
Ministria e Financave ka reaguar ndaj pretendimeve të opozitës duke i bërë thirrje asaj t’i japë fund sulmit të pandershëm që po i bëhet çdo ditë administratës tatimore. “Pas 8 vite rrënimi të vazhdueshëm në Tatime dhe Dogana, qeveria e re ka vendosur në krye të administratës staf të kualifikuar, që po punon në mënyrë profesionale.”
Sipas Ministrisë së Financave të ardhurat nga Tatimet e Doganat jo vetëm që janë rritur me 150 milionë dollarë më shumë se një vit më parë (në 6 muajt e qeverisjes), por kanë tejkaluar edhe vetë planin e vendosur nga qeveria.
“Opozita duhet ta kuptojë se organet tatimore janë të shtetit, jo të politikës. Ato duhen inkurajuar, jo sulmuar. Vetëm duke pasur një staf të kualifikuar në Tatime dhe Dogana mund të rriten të ardhurat e shtetit dhe mund t’i shërbehet në mënyrë profesionale biznesit, duke garantuar konkurrencë të ndershme dhe barazi përpara ligjit.”
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se ka bërë çmos që të dhënat e ruajtura në serverat e Tatimeve të jenë të sigurta, edhe pse sistemi u gjet në një gjendje jofunksionale.
Deshiroj te theksoj nje problem.Degjojme nga qeveria shume deklarata per shkeljet qe jane bere nga qeveria e me pareshhme,dakort.Qeveria te mos mbetet vetem tek denoncimet por me shume te qendroje tek ndeshkimet.Populli kerkon drejtesi dhe ndeshkueshmeri.A e ka kuptuar qeveria kete.
Problematikat me zyren e tatimeve jane te shumellojshme, por aman o z.Minister vetem ato grate qe rrine ne protokoll shkundi njehere prej vendit. Jane perballja e pare me tatimpaguesit, por njekohesisht turp i institucioneve tatimore. Kur vete tek VIP-at i gjen duke ngrene ne oren 10 te mengjesit, turli aromash brenda qe te vjen per te vjelle dhe as e levizin menderen nga vendi per te terhequr ato qe dorezon, vetem te thone me gjysme zeri pa ngritur koken nga ushqimi leri aty dhe hajde dite tjeter te marresh numrin e protokollit.
Cfare u kushton xhanem, jane 3 gra dhe njeres prej tyre 1 minute gje i duhet ta regjistrojne e te te japin nje numer protokolli?! Pse duhet te lesh punen e te shkosh dite tjeter per dicka qe sic e thashe atyre nuk u merr me shume se 1 minute kohe.
Ne Kosove jane vetem 2 gra, por te presin me miresjellje dhe te pergjigjen ne moment madje duke te vulosur dokumentin me vulen e institucionit dhe vendosin numrin e protokollit mbi te.
Kultura e sherbimit ne Shqiperi le shume per te deshiruar.
Sesi paska njerez qe hane ne 10 te mengjesit kur ti qe je biznes VIP han ne 7 kete nuk e konceptoj dot! Po duke pa qe qenke VIP do te gjej dhe do ti qi robt
Me e mira u befte per kete popull.Po si ka mundesi ketu tek Komuna e Parisit te hapet lloto prej dy muajsh ,pa liçense dhe sa here vjen kontrolli e gjen mbyllur me 12 TV brenda,kontrolloni informalitetin,se kupona tatimore as behet fjale te leshoje biznesi .
Qe te konkurosh per ne tatime apo dogane, duhet te kesh5 vjet eksperience ne kete sektor. po te tjeret qe se plotesojne nje kusht te tille.Prandaj jane kthyer te vjeter…
Z.Tatimpagues!Se mos vetem ne zyra jane me mire se ne kosovaret,po me zgjedhjet e lira,ku rezultati del brenda nates e jo si tek ne qe duhen jave e madje edhe muaj,po me gjuhen shqipe te medias kosovare qe qendron shume me lart se ajo e perdorur tek ne,po gjuha e perdorur ne parlament etj etj.
Ne administraten tone i dashur nevojitet nje revolucion i vertete,pasi jane disa letyra si ai rasti qe permend zotrote qe neperkembin hallexhijte.
po te zyra bizneseve VIP nuk ka hallexhinj o mambukur