Ministri i Energjise dhe Industrise, Damian Gjiknuri, deklaroi në analizën e punës së kompanisë CEZ Shpërndarje se ka filluar reduktimi i humbjeve.
“Kemi një reduktim për muajin shkurt me gati 6%, nga 48% që ka qenë shkurti i vitit 2013 në 42.1% në fund të shkurtit 2014. Arkëtimet kanë një rritje nga 3.2 miliard që kanë qenë në shkurt të vitit 2013 në 3.8 miliard në shkurt të vitit 2014. Pra, është një tregues domethënës, janë gati 6 milion dollarë të mbledhura më shumë, gjë që është tregues i mirë,” tha Gjiknuri.
“Qeveria shqiptare po e vlerëson maksimalisht faktin se vendi humbet gati 200 milionë dollarë çdo vit nga vjedhjet e energjisë. Është një shifër e pafalshme, shifër shumë e lartë. Qeveria i ka marrë masat, kompania i ka marrë masat që furnizimi të mos mungojë, siç e treguam këtë dimër që energjia nuk mungoi në familjet shqiptare,” vijoi Gjiknuri.
Sipas ministrit, integriteti dhe profesionalizmi i stafit të CEZ-it është vendimtar.
“Shpeshherë, punonjës të papërgjegjshëm për interesa të vogla financiare, favorizojnë biznese apo favorizojnë konsumatorë të caktuar në kurriz të qytetarëve të tjerë. Kjo punë duhet të marrë fund. Jo më kot po ashpërsojmë edhe ndëshkimet në Kodin Penal. Kodi Penal pasi të kalojë në parlament do të parashikojë dënim me burg për të gjithë abuzuesit e energjisë, sidomos ata konsumatorë tregtarë të cilët e përdorin energjinë për qëllime fitimi, duke favorizuar biznesin dhe duke i shkaktuar shtetit miliona e miliona lekë dëm në vit,” tha Gjiknuri.
“Kemi rastin kur biznese të tëra, nganjëherë paguajnë më pak se një familjar, ndaj po merren masa të rrepta në këtë drejtim. Patjetër do të kalojmë një paketë tjetër ligjore, ku pagesën e energjisë elektrike do ta bëjmë prioritare. Ata njerëz që janë debitorë nuk kanë pse të marrin shërbime, as tendera publikë, as koncesione, as shërbime të tjera publike, por të paguajnë energjinë dhe të jenë në rregull me të gjitha detyrimet”.
Sipas Gjiknurit, institucionet publike duhet të jenë të parat që duhet të paguajnë energjinë.
“Jo më larg se një jave më parë, Ministri i Financave sipas edhe një vendimmarrje në qeveri ka vënë me prioritet pagesat e faturave të energjisë elektrike. Në institucionet buxhetore, pas pagave dhe detyrimeve të sigurimeve shoqërore, pagesa e energjisë do të vijë e dyta. Kjo për të mos thelluar më hendekun financiar që kishte kompania e shpërndarjes dhe vetë sistemi elektroenergjetik për shkak të mungesës së pagesave,” tha Gjiknuri.
Po kur spaguan shteti si i behet??
Rikthimi i sundimit te ligjit dhe barazise ne tendera.
Bravo
Nuk ka barazi ne tendera, ky eshte ministri ne i korruptuar i pluralizmit shqiptar. Mashtrues ordiner!
Subjektet private e vjedhin energjine elektrike se bashku me “specialistet e CEZ-it.
Ne mjafte raste kane nga dy linja,ku njera ben kerdine,ka te tjere qe e vjedhin direkt,abuzimet jane nga punonjesit e CEZ-it qe marin “shperblime”.
Nuk ka humbje por vjedhje!
Me ne fund nje qeveri efikase!! Ju lumte nderprituani energjine te gjithe atyre kafsheve te cilet pa piken e turpit e perdorin me shume nga ne qe paguajme e nuk paguajne as edhe nje qindarke!! Turp jemi ne 2014 e mos te paguash dritat, keshtu vazhdoni bejini te paguajne energjine maskarenjte!!
Me ne fund rikthimi i ligjit!! Boll deri tani duruam te gjitha korrupsionet e ca nuk i jane bere ketij vendi!! Faleminderit qeverise qe po ven me te miren per ndalimin e ketyre veprave korruptive!!
Kur te shkoni ne min 70% arketime, kur te shikojme qe te denoni tekniket ordinere qe bejne pislleqe duke filluat nga shtepia e tyre dhe e farefisit te tyre, kur te kapni bizneset qe manipulojne totalisht fatura, gjera qe vetem qorrat nuk I shikojne do ju themi bravo, sa me pak llafe e sa me shume pune, mos na u beni si minstra SB
Pa paguar detyrimet ata qe kane vjedhur dhe mashtruar, mos prisni drejtesi ne kete vend te cuditshem!
O Gjiknuri shpallni ndonje amnisti per ata qe e dine se nuk e kane ne rregull sahatin dhe duan ta rregullojne,sepse kane frike mor jau…e dine se zemerimi i shtetit bie mbi fukarenjte
Perpara se ministri te kercenoje konsumatorin me ndeshkime me burg, ai duhet te detyroje CEZ qe t’i pergjigjet nje per nje konsumatorit per cdo nderprerje dhe luhatje te te rrezikshme te energjise, te cilat kane shkaktuar demtime ne shuma marramendese te pajisjeve elektrike.
Milionat e vjedhura te kerkohen ke hajdutet me cizme dhe jo ke konsumatori. Burgu s’eshte ndrtuar vetem per fukarain. Zgjohuni o njerez dhe mos i lini t’ju marrin neper kembe te drejtat tuaja.
qelbet ere qe vitin e pare ,filluan te vjedhin dhe keta te PS.
ZOTI MINISTER A MUNDESH TU THUASH SHQIPTAREVE:SA DETYROHEN NE CEZ FARVANJAKET(QYTETARET) QE DUHAN TE KENE ENERGJI NE MENYRE QE FEMIJET E TYRE TE LEXOJNE APO TE SHIKOJNE NDONJE FILME PARA SE TE FLENE DHE SA DETYROHEN ATA QE NGA ENERGJIA PERFITOJNE,SA ,KETE NUK E DI,DUHET T’MA THUASH TI DAMIAN.JAM I KRAHUT TEND,POR EDHE SIKUR T’MOS ISHA.TE FALA.
QEVERIA duhet te marre masa te rrepta ndaj hajduteve te energjise eektrike, cfare ndryshimi ka mes nje personi qe vjedh energjine,dhe atij qe vjedh ne autobus te dy jane njesoj e duhen futur ne burg,nuk mund te shfaqesohen ata qe s’paguajne se nuk kemi pune,shko puno hap kanale ,paret qe paguajme per energjine, shkojne per rikonstruksionin e kompanise kesh, per rruge , shkolla spitale,kopshte, ku te gjithe shqiptaret jane te interesuar.
Me profanet dhe hajdutet e bashkise tashme ne CEZ do reduktoje humbjet?
Me shtetin ne dispozicion te CEZ treguesit jane pertoke.
Humbjet nuk reduktohen me fatura aforfe.
Arketimet nuk shtohen me arketime te shtetit dhe te familjareve ne pune
ne shtet.
Per sa kohe CEZ te shihet si lope qE duhet mjele nga horrat e shtetit dhe
ne te te mos punojne profesionistet humbjet do te jene edhe me shume se
200 milione EURO.
Duhet te behet trsparente,sa perqind eshte humbja qe shkaktohet nga mos pagesat e shtetit!
Privatet marrin energji elektrike nga ndriçimi rrugor,kjo kalon ne “humbjet” e shtetit!
Me ne funde nje Vendim shume i drejte qe kunder hajduteve te kete denime te renda deri me burg! Por kam nje pietje: Po kur te vjedh CEZ qitetarin, kur s’harxhon asnje kw elektrik e CEZi kerkone te paguaj qitetsari, c’denim i duhet dhene CEZ-it? Kush me pergjigjet kesaj pietje e kush do ta rregulloj kete padrejtesi? Hajt, ju paca! Sheme Plaku