Shqiptarët e paguajnë energjinë më shtrenjtë se vendet e rajonit. Humbjet, shkak i krizës

3 Prill 2014, 15:08Ekonomia TEMA

Ndonëse janë qytetarët më të ardhura më të ulëta në Ballkan, shqiptarët e paguajnë energjinë elektrike me shtrenjtë se fqinjët e tyre.

Vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar në dokumentat bashkangjitur marrëveshjes me Qeverinë shqiptare pranon se çmimi i energjisë me pakicë në Shqipëri është ndër më të lartit në rajon, veç Kroacisë.

Sipas FMN-se aktualisht konsumatorët shqiptarë paguajnë rreth 12 cent te euros për kilovat/orë energji përfshirë dhe taksat. Në Bullgari dhe Mal të Zi çmimi është rreth 9 cent të euros, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë konsumatorët paguajnë edhe më pak se kaq rreth 8 cent të euros për çdo kilovat/orë energji. I vetmi vend i Ballkanit Perëndimor, ku qytetarët e paguajnë më shtrenjtë energjinë se në Shqipëri, sipas Fondit Monetar është Kroacia ku çmimi është rreth 13 cent të euros për kilovat/orë. Por, në Kroaci të ardhurat për frymë janë sipas Bankës Botërore 2.2 herë më të larta se sa në Shqipëri.

Pak ditë më parë Enti Rregullator i Energjisë paralajmëroi se do të rishikojë tarifat, për t’u përballur me krizën e thellë të sektorit. Por siç tregon dhe krahasimi i vetë FMN-së, sektori energjetik nuk është në krizë se shqiptarët e paguajnë lirë këtë mall. Por për një shkak tjetër, që lidhet me administrimin, siç e pranon edhe vetë Qeveria.

“Vendi humbet gati 200 milionë dollarë në vit nga vjedhjet e energjisë. Është një shifër shumë e lartë”, tha disa ditë më parë ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

Vetëm në 5 vjet vjedhjet dhe humbjet energjisë arrijnë në 1 miliard dollarë, sipas llogarive të vetë ministrit të Energjisë. Por ky nuk është shpërdorimi i vetëm. Së fundmi sistemi po përballet edhe me një tjetër abuzim. Atë të çmimeve të larta që vijnë nga kontratat me hidrocentralet private, të nënshkruara nga Qeveria e mëparshme. Edhe këto kosto paguhen po nga qytetarët, ndonëse jo në faturën e energjisë, por në një formë indirekte përmes rrënimit financiar të kompanisë KESH dhe subvencioneve të buxhetit.

Kjo është gjendja e sektorit. Miliarda dollarë vjedhje dhe shpërdorime, të cilat nëse do të ishin arkëtuar jo vetëm që nuk do të kërkonin rritjen pafund të tarifave për qytetarët, por mund të kishin krijuar hapësira për uljen e tyre. Një kaos abuzimi masiv, i cili çon në një pyetje: A është e drejtë që kostot e keqmenaxhimit të sektorit t’i ngarkohen gjithmonë qytetarëve korrekt, ashtu siç po paralajmërohet sërish?/TCH

18 komente në “Shqiptarët e paguajnë energjinë më shtrenjtë se vendet e rajonit. Humbjet, shkak i krizës”

  1. Uk Englondi says:

    Po pse or njers pa shkoll

    Do rijn pa ba pushime ne Maldive Zeni aaa?

    http://goo.gl/v85Mr7

    1. hajdari says:

      zeni hupi or tai , po keta rilindsit e tuj qe po dun me e cu me shum cmimin apo??

      1. Flo says:

        Keto jane pasojat e keqmenaxhimit te djeshem nga qeveria Berisha e cial nuk beri kurre nej shitje te sakte. Nga ana tjeter ne zonat informale shteti i sali berishes si ka mbledhur kurre parate sepse ishin vota per te. Ky eshte nje turp. KE paskuqanin qe nuk paguan, kamza e shume zona informale qe vetem vjedhin. E shajne ssot keta Ramen perse ju thote paguani. Turp ju qofte.

        1. Andi says:

          Po perse more Rama jua ka fajin shqipetareve qe jane mesuar te mos paguajne.

          Gjithe bathorja qe vjedh drita. NE sjemi futur ndonejhere ne sistem keto 23 VJET.

          KUSH NUK PAGUAN PER ATE QE KONSUMON_ BURG TE BEJE

          1. Zana says:

            Nuk paguajne ata te paudhet e saliut joooo..

            ju merrte vootat e ju thoshte mos paguani se sjua sjell une policine andej..

            mizerje eeeee

    2. alba says:

      Faji bie i gjithi mbi ata qe e ster-keqmenaxhuan kete ceshtje. Po ne fakt shqiptaret ne pergjithesi e kane qejf qylin e nuk kane qejf te paguajne ate qe duhet. Dhe ne fakt qeveria ka te drejte kur ju thote se duhet t’i paguajne, dhe nuk eshte rritje e energjise, por eshte thjesht thirrje qe njerezit te paguajne ate qe shpenzojne. I jap plotesisht te drejte qeverise per kete.

  2. wickedgame says:

    Rilindasit e gjeten celesin e shpetimit 1milion votuesit te paguajn pak me shtrenjte energjine duhet bere pak sakrifice per qeverine e specialisteve qe ne fushate premtoi se do te heqi tvsh per energjine ,bravo piktor je shume largpames.

  3. shpetim says:

    PYETJA E NGRITUR NGA FMN ESHTE ;

    A eshte e drejte qe kosto e keqmenaxhimit te sistemit energjetik te paguhet nga qytetaret (dhe ketu eshte fjala per qytetaret qe paguajne energjine e konsumuar)?
    Natyrisht pergjigja eshte JO.

    SHQIPTARET E KUPTOJNE SE SHKAKU I KESAJ SITUATE ESHTE KEQMENAXHIMI NE VITE I KETIJ SEKTORI NGA QEVERIA QE HIKU.

    Por njerzit presin qe kjo situate te ndryshoje, sepse nuk kane me nerva te degjojne justifikime pa fund, prandaj dhe ju dhame votat(eshte konsumuar tashme zarfi i pare qe shkruante se faj eshte i shefit qe u largua)

  4. itreg says:

    Gjysma paguan dhe gjymsa tjater ben qejf..shtet PE lecke

  5. shpetim says:

    komenti ne pritje qe nga ora 5 pm

  6. lili says:

    200 millionet nuk Jane vjedhjet e shqiptareve,se u lodhem me kete me,po Jane vjedhjet e Fazlicit edhe shokeve te tij ne Shqiperi qe ketu ,ne keto ‘vjedhje’ gjeti fabriken e elektricitetin qe e shet ne balkan pa pasur fabrique n’asnje vend!…prandaj jemi i vetmi vend nebote qe nuk eshte ne gjendje Me vu Sahata tash e 23 vite ne per shtepite e shqiptareve…Vjedhjet perfundojne ne xhepat e faraoneve shqiptaret…qe tallen me ne!

  7. Liridon says:

    Nqs ndonje qeveri shqiptare do vertet te thithe investime te huaja,qe ky vend nga vend tranziti te kthehet ne nje vend normal duhet te beje nje politike te tille qe te ule cmimin e energjise.Perfituesit e deri ta nishem te atyreve 200 milion Eurove,jane te interesuar qe cmimi i energjise te rritet,pasi keshtu rriten edhe te ardhurat e tyre.

  8. lakuriq me duar në xhepa says:

    Përveç mospagesave, humbjet vijnë dhe nga rjeti tejet i amortizuar i shpërndarjes, që arrijnë shifrën astronomike 30-35 përqind…!!! Ky rjet ndikon edhe në cilësinë “rrumpallë” dhe ndërprerjet vënd e pa vënd të energjisë elektrike… Përse nuk i thotë këto Qeveria…???

  9. Gezimi says:

    Paaftesine e shtetit per monitorim dhe administrim te ketij sektori, nuk ka pse ta vuajme ne qe e paguajme rregullisht energjine e konsumuar. Per fat te keq, kjo po vazhdon per nje kohe te gjate. Merrni masa, mos rrisni cmimin e saj, pasi nuk dihet se c’sjell e nesermja. Askujt nuk i kemi borxh. Te punojne ose te leshojne vendin, se ka te tjere qe e bejne kete pune me se miri!

  10. Vlora says:

    Shqiptaret paguajne vjedhjen dhe pusurine e atyre qe i kane sot ne parlament, qofte djathtas apo majtas!

  11. xha xhan says:

    perse nuk e fillolln ka zero. sa mir ja falen vetes dhe buxhetorve gjith borxhet e papaguara. le tja falin edhe popllit dhe ta fillojne cdo gjo ka zero. pse ka vijn ata ka hena. po un qe jom ne usa e nuk kam pas asiher kontrat me cezin apo keshin do paguj aforfe kshu

  12. ver says:

    Rritja e cmimit te energjise do coje ne rritjen e debitoreve , pra te atyre qe sdo jene ne gjendje ta paguajne me faturen e energjise , per pasoje qeverija nuk do mund ta permiresoje gjendjen financiare te KESH.
    Fatale do jete heqja e fashes se mbrojtur pre 300 kw qe sot paguhet me 7,7 leke dhe kalimi i pageses per gjithe energjine e konsumuar me cmimin e ri 12 cent te euros. Kjo gje do beje qe gjithe pensjonistet qe nuk kane te ardhura shtese pervec pensjoneve , nuk do jene ne gjendje te paguajne me faturren e energjise .
    Ndaj rruga me e mire do ishte jo rritja e cmimit por vjelja e gjithe sasise se energjise se konsumuar nga konsumatoret. Ka shume konsumatore ne zonat rurale por edhe urbane qe nuk e kane paguar ndonjehere faturen e energjise .
    KESH dhe CEZ duhet te shohin edhe mangesite qe kane vete ne menaxhimin e kompanise se shperndarje. Ka nje keqmenaxhim te patolerushem . Prej vitesh flitet per kompletim te matjes , ndersa vazhdon faturimi afrofe,
    Drejtuesi e filjaleve jane njerz partiake qe vijne me qellimin e vetem per tu pasuruar ne nje kohe 2-3 vjecare keshtu qe zgjedhin konsumatoret e medhenj dhe ndajne me ta ate pjese te majme qe duhet ta marre shteti .
    Prandaj nuk behet kompletimi me matesa e as faturrimi sipas tregimit te matesit. Madje per te krijuar mjergull , shkaterrohet me qellim sistemi i matjes , nuk behet bilanc me kabina as me fidra e as me filjale . Denohen ata qe paguajne dhe lihen rehate ato konsumatore qe nuk kane paguar asnjehere, me konsumatoret e medhenj behet loja e ndarjes se copes se majme .Kryekeput CEZ qe nga kreu deri ne baze duhet te drejtohet me specialise te mirefillte te fushes dhe njerz jo profane , nje pjese e te cileve pasi pasurohen bejne edhe rolin e te forteve. Jo keshtu nuk mund te permiresohet gjendja . Nuk duhet rritur cmimi por duhet permiresuar menaxhimi e kjo behet me njerez te afte e te ndershem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje