“Ulja e tarifave aeroportuale është domosdoshmëri për shërbimin ndaj pasagjerëve”, u shpreh ministri i Transportit dhe Infrastukturës Edmond Haxhinasto.
Sipas tij, Shqipëria ka tarifën më të lartë nga të gjitha aeroportet e rajonit.
Kështu, duke u krahasuar me aeroportin e Korfuzit tarifat janë 3 herë më të larta, ndërsa me atë të Prishtinës është minus 700 euro për tarifat.
“Historitë e kaluara të situatave monopol në treg, të papërgjegjshmërisë në detyrimet ndaj qytetarëve, veçanërisht ndaj pasagjerëve, nuk do të përsëriten më. Do të shmanget me vlerësimin e avianicionit civil ndaj të gjithë operatorëve të rinj që do të futen ne treg, me eksperiencën më të mirë franceze për të arritur standardin më të mirë europian”, u shpreh ai.
“Me mirëkuptimin e duhur do të ecim në drejtimin e duhur me ato mundësi e mekanizma që kemi për të ushtruar tendencën e uljes me qëllim që kjo të reflektohet më pas në koston që paguan çdo pasagjer në aeroportet tona”, tha më tej Haxhinasto.
Sfidat tona, vijoi ai, janë ato të sigurisë, puntualitetit pa vonesa, pa ndërprerje. Tashmë tregu ynë i aviacionit, bëri të ditur Haxhinasto, po siguron një traditë pozitive ligjimitetit dhe standardi i shërbimit po rritet.
Ministri Haxhinasto mori pjesë në aktivitetin me rastin e fillimit të Projektit të Binjakëzimit “Forcimi Autoritetit te Aviacionit Civil Shqiptar” të organizuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar. Ai tha se ndërtimi i një aeroporti në jug të vendit krijon sinergjitë për të krijuar një petencial të pazhvilluar të Shqipërisë, sic është turizmi.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto shtoi se siguria dhe cilësia e shërbimit në transportin ajror janë sfidat e qeverisë shqiptare. Duke vlerësuar cilësinë e shërbimit që ofron aeroporti i Rinasit, Haxhinasto informoi se është iniciuar një proces bisedimi me përfaqësues të aeroportit Nënë Tereza për gjetjen e zgjidhjeve për prespektivën e aviacionit civil në Shqipëri, që do të thotë ndërtimin e aeroporteve të tjera në vend, por që në marrëvejen me koncensionarin e TIA-s, kjo gjë nuk përfshihet.
“Aviacioni i shërben para së gjithash qytetarëve, por edhe eksplorimit e shfrytëzimit të potencialeve zhvillimore që ka Shqipëria, ve]anërisht turizmit dhe për këtë, domosdoshmëri është ngritja e infrastrukturës së përshtatshme aeroportuale në jug të Shqipërisë që është zona me potencial më të madh turistik që ka vendi. Krahasuar em vendet e rajonit, Shqipëria ka numrin më të vogël të aeroporteve dhet tarifat më të larta të shërbimit ndaj qytetarëve,” tha Haxhinasto.
Për këtë sipas tij, ndërtimi i një aeroporti të ri krijon mundësi e sinergji për të shfrytëzuar një sektor me potencial akoma të pashfrytëzuar.
“Ne synojmë që shërbimet që ofrohen sot të jenë jo vetëm të sigurta e cilësore, por edhe me kosto të ulët dhe për këtë është e domosdoshme të vlerësojmë të gjithë strukturën e kostos që nga tartifat aeoportuale që janë nga më të lartat po të shohim tabelën e nivelit të tarifave midis Korfuzit, Ohrit, Selanikut, Shkupit, Dubrovnikut, Prishtinës”, tha Haxhinasto.
kur do te do te renegociohet koncesioni i Rinas-it qe sic eshte nuk lejon fluturime nderkombetare ne aeroportet e tjera te Shqiperise?
..nese behet e mundur kjo cmimet i l tregu dhe konkurrenca
Me LESHKON Drejtor te AAC do i besh gjithe keto vepra madhore ti mer idiot???!!!
Po vjedhjet e tua te leshkos dhe metes i kane rritur cmimet per udhetaret o plera qe beni sikur keni zbritur nga Marsi a thua se nuk ishit ju qe nga 2009 ne ministrine e linjes me po keta njerez si leshko o tju vije turp
Ky qoftja sikur jeton ne Amerike dhe jo ne Shqiperi. Ky tall b…then me gjera kot, per te justifikuar dicka me te madhe. Kesaj i thone bej zhurme per UFO-t, nderkohe qe ka probleme imediate te cilat duhen zgjidhur.
Shqiperia ende nuk ka zgjidhur problemin e transportit interurban, kurse ky fyelli po flet per transport ajror ne Shqiperi. Nuk e besoj qe te jete kaq budalla apo i painformuar, por e ben qellimisht qe njerezit te meren me qiqra ne hell per te harruar problemet e perditshme.
Haxhi Nasia i ben te gjitha qe thote