Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton p/ligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar”. Zv.ministri i Financave Ervin Mete sqaroi se ndryshimi në këtë projektligj lidhet me fshirjen e borxheve të këqija.
“Ndryshimi propozohet në një nen të vetëm të projektligjit dhe përcakton fshirjen e borxheve të bankave. Ndryshimi është i përcaktuar në udhëzim, por me kërkesë të shoqatës së bankave, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, u ra dakord që ndryshimi të bëhet edhe në ligjin përkatës. Ky ndryshim ul dhe përmirëson bilancet e subjekteve bankare dhe jo bankare të licensuara nga Banka e Shqipërisë,” tha Mete.
Bazuar në rregulloren e Bankës së Shqipërisë dhe në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (“SNFR”), bankat krijojnë provigjione për mbulimin e humbjeve të mundshme nga moskthimi i kredive duke rënduar periodikisht shpenzimet e tyre. Ky provigjion është kryesisht kalimi në shpenzim i shumës që banka e ka dhënë si kredi, por që nuk parashikon që të paguhet/të rikuperohet nga klienti (dhe jo ndonjë shërbim i dhënë klientit, i cili regjistrohet si e ardhur e nuk parashikohet të rikuperohet).
Në varësi të karakteristikave të një kredie specifike, si: shumës së mbetur, kolateralit, garantorit, ecurisë dhe rezultateve të proceseve gjyqësore, kur kreditë klasifikohen si të “humbura”, bankat krijojnë provigjione në masën 100% të shumës së pashlyer dhe, për pjesën për të cilën nuk ka shpresa të arsyeshme për rimarrjen e tyre, i fshijnë ato nga bilancet. Për shkak të specifikave të këtij sistemi, konkretisht në projektligj propozohet që në nenin 24 të shtohet një paragraf, ku përcaktohet një procedurë e veçantë për fshirjen e borxhit të keq nga bankat.
Sipas këtij paragrafi, degëve të bankave të huaja dhe subjekteve financiare jobanka, të licencuara nga Banka e Shqipërisë për ushtrimin e veprimtarisë së kredidhënies, në përcaktimin e fitimit të tatueshëm, fshirja e borxhit të keq lidhur me procesin e kredidhënies njihet si shpenzim i zbritshëm me plotësimin e afateve: 365 ditë pas depozitimit të kërkesës, për fillimin e procedimit të ekzekutimit të detyrueshëm te përmbaruesi, në rast se kredia është e siguruar me pasuri të luajtshme ose të paluajtshme; 365 ditë pas lëshimit nga gjykata të urdhrit të ekzekutimit, në rast se kredia nuk është e garantuar me pasuri të luajtshme/të paluajtshme. Rregullimi me ligj i kësaj dispozite, pavarësisht nga përcaktimi në udhëzim, eviton interpretimet e ndryshme dhe qartëson procedurat për procesin e fshirjes së kredive të këqija për bankat
Ky nuk ishte vendim i drejte.
Vendim i padrejte kunder shqiptareve.
Keshtu do te dalin me shume para nga Shqiperia.
Shqiptaret do te varferohen me shume dhe Shqiperia do te varferohet me shume.
Ekonomistet jane “Made in Fakulteti Ekonomik i Enver Hoxhes”, ku shkonin te gjithe ata qe nuk kryenin dot nje dege te veshtire. I pari prej tyre eshte Fullani qe as Ekonomikun nuk merrte dot, por mezi kalonte me 5-at me mik. Ky eshte i pari i Bankes se Shqiperise se ka shume kapacitet meqe nuk kalonte dot klasen.
Kryeministri eshte piktori qe as pikturat nuk i shiste dot, por shiste ikona te vjedhura.
C’mund te presesh prej kategorise se tyre?
Nuk kupptohet nga sa thuhet ne artikull ky plotesim i ligjit per bankat mbulon tere bankat (te huajat dhe shqiptaret) apo vetem bankat e huaja ?
Nese mbulon vetem bankat e huaja me duket nje tallje nga keto te 1 prillit, por nuk mendoj te jete keshtu.
Kjo shtese e ligjit eshte e menduar enkas per bankieret dhe aksioneret e tyre qe ligjerojne edhe ne Kuvend. Me dy fjale ligj i “permiresuar” thjesht per interesa te ngushta te ndonje deputeti qe eshte edhe aksioner i ndonjeres prej bankave dhe nuk ka te beje fare me interesin e pergjitheshem te huamarresve shqiptare.
Per me shume duke ju njohur si “shpenzim” keto shuma ulin ne menyre te ndjeshme fitimin e bankave mbi te cilin duhet te paguajne tatimin mbi fitimet.
Ky “permiresim” ligjor i Fullanit ben pjese ne vazhdimesine e krimeve te tij ndaj pasurise se shqiptareve, kesaj radhe duke u ndihmuar edhe nga aksionere te bankave private qe ulen ne bangot e Kuvendit te Shqiperise.
Bravo Ilir Meta, eshte bumja qe do te te kthehet si bumerang ne te ardhmen bashke me bumje te tjera qe ne nuk i harrojme aq lehte.
mmmmmmm po bien kembanat per ata qe kane vesh. vlera e lekut ku po shkon me kete ligj??? ore ka njeri apo media qe e sqaron popullin e thjeshte se c`fare po behet aty apo analistet tane jane si kaposhat maje plehut qe marrin vesh nga c`do gje dhe njekohesisht nga asgje.
mua s`me pelqen ky veprim, si mase paraprake eshte teper e hershme( ose ca them dhe une, ata vjedhin sa te duan dhe thjesht ua kalojne faturen popullit te shkrete qe po i merret fryma)