"Transporti ajror po asfikson turizmin"

8 Prill 2014, 19:42Ekonomia TEMA
"Transporti ajror po asfikson turizmin"

Nga  Skender Minxhozi

 

Zoti Vathi, dy javë më parë trajtuam në revistë një temë delikate, e cila lidhet me transportin ajror. Cili është opinioni juaj, në lidhje me situatën që ka krijuar konçesioni i dhënë një dekadë më parë, në aeroportin e Rinasit?

Para së gjithash, në emër të Unionit të Operatorëve Turistikë Shqiptarë, ju falenderoj që e publikoni për here të parë këtë shqetësim, për të cilin, Unioni ynë disa herë ka kërkuar zgjidhje tek autoritetet zyrtare.

Për mendimin tim, aeroporti i Tiranës është pengesa më e madhe që ka sot Shqipëria për rritjen e numrit të udhëtarëve që fluturojnë dhe zhvillimin e një turizmi masiv të të huajve brenda vendit dhe të shqiptarëve jashtë vendit. Ky konçesion në Shqipëri, pavarësisht nga nevoja e momentit, ka qenë zgjidhja më e papërshtatshme. E them këtë pasi gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit, transporti ajror dhe turizmi në Europë dhe në Botë, ka pasur rritje të pakrahasueshme, me futjen në hapësiren ajrore të kompanive ajrore Low Cost, me zhvillimin e shpërndarjes online të biletave ajrore, ndërhyrjen e qeverive për nxitjen dhe mbështetjen e turizmit etj.

 

A mungonte diçka, në analizën që kishim bërë, lidhur me strukturën e tarifave, taksave dhe kostove që kontribuojnë në ngritjen e çmimeve të biletave për udhëtarët?

Analiza juaj përsa i përket konçesionit të aeroportit është e plotë, por kostot e fluturimit nga Tirana apo drejt Tiranës, janë rezultante e disa faktorëve.

Së pari, siç e theksoni edhe ju, janë shërbimet e shtrenjta aeroportuale monopol të aeroportit të Tiranes, që ju i krahasoni me aeroportet e rajonit. Por unë mund të them edhe nga përvoja personale, se aeroporti i Tiranës ka shërbime më të shtrenjta, krahasuar edhe me aeroportet: Fiumicino në Romë, Charles de Gaulle në Paris, Domodedovo në Moskë, Dubai, Antalya, Ataturk në Stamboll, Sharm el Sheikh etj.

Së dyti, taksat në bileta janë nga më të shtrenjtat, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Taksat totale të aeroportit të Tiranës në një biletë vetem vajtje janë €26.50. Ndërkohe taksat totale në disa aeroporte në rajon janë: aeroporti i Prishtinës €20.53, aeroporti i Shkupit €17.50, aeroporti i Ohrit €16.50, aeroporti i Korfuzit €12.00, aeroporti i Dubrovnikut €15.00,  aeroporti i Podgoricës dhe Tivatit €15.00.

Në taksat totale të aeroportit të Tiranës, përfshihen:

a. Taksa e aeroportit €12.50. Kjo taksë e krahasuar me disa vende të tjera është nga më e larta. Aeroporti i Shkupit €11.50, aeroporti i Korfuzit €12.00,

b. Taksa e Sigurise €4.00, që shumë aeroporte nuk i kane te veçuara, pra i perfshijnë në taksën e aeroportit.

c. Taksa e kalimit të kufirit €10.00, është taksë që në rajon dhe Europë jemi të vetmit qe e aplikojmë, madje në botë vetëm 10 -15 vende e aplikojnë. Kjo taksë, që sot përfshihet në biletë, para disa vitesh  grumbullohej nga punonjës të Ministrisë së Brendshme në masën €10.00 euro për të huaj dhe 1.000 lekë për vendasit. Në literaturë njihet që vendosja e një takse të tillë në industrinë e Turizmit dhe të Transportit ajror ka për qëllim DEKURAJIMIN e zhvillimit të kësaj industrie. Kjo takse nuk ka llogjikë të mbahet në një vend që e thekson që e ka prioritet zhvillimin e turizmit. Pavarësisht se kur është vendosur dhe qëllimit të asaj kohe, mbajtja akoma e kësaj takse dekurajuese bien në kundërshtim edhe me të gjitha praktikat botërore të zhvillimit të transportit ajror dhe të turizmit. Duhet thënë se në strukturën e taksave, pjesën e luanit e merr shteti.

Së treti, me aeroportin e Tiranës është i lidhur edhe një konçesion tjetër, ai i BP, për furnizimin me karburant. Edhe ky konçesion ka bëre që karburanti në aeroportin e Tiranës të jetë më i shtrenjtë se kudo. Nga përvoja personale e operimit me charter gjatë 6- 7 viteve të fundit, mund të jap shembuj të shumtë.

Psh, para nje viti, nje avion charter i nisur për në Dubai, vendosi të marrë më pak karburant në Tiranë dhe bëri zbritje në Antalya, që të furnizohej përsëri, pra, kostoja totale e karburantit që mund të blente në Tiranë ishte më e shtrenjtë se kostoja e karburantit total që realisht bleu (në Tiranë dhe Antalya), plus kostot shtesë të shërbimit aeroportual në Antalya, plus shtesën e shpenzimit të karburantit që avioni bën më shumë, duke bërë edhe një ulje shtesë.

Më konkretisht, nga faturat që disponojmë për shpenzimet për karburantin, për një periudhë prej 9 muajsh para 3 vitesh, rezulton që çmimi mesatar për 1 litër, në aeroportin Sharles de Gaulle në Paris ishte 25% më lirë se në aeroportin e Tiranës, në Aeroportin Sabiha  në Stamboll 31% më lirë, në Larnaca të Qipros 31% më lirë, në Sharjah të Emirateve 36% më lirë, në Antalya 30% më lirë, Varna të Bullgarisë 21% më lirë.

 

Cilat janë pasojat e një situate të tillë, mbi transportin ajror civil?

Situata në aeroportin e Tiranës, me të gjithë faktorët e lartpërmendur, ka sjellë si pasoja:

– Së pari, numri i kompanive ajrore që fluturojnë drejt Shqiperisë është i kufizuar vetëm me disa nga kompanitë më të mëdha të Europës. Tregu ajror shqiptar nuk është tërheqës për kompanitë Low Cost dhe Charter.

– Së dyti, çmimet e biletave ajrore nga Shqipëria apo drejt Shqipërisë, janë nga më të shtrenjtat në rajon dhe në Europë. Këto çmime rëndojnë mbi qytetarët shqiptarë të cilët, pavarësisht nga lehtësimet e përfituara për vizat, kanë pengesë çmimet e larta për të udhëtuar jashtë vendit. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

– Së treti, pavarësisht nga shkaqet e brendshme që mund të ketë pasur, Kompania Belleair shkoi drejt falimentimit edhe për shkak të këtyre kostove të mëdha që ka përballuar gjatë tërë periudhës që ka operuar.

 

Si përthyhet tek operatorët, politika e një monopoli mbi fluturimet ndërkombëtare? Sa prek kjo punën tuaj, si kompani udhëtimesh turistike?

Transporti Ajror është elementi i parë, gjatë zgjedhjes së destinacionit për një turist apo për një operator turistik. Atëhere, në kushtet kur Shqipëria si destinacion ofron çmimet më të larta të transportit ajror në rajon, si mund të jetë Shqiperia tërheqëse për turistët e huaj?!

Deri në verën e vitit 2013, në Shqipëri nuk ka fluturuar ASNJE avion charter me fluturime zinxhir, për të sjellë turistë të huaj në Shqipëri. Për herë të parë, vitin që shkoi filloi fluturime të tilla një kompani charter nga Hollanda, por edhe ajo i ndërpreu për vitin 2014. Nuk e dimë a do të vijojë këtë vit apo jo.

Nga kontaktet e shumta që ne kemi pasur në panaire ndërkombetare, tur operatorët e huaj që kanë shprehur dëshirën të fillojnë sjelljen e turistëve drejt plazheve shqiptare, premtojnë, bëjnë studimin e tregut dhe marrin vendime për të mos filluar fluturime drejt Shqiperisë. Mund të përmendim operatorë anglezë, gjermanë, hollandezë, belgë, italianë, francezë etj.

Sot, ardhja e turistëve të huaj nga vendet e largëta drejt plazheve të Shqipërisë, është me prejardhje nga aeroportet e Korfuzit apo Podgoricës. Dhe të mos harrojmë që këta turistë sakrifikojnë kohën e pushimit të tyre për të udhëtuar nga këto aeroporte drejt plazheve tona.

Por jo vetëm turizmi plazheve është i shtrenjtë në Shqipëri, edhe turizmi kulturor bëhet i shtrenjtë. Në të shumtën e rasteve Shqipëria është vetëm vend kalimtar në turet rajonale. Pra, turistët vijnë në Dubrovnik dhe ikin nga Shkupi ose vijnë nga Korfuzi dhe ikin përsëri nga Korfuzi.

Ne si operatorë turistikë, për turistët shqiptarë që udhëtojnë në grupe jashtë vendit, kemi gjetur zgjidhjen, duke organizuar dërgimin e tyre me nisje nga aeroportet  e Shkupit, Prishtinës dhe Podgoricës. Të gjitha grupet tona që udhëtojnë me avion drejt Dubait, Parisit, Dusseldorfit, Mynihut, Zyrihut, Stockholmit, Malmo, Eindhovenit etj, janë organizuar  nga aeroportet e vendeve rajonale. Në plan kemi edhe përdorimin e aeroportit të Dubrovnikut për fluturime të tjera. Pra turistët shqiptarë udhëtojnë deri në 8 orë për të shfrytëzuar lehtësitë dhe çmimet e lira të aeroporteve të rajonit.

 

Cilat do të ishin disa nga masat që duhet të ndërmarrë qeveria, për të nxitur dhe rregulluar transportin ajror civil?

Para së gjithash përshendes reagimin e Ministrit të Transportit zotit Haxhinasto, ndaj problemit që ngritët ju në artikullin tuaj. Do dëshiroja që reagimi të mos jetë thjesht një deklaratë apo edhe një ndreqje e pjesshme. Situata e rëndë në transportin ajror, nuk mund të ndreqet vetëm duke parë atë që është tek tjetri, por edhe tek vetja. Nëse Ministri deklaron për rishikimin e shërbimeve aeroportuale, duhet të deklarojë edhe rishimin e taksave, rishikimin e çmimeve të larta në karburantin për avione, rishikimin e konçesioneve të dhëna. Ndoshta mund të shkohet deri në negocimin edhe të heqjes së konçesioneve. Plagë të tilla me efekte të tmerrshme mbi industrinë e trasportit ajror dhe turizmit, mund të kërkojne edhe ndërhyrje kirurgjikale.

Folëm vetëm për transportin ajror, por probleme të njëjta ka edhe për transportin detar. Dhe këtu nuk ka konçesione, por shërbime portuale nga më të shtrenjtat në rajon, taksa të larta, që kane sjellë si pasojë jo vetëm biletat më të shtrenjta, por edhe mungesën e porteve shqiptare në hartat e linjave më te famshme të kroçierave. Itineraret në Adriatik përfshijnë portet e vendeve të rajonit si Dubrovnik, Kotorr dhe Korfuz. Vetem në Dubrovnik dhe Korfuz ka mbi 600 ndalesa në vit nga këto linja, në Kotorr mbi 400 ndalesa, dhe në portet shqiptare jo më shumë se 10 ndalesa në vit, duke përfshirë Sarandën dhe Durrësin. Po për portet çdo bëhet zoti Ministër?

 

Po në lidhje me nxitjen e turizmit, cilat janë propozimet dhe përvoja juaj, si operator me peshë në treg? 

Nxitja e turizmit kërkon buxhet. Nuk mund të promovohet turizmi shqiptar me buxhetin aktual që merr Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Jetojmë në një kohë ku turisti nuk “zgjedh” destinacionin, por “blihet” nga destinacioni. Maqedonia u jep tur operatorëve të huaj subvencione nga €30 deri në €65, për një turist që qëndron në Maqedoni 1 javë. Ndërkohë, qeveria maqedonase ka subvencionuar kompanitë ajrore Wizzair dhe FlyDubai, për t’i mbështetur që të fillojnë fluturime nga Shkupi.

Rajoni i Riminit në Itali u jep tur operatorëve nga €10 deri në €30, për çdo turist që qëndron minimum 3 netë jashtë sezonit të lartë. Qipro Veriore jep subvencione deri në €100, për çdo turist që qëndron 1 javë. Egjipti  paguan 35% të vendeve të avionit, kur fluturon me charter. Korfuzi e bën taksën e aeroportit zero, kur kompania ajrore fluturon jashtë sezonit të lartë.

Dhe shembuj të tillë mund të japim me dhjetra.

Mbështetja e turizmit me buxhet subvencionimi, është kushti i parë që të konkurojmë në rajon. Pa këtë, deklarimi për zhvillimin e turizmit si prioritet nga çdo qeveri, është demagogji që nuk ka pse të na gënjejë më.

27 komente në ““Transporti ajror po asfikson turizmin””

  1. Kolegu says:

    1500$ e kane bere bileten New York Tirane ropshat.. As kush ska per tu shku te papfryret.

    1. serqozi says:

      Nje krahasim .
      ne korfuz isha vjet dhe pagova rezortin 30 €/dita all inclusiv dhe i shijova pushimet , kurse ketu nje byth hoteli + shazllon + detin + 3 vakte ( menu teper e kufizuar ) kushtonte 4000 leke/dita . kur mendon se ne korfuz ne sezonin e veres çdo 10-15 minuta ulet nje avion me turiste , nderkohe qe bregdeti i korfuzit as qe krahasohet me bregdetin tone te jugut , te vjen te pelcasesh nga inati se sa te mjere jemi

    2. bullshit says:

      ja , keta jan shqiptaret qe duan te shkojne ne europe me taksa me ta larta se europa vete,

      hajdutetttttttttttttttttt e dreqittttttttttttttt

  2. Tironsi says:

    C’fare mund te shtosh me teper ne analizen e detajuar te Zotit Vathi?
    Ky person jo vetem qe eshte profesional por ka “bon sense” ne llogjiken e tij. Disa te tille i duhen qeverise se re qe te levizin ligjet e ndryshkura qe ekzistojne ne vendin tone. Ne cdo vend te botes koncensionet rishikohen ne baze te zhvillimit ekonomik te atij vendi. Nuk eshte e thene qe te mbyllen apo te sekuestrohen por mund te rishikohen.
    Turizmi eshte nje nga deget kryesore te ekonomise se nje vendi dhe nuk duhet asfiksuar me koncensione te perjetshme.
    Nevoja e nje aeroporti tjeter Internacional ne Jug te Shqiperise eshte e domosdoshme jo vetem per numrin e turisteve internacional por dhe atraktimin e investoreve te huaj ne bregdetin tone. Ne te gjithe Boten Resorts kane afer nje airport qe ta bejne kohen e pushimit te turistit me efikase. Ju lutem beni dicka. Eshte ne kohen e duhur. TM

  3. Shqiptari says:

    Nje fluturim 20 min Bari-Tirane kushton 106 euro minimumi kurse Bari-Barcelone 89 euro, Bari-Paris 74 euro, Bari-Dusseldorf 52 euro.
    Do prishim monopolet dhe do kthejme cdo kontrate qe bie ndesh me interesat e vendit…tha dikur ai…rilindasi Edvin Piktor Rama. Ku jemi sot ???

    1. Rinasi says:

      po pra po avioni per bari funizohet ne itali dhe jo ne rinas!

  4. al, paci says:

    shum e vertet shum her kam zgjedhur igumenicen per te udhtuar me dragete, me kushton 5o euro me pak, ne shkurte nga durrsi ne bari megjith makin kushtonte 16o euro, kurse gumenic bari 1oo, kurse patra bari 11o. po ne muain shkurte madrit athin 285 euro vajtje ardhje, kurse tiran madrit me posht 45o euro nuk e gjeje, se si do bejm turizem ne shqiptaret me keto cmime kur duhet te dim qe evropianet i ven shum re ketyre gjerave dhe me 1o evro te ndryshojn cmimet evropianet nuk te vijne.

  5. soni says:

    Ju lutemi zgjidheni sa me par kete problem. Turistave te huaj as qe nuk u shkon mendja te vine ne shqiperi me cmimet e kripura te Linjave ajrore. Po ashtu dhe gjithe emigrantet me famijet e tyre nuk kane shance te vine ne shqiperi shpesh dhe arsyeja eshte cmimet shume te larta te biletave.

    Ne gjithe Evropen Gjen bileta nga €10 deri €50.

    Te ikesh me Avion ne Shqiperi Per sezon vere ose krishtlindle nga cdo shtet evropian per 2 0re fluturim eshte i njejti cmim qe shkon ne Amerike apo Australi.

    A e kuptoni ca i ka bere Nano e Berisha atij vendi me ato koncesione qe kane bere.

  6. jo vetem kemi frike te pysim sa eshte bileta porna vjen edhe turp, kur themi perse eshte kaq shtrenjte me shqiperine ?? pergjigja eshte gati nuk eshte fai jone pyesni ne shqiperi.dhe ne shqiperine tone te dashur,
    fiton me i frti dhe ai qe korrupton me shume.sepse te gjithe vjedhin dhe kusuret i paguajme dhe ne emigrantet…

    1. Rinasi says:

      Bellair falimentoi gjoja dhe sikur u ulen pak biletat dhe jane shtuar dhe pasagjeret cdo dite! Eshte pune tjeter qe Erjon Brace llap dhe bellair po perdor emer tjeter me miratimin e Haxhinastos kuptohet
      Qeveri e re avaz i vjeter, por ti prape emigrant do ngelesh! Shnet e pare miku im

  7. i says:

    per ti dhene te drejte nje apo disa kompanive qe te operojne ne aeropotin e rinasit nuk e ka aero port por Albkontroll (ish ANTA) qe ka ne krye belinda ballukun (e shoqja e sokol balles). koncesioni i dhen atere eshte mese i gabuar por nuk ka lidhje se kush mund te ulet e kush mund te ngrihet. koncesioni ndalon hapjen e nje aeroporti te dyte apo te trete nderkombetar. cdogje tjeter varet nga albkontroll

  8. kris says:

    Krahas uljes se taksave mendoj se komuniteti I biznesit duhet te pergatise paketa turistike me cmime te favoreshme perafate qendrimi ditore deri ne dyjavore.Milionat e dollareve per reklama jane te pavlefshme neqoftese nuk bashkepunojne gjithe hallkat e biznesit dhe te kultures

  9. beso says:

    Prishni monopolet.Beni te pakten nje Aeroport alternativ,ndoshta aerodromin ne Berat qe permbledh Jugun.

  10. Loshi says:

    Nga Londra ne Itali kushton vetem £50 bileta dhe po te udhetosh per ne Tiran kushton £600 paund, shumica e emigranteve te Anglise nuk vijne me ne Shqiperi por I bejne pushimet ne vende te tjera.

  11. Adi says:

    Tani qe po flas Suedia ka filluar turizem Charter me Shqiperine, Kryesisht Sarande-Vlore. Mungesa e nje aeroporti ne jug thjesht po pasuron operatoret e Korfuzit. Priten biletat Charter . Stockholm-Korfuz dhe me pas vene me anije ne Sarande. Dihet qe ne xhiron dhe perfitimet turistike per nje vend perfshihen dhe kostot e transportit te cilat zene 50% te shpenzimev. Keto leke po perfitohen nga Greket

  12. Comedian says:

    Cdo gje e sakte dhe e pergezoj per kete editorial por ne fund e dhjeu
    Mbeshtetja e turizmit me buxhet subvencionimi, eshte kushti I pare qe te konkurojme me rajonin
    Shkurt e bute une te sjell turiste ti me jep leket
    Po leket e kujt? Nga taksat e shqiptarve . Sikur sja vlen ne keto dite te qelbura mbytyr ne borxhe dhe papunesi e madhe jemi shume larg realitetit
    Ndoshta me vone…………….. si mendim seshte I keq

  13. Tironc prej verteti says:

    Komente shume me vend dhe reale. Kushdo qe vjen ne Tirane e din se cfare heq per te paguar biletat e krypura, por ama portet jane skandal fare. Eshte krim qe portet tona nuk vizitohen nga krocierat e shumta dhe te famshme te mesdheut. Ato thjesht anashkalojne portet tona. Ata turiste sikur dhe per nje ore ne port do te ishin investimi me i mire qe i behej njohjes se Shqiperise prej shtreses me cilesore te turistave ne bote….ata te krocierave mesdhetare.

  14. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Keto fjale te Z Vathi po gjithashtu edhe komentet ketu ke tema uroj te mos bien ne vesh te shurdhert sezoni turistik po afron dhe kesaj ekonomise sone te keputur I nevoitet cdo lek I mundshem
    Qeveria duhet te nderhyj me mekanizma ligjore qe ta cbej kete monopol keta persona te pa pergjegjshem shteti si rregullatori qe eshte duhet ti vij hakut se po na ndajne per se gjalli me femijet tane
    SHTET KOHA SPRET NDERHY TANI!

  15. Ymeri says:

    Po shyqyr qe po flasim me shifra dhe me argumente. Nje bravo te madhe Z. Vathi dhe gazetes JAVA.
    NJe propozim per Temen: si media me e lexuar pse nuk hapni nje rubrike per analizat e profesionisteve mbi ceshtje qe prekin ekonomine ?

  16. aac says:

    zoti petrit sula i ashtuqujturi leshko qe esht aktualisht drejtor i aviacionit civil ka dyfisshuat taxat per agjensit dhe po ben 1 monopol qe sesht par kurr para 3 muajsh ky i dha rojet e brendshme te rinasit 1 kompanie greke isds dhe mori si kafe 100 mij euro ky esht aviacioni civil i skraparllinjve te lsi se

  17. aac says:

    para 5 ditve esht komtaktuar nga agjensia vicory travel zonja kela drejtoresh e zhvillimit te trasportit ajror ne avicionin civil per te dhen shpjegime per 2 fishimin e taxave dhe pergjigja esaj ka qen e kemi urdher nga zoti haxhinasto bravo drejtoresh kela qe mer kaq mesime dhe i shpreh hapur ato bravo krye hajdute

  18. moma says:

    Nuk besoj se ka Ohri vende me te bukura se Shqiperia. Gjate zesonit te veres por jo vetem ne aeroportin e Ohrit ulen rreth 7000-10000 turist hollandeze.Po kaq te tille edhe izraelite.Pse sepse ato jane me agresive per sa i perket turizmit se ne.Duhet patjeter te vihen ne pune aeroporti thuajse i perfunduar i Kukesit si dhe nje ne jug te vendit.Pastaj turizmi ka shume probleme te tjera qe nga TVSH 20% per turizmin ku shumica e operatoreve nuk paguajne.Tek plehrat qe i shofim kudo etj etj.

  19. kuq e zi says:

    monopoli nuk eshte vetem ajri por dhe deti nje bilete livorno-sardenja kushton sa gjysma bari-durres kur e para ka nje distance dyfish me te madhe dikush do thote qe eshte lije ndershteterore atehere ta krahasojme me bari-igumenice
    problemi eshte se kushdo qe fiton mer bakshishin e monopolit dhe rri urte
    mos permendim kartonin jeshil… ne romani nje karton jeshil kushton max. 150 £ ne shqiperi 400-700 £

  20. viola says:

    Eshte hera e pare qe lexoj nje analize te sakte teproblemeve ne Shqiperi

  21. Kjo ashte ma se e vertete.Ne qe jetojme e punojme jashte vendit tone ma shume preferojme te levizim me vetura ose nepermjet Prishtines.Kjo ashte skandaloze.Perveç kesaj shume linja te rendesishme ne Europe per ne Tirane nuk ka linja direkte por duhet te sghkojme ose ne Greqi,ose Zvicerose ma kaq nepermjet vendeve skandinave.P.sh Nje nder qytetet ma te medha te Frances Lioni nuk ka linje direkte dhe per kete na duhet te paguajme nga 500-600 ero per te shkuar ne Tirane.Per mendimin tim Aviacioni Civil duhet te bejne revolucion per te thithur ma shume turiste vendas dhe te huaj.Qeveria duhet te nderhyjme me force per te çdukur monopolet e krijuara nga Qeveria e korruptuar e Sali Berishes.

  22. Kjo ashte ma se e vertete.Ne qe jetojme e punojme jashte vendit tone ma shume preferojme te levizim me vetura ose nepermjet Prishtines.Kjo ashte skandaloze.Perveç kesaj shume linja te rendesishme ne Europe per ne Tirane nuk ka linja direkte por duhet te shkojme ose ne Greqi,ose Zvicer ose ma kaq nepermjet vendeve skandinave.P.sh Nje nder qytetet ma te medha te Frances Lioni nuk ka linje direkte dhe per kete na duhet te paguajme nga 500-600 ero per te shkuar ne Tirane.Per mendimin tim Aviacioni Civil duhet te bejne revolucion per te thithur ma shume turiste vendas dhe te huaj.Qeveria duhet te nderhyjme me force per te çdukur monopolet e krijuara nga Qeveria e korruptuar e Sali Berishes.

  23. lili says:

    Problemi eshte tek qeveritaret post 1990 qe kemi o shqiptare: ne votojme njerezet qe vetem per me na vjedh mendojne,e kur jo per me ndreq apo me na lehtesuar névé, jo politikanet tone,edhe keshillteret e tyre nuk ju behet vone se sa paguajme ne nje bilete avion se per vêtu i Kane regulluar punet edhe biletat e tyre i paguajme ne,edhe me cmim te kryper kur shetitin ata….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje