:

    Ndoshta ka ardhe koha me u lute e ndoshta Qielli na ndihmon. AI burri e ka ne dore shiun edhe thatesine. Lutuni njerez, lutuni te bjere shi!

    P.S.

    Daullet nuk bâjne mâ “efekt”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje