Raporti i BERZH/ Rama: T'i japim fund mungesës së ndërveprimit brenda nesh. Të garantojmë marrëdhëniet individ-shtet

4 Prill 2014, 10:53Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si të shkëlqyer raportin e publikuar nga BERZH për vendet në tranzicion, ndërsa konkluzionet e tij si mjaft të nevojshme për politikëbërësit.

“Është një raport i shkëlqyer për të gjithë ata që duan të kuptojë më shumë trazicionin dhe sfidat e vendeve që kanë kaluar apo kalojnë përmes trazicionit. Ky raport ka gjetje shumë interesante që i vlejnë politikbërësit, i vlejnë donatorëve, i vlejnë aktorëve të angazhuar në marrëdhëniet birateriale. Këto janë periudha ku gjithë sistemet e vlerave bien kur kulturat  ndoshta të mbetura larg në hapësirë zbulohen. Janë periudha të cilat kanë një tendencë për të imituar më tepër se për të vepruar qartë”,  tha Rama.

Në vijim ai shprehu vendosmërinë për të kuruar atë që e quajti një sëmundje të vjetër, mungesën e ndërveprimit të brendshëm.

“Ne jemi të vendosur që ti bëjmë të dyja, të plasim qartë dhe të ndërveprojmë qoftë edhe brenda nesh duke u përpjekur të kurojmë një sëmundje kronike të procesit qeverisës në Shqipëri që është mungesa e plotë e ndërveprimit të brendshëm, qoftë edhe mes nesh  dhe organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve tanë politik dhe ekonomik në ëmnyrë që përmes ndërveprimit t`i japim vetes instrumenta realë dhe konkretë shumë herë më efikas për ta ndryshaur realitetin  e përditshëm të Shqipërisë dhe për ti dhënë fund një trazicioni që vazhdon në formën e një përpjekje për të integruar Shqipërinë në Bashkimin Europian  duke i dhënë fund një faze të ndërmjeteshme  mes përkatësisë së një botë që nuk ekziston më dhe të një përpjekje për të hyrë në një botë kur ende nuk jemi. Për t`i dhënë fund një trazicioni në kulturën tonë të komunikimit, të vendimmarrjes, të qeverisjes duke folur qartë dhe duke verpuar. Njëri nga problemet kryesore nga pikëpamja subjektive është pikërisht mungesa e ndërveprimit dhe kufizimi i jashtëzakonshëm që kemi mes sektorëve të jetës dhe instrumenteve që kemi,të cilat e kanë bërë të fragmentuar procesin e qeverisjes në vend. Ka dy element që janë të qartë nga studimi: i pari ka të bëjë me atë se çfarë duhet të arrijmë si shtet dhe si shoqëri në një botë që ndryshon me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe ku duhet një adoptim po kaq i jashtëzakonshëm në marrëdhëniet me tregun. Dhe së dyti kemi të bëjmë me pozicionin e shtetit dhe funksionimin e tij”, u shpreh Kreu i Qeverisë.

Në vijim Kryeministri u shpreh për nevojën e modernizimit të të gjtihë sistemit në tërësi. Sipas tij, kjo do të thotë instrumente të reja dhe efikase kundër korrupsionit, për të rritur transparencën e jetës ekonomike dhe për t’i bërë transparente marrëdhëniet mes individëve dhe shtetit, dhe shërbimeve që kanë ndaj individit”,

“Isuf Vrioni, ikonë e shekullit të XX të Shqipërisë, në personazhin e vet e mishëroi me jetën e tij të gjatë gjithë rrugën e Shqipërisë së shekullit të XX. Në momentin e rënies së regjimit komunist, kur gjithë gjenerata e re ishte entuziaste se tani kishte marrë fund një makth dhe kishim kaluar në demokraci, ai më tha diçka në formën e një të vërtete gjithnjë e më drithëruese për kohën që është thënë. “shembja e komunizmit ka sjellë lirinë, por jo demokracinë. Dhe unë jam i bindur se nuk do jetoj dot aq sa ta shoh demokracinë, por të lutem që t’i dhe gjenerata jo te ta shohin”, u shpreh Rama.

Sipas tij, liria i jep të gjithëve mundësi, por një garanton marrëdhëniet mes individit dhe shtetit, Demokracia.

“Për të arritur atë ditë, kur çdo individ do të jetë i garantuar për bashkëjetesën mes individëve,  do të duhet një rrugë shumë e gjatë që mund ta quajmë tranzicion”, tha Kryeministri.

9 komente në “Raporti i BERZH/ Rama: T’i japim fund mungesës së ndërveprimit brenda nesh. Të garantojmë marrëdhëniet individ-shtet”

  1. elona says:

    Ca do besh me HEC-et o zoti KM?Se i terrorizoi Damian koqja BERZH,BB e te gjithe te tjeret,s’po financojne me asnje investim ne HEC,se kane frike se do i marri Damian koqja koncensionet e do i fusi ne b*the.Po me ASHR c’do besh?E shpike dhe ti nje menyre vjedhje nga Min.Kultures.3 milion leke depozite thote,nqs ne nuk kemi arkeologe te disponueshem,qe te paguani arkeologet e licensuar,sherbimin e te cileve s’e dime akoma sa vlen,se nuk e kemi vendosur,po ti bllokoji njehere 3 milion…Qeveri me te paafte s’kam pare.E paskam sha kot Salen gjithe keto vjet.

  2. Berti says:

    Bravooooooooooooooooooo. ME ne fund po ndertohet shtet

  3. samanta says:

    Bravo Rama per vendin eshte shume e nevojshme nderveprimi dhe bashkepunimi me organizata si BERZH.

    1. livia says:

      Shume vleresime per kryeministrin

      1. eva says:

        Pune fanatastike nga ana e qeverise, bravo

        1. iva says:

          Me punen fantastike qe po ben qeveria po ndertohet nje shtet sic duhet.

  4. cili says:

    O Elona, pse shkruan me pseudonim, ti ne fakt je Saliu, qe sheh endrra se do vije edhe nje here si kryeminister. I rrjedhur!

  5. andi says:

    cjane ca komentues ketu..shumica ne qe komentojme te majte jemi..por bythelepires si ca ketu te hapin barkun..qelbesira ka ne cdo kohe

  6. Vlora says:

    O zoti Rama! Perpara se te besh ate qe thua, duhet qe te zhbesh 22-vite maskarallek, varferi, berryla dhe ndyresirllek ne kete vend. Qe te te besoj populli se e ke me gjithe mend ate qe thua, filloje nga ata qe ke ne parlament ne opozite dhe nga ata qe ke ne koalicion, duke dhene nje shembull te forte se me ne fund shteti Shqiptar dhe politika e ka seriozisht deshiren per ti rregulluar gjerat. Nuk mundet te kerkosh hajdutet dhe kriminelet ne popull, kur ne fakt ata jane ministra, deputete, kryetare opozite apo drejtore. Peshku zihet nga koka dhe jo nga bishti. Neqoftese ka vullnet te hekurt per te bere shtet dhe demokraci, kjo duhet qe te filloje nga paria kriminale Shqiptare, dhe jo nga bishti dhe fukarenjte qe rrobtohen te mbijetojne ne kete ekonomi shkerdhate! Te tjerat jane thjesht demagogji dhe justifikime per politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje