Rama: Brenda muajit shpallim paketën e masave për fasonët (VIDEO)

7 Prill 2014, 18:19Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Vlorë, u ndal tek një tjetër biznes fason në Nartë, fabrikën e “Alba Shoes”, një linjë e prodhimit të këpucëve. Nga drejtuesit e saj, Kryeministri u informua se pas investimeve të kryera, “Alba shoes”, që aktualisht vetëm në qytetin e Vlorës ka të punësuar 700 vetë, është një fabrikë me linjë me cikël të mbyllur prodhimi dhe pas rinovimit të teknologjisë, në nëntor të vitit të kaluar, ajo ofron ambiente dhe kushte moderne pune.

Ai u njoh edhe me ambiciet e sipërmarrësit për ta zgjeruar aktivitetin me hapjen e një linje të re po në Vlorë dhe një tjetër në Çorovodë. Me investimet e reja, ata planifikojnë hapjen e 500 vende pune të reja brenda këtij viti në Vlorë dhe Çorovodë.  Kryeministri vlerësoi se edhe nga kjo vizitë konstatohet se industria fason përbën një potencial të madh punësimi dhe se në Shqipëri, ajo ofron avantazhe konkurruese, të cilat qeveria synon t’i forcojë edhe me paketën e re prej 42 masash mbështetëse për këtë industri.

“Këtë muaj do të bëjmë edhe takimin me ju, që jeni në këtë industri për të shpallur paketën  e masave që e kemi gati”, u shpreh Rama.

Në dy muajt e fundit, Kryeministri ka vizituar disa biznese fason, me qëllim prezantimin e paketës së re të masave fiskale dhe administrative, e cila adreson shqetësimet e këtij biznesi dhe reflekton kërkesat e tij. Biznesi fason vlerësohet një sektor me potencial të madh për rritjen e punësim.

8 komente në “Rama: Brenda muajit shpallim paketën e masave për fasonët (VIDEO)”

  1. Pelasgian says:

    bravo rama …pse s’futesh edhe ti ne pune se aq lek sa ke ne banke ti kan edhe kta punonjesit

    1. Vespa says:

      Pune per se mbari ka nisur Rama. Pergezime

  2. tani says:

    Pu pu pu sa turp

  3. Leku leter says:

    Ngele duke vizituar bizneset qe jane hapur qe ne kohen e Saliut o Rame, kur do lehtesosh ndonje gje ti qe te hapen te tjera? kur do inaugurosh ndonje nisje vepre te rendesishme? 7 muaj o Rame, 7 muaj asgje ske bere, as ata qe te votuan ty spo i fut dot ne pune, ku i ke 300 mije vende pune?

  4. wickedgame says:

    Ec aty Rilindja u punesuan 500 veta per 8muaj ,po per 4 vite .

  5. bashkimijon says:

    mund te me tregoj dikush se cfar duhet te kesh qe te hapesh nje biznes fason. Nuk besoj se gjithe ato para per investim u fali dikush.

  6. Ueda says:

    Pergezime ? .. se pari Bravo per investimin qe po jepni dhe se dyti per rritjen e vendevee reja te punes ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje