Qeveria shqiptare deri tani ka kryer 120 milionë dollarë si pagesa të faturave të prapambetura. Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ, ministri i Financave Shkëlqim Cani sqaroi se detyrimet që shteti u ka bizneseve dhe individëve llogariten 720 milionë dollarë. Në këtë kuadër, Cani theksoi se për vitin 2014 parashikohen të paguhen më shumë se gjysma, rreth 350 milionë dollarë.
“Ky operacion do t’i sjellë frymëmarrje ekonomisë, investitorëve, bankave, për rrjedhojë edhe familjeve shqiptare, në aspektin e punësimit, pagave, likuiditetit, etj”, u shpreh Cani, duke shtuar se tashmë problem po paraqet biznesi, i cili nuk po arrin të justifikojë me fatura pretendimet për pagesat e prapambetura.
Në mbledhjen e tretë të Këshillit Konsultativ, Cani konfirmoi se deri tani, shuma që i është kthyer biznesit nga shteti për detyrimet e prapambetura ka arritur 120 milionë dollarë. Nga kjo shumë, tha ai, rreth 30 milionë dollarë janë paguar vitin e kaluar (kur në dhjetor 2013 përmes një akti normativ u alokua një shumë prej 5 miliardë lekësh, nga e cila 2 miliardë shkoi për ndihmë ekonomike dhe 3 miliardë fatura të prapambetura), ndërsa vetëm gjatë këtij viti janë paguar 90 milionë dollarë. Sipas tij, po ecet me objektivin tashmë të deklaruar për të paguar 350 milionë dollarë deri në qershor.
Aktualisht janë rreth 10 mijë fatura të hedhura në faqen e tatimeve, ku bizneset mund të verifikojnë gjendjen. Nga shuma e paguar, mbi 80% i përket rimbursimit të TVSH-së, të cilave u është dhënë prioritet nga qeveria. Cani tha se paratë për të shlyer detyrimet janë siguruar nga tregu, ndërkohë që fondet e FMN-së nuk kanë mbërritur akoma. Sipas tij, është rënë dakord me FMN-në që do të ecet me shlyerjen e borxhit duke parë dhe si do të reflektojë ekonomia.
Qeveria është angazhuar për të shlyer 72 miliardë lekë detyrime të prapambetura për periudhën 2014-2016, gjysma e të cilave pritet të paguhet brenda këtij viti.
“Deri tani kemi arritur një të tretën e objektivit të këtij viti”, tha ministri i Financave, Cani. Në mbledhjen e tretë të radhës, më këshillin konsultativ, ministri i Financave, Cani prezantoi disa nga zhvillimet e fundit, që lidheshin me Kodin e ri Doganor, projektligjin e TVSH, kredinë e FMN-së, si dhe ecurinë e pagesave të vonuara. Këshilli konsultativ përbëhet nga grupe të interesit, shoqëri civile, media, ekonomistë, etj. Në dy mbledhjet e para janë prezantuar ndryshimet ligjore te paketës fiskale dhe buxhetit 2014 si dhe strategjia e shlyerjes dhe parandalimit të borxhit.
Qeveria bravo e angazhuar seriozisht per te bere nje pune shume te mire dhe serioze.
Pune fantastike nga qeveria po lan borxhet e te tjereve dhe nuk merret me akuza te kota dhe boshe. Bravo
Fantastike
Bravo qeveria, faktet flasin me ze me te larte se fjalet.
O cani shiko brumbullin se te beri kerdine
nese nuk beni strategji zhvillimi afatgjate jo 350mil po 1Mild te hidhni e keni te kote, bankat kane fonde plot qe spo mund ti japin kredi, indivite po ashtu duan te investojne por nuk dine se ku… Mos bini ne nivelin e SalB-se por merreni seriozisht ate per te cilen ka nevoje shqiperia, nje strategji zhvillim i te sketoreve kyc, konkurence te ndershme dhe shtet ligjor
Po vendimet e formes se prere te gjykatave qe kan vite ne syrtaret e shtetit (Ministrise se Financave) kur do ti zbatoni Z. Cani?
Eshte nuk cudi e madhe te shohish se si gjinden paret per maffiozet qe Kane superfakturuar punet qe as nuk i Kane krye,e nuk gjinden paret per pronaret qe do i kushtojne pranimin a jo n’evrope shqiperise,nukgjinden paret per kish te burgosurit.. Cudi qysh gjinden paret per keta ‘investitore’ sherbetore te partive ne pushtet ne nuk gjinden paret per popullin shqiptar.
Mos eshte kthimi i pareve per ato qe na ndreqen ville e mètres,helikopterin per palmat e mètres and co? Dmth ‘shperblimi per miqte’ biznesman qe Kane aq mirekuptim sa njeri i je zyra luksuoze nje député ti,tjetri ngr nje ville per nje minister ne kurriz te popullit shqiptaret qe paguan keto shpenzime per zyra e taxa!
Pse gjinden paret per miqte e partive e jo per popullin hallexhi? Korrutioni eshte ne pyetje edhe kapja e shtetit nga keto matrapaze..