Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvillon seancë dëgjimore me shoqatën e ndërtuesve lidhur me paketën ligjore që qeveria po përgatit për masat ndaj debitorëve të CEZ. Në dëgjesën e kërkuar me urgjencë nga shoqata e ndërtuesve, ishte i pranishëm zëvendëskryetari i kësaj shoqate, Avenir Kika, i cili theksoi se problemet në sektorin e ndërtimit janë të shumta dhe po agravohen çdo ditë për shkak të një sërë faktorëve, por paketa e re ligjore përbën një problem që kërkon zgjidhje imediate.
Sipas tij, që prej vitit 1993-1994 kur filloi të konfigurohej industria e ndërtimit, kompanitë ndërtuese, përfshirë aksionerët, ishin të detyruar të lidhnin në emrin e tyre kontratat për furnizimiin me energji elektrike me operatorin e sistemit të shpërndarjes, fillimisht KESH dhe më vonë OSSH CEZ.
“Nuk na lejohej të dorëzonim njësitë e ndërtuara (apartamente, dyqane, etj.) nëse nuk kishim përfunduar kontratat për energjinë elektrike për çdo njësi,” tha Kika.
Por, pas përfundimit të kontratës dhe dorëzimit të pronës subjektit përkatës, në shumë raste individë të caktuar nuk kanë lidhur kontratë të re me operatorin e sistemit të shpërndarjes dhe shumë kontrata kanë mbetur në emër të firmave të ndërtimit apo aksionerëve, ndonëse pronësia e njësisë së ndërtimit është regjistuar në emër të individëve që e kanë blerë atë.
“Nuk ka një ligj që të detyrojë klientin të ndryshojë emrin e kontratës nga firma te individi përkatës. 10% e njerëzve që kanë lënë kontratat në emër të kompanive të ndërtimit rezultojnë debitorë. Ky është një shqetësim në rritje prandaj jemi këtu. Ditën që paketa ligjore që po diskutohet hyn në fuqi, drejtuesit e kompanive të ndërtimit nuk do të mund të dalin nga Shqipëria, të regjistrojnë një pasuri në emër të tyre apo të kryejnë transaksione, çka do të çojë në bllokimin tërësor të industrisë së ndërtimit”, sqaroi Kika ligjvënësit.
Sipas zëvendëkryetarit të shoqatës së ndërtuesve, janë 550 kompani ndërtimi që si pasojë e këtij handikapi rezultojnë debitore ndaj CEZ Shpërndarje në shifra që variojnë nga 20 milionë lekë të vjetra në 100 milionë lekë. Pavarësisht kërkesave të panumërta që pronarët apo aksionerët e firmave të ndërtimit kanë depozituar te CEZ për ndërprerje të këtyre kontratave, gjithçka ka rezultuar e kotë.
“Nuk jemi kundër paketës ligjore që po harton qeveria, por duhet që sanksionet të vendosen në bazë të pronësisë së njësisë debitore,” sqaroi Kika, ndërsa shtoi se “pikërisht për shkak të këtij problemi në legjislacionin përkatës, ka qenë e pamundur që firmat e ndërtimit të nisin procese gjyqësore”.
Anëtarët e komisionit, duke shprehur mbështetje për shqetësimin e ngritur nga shoqata e ndërtuesve, diskutuan mbi alternativat e mundshme për zgjidhjen e këtij problem. Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi vuri në dukje se shqetësimi në fjalë është pjesë e një zinxhiri, që duhet shqyrtuar si një i tërë.
“Jo të gjithë ndërtuesit i plotësojnë standardet. Është e rëndësishme që të ndriçojmë çdo skutë të kësaj situate. Duhet të ftojmë përfaqësues të CEZ Shpërndarje për të kuptuar të gjithë mekanizmin, ku çalon, që të marrim edhe masat përkatëse. Janë 550 kompani ndërtimi, por jo të gjitha kanë plotësuar detyrimet e tyre. Do të marrim nga CEZ statistika të detajuara sipas të gjitha kategorive”, tha Shalsi.
Për këtë qëllim Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese do të zhvillojë seanca dëgjimore me të gjithë aktorët që mund të bëhen pjesë e zgjidhjes së problemit në fjalë, duke përfshirë, krahas CEZ Shpërndarje, edhe një seancë dëgjimore me Entin Rregullator të Energjisë.
Kompanite fillimisht do paguajne cdo lloj detyrimi. Qytetaret qe e kane te pamundur duhet te amnistohen.
Shume i drejte qendrimi
Shteti po funksionon dhe po merr masa dhe vendime te duhura. Bravooo
Bravo shteti qe po merret dhe me kete problematike.
Bravo shtetit per nismen e marre me ne fund po vihet rregulli, se eshte fare e padrejte qe qytetaret e ndershem te paguajne nje me nje cdo detyrim ndaj shtetit e ata gangsterat e kamzes e te babrroit te mos ja kene idene se si paguhen se ku eshte vendi qe duhet te shkojne te paguajne!!
Me ne fund shteti po funksionon ne kete drejtim se jemi bere ca te nenes e ca te njerkes, ata qe paguajne cdo detyrim s jane budallenj keshtuqe nderprituani te gjithe atyre kamzalive e te tjereve si puna e tyre energjine qe te behet nje here Shqiperia sic duhet!! Faleminderit!!
Kompanite kane miliona. Edhe qytetaret,. Te gjithe duhet te paguajme per sa kohe konsumojme
Duhet te paguajne te gjithe e me ne fund te futen ne sistem dhe ata qytetare ose biznese qe jetojne si ne Geto
ME ne fund po funksionon shteti e po rregullon kete plage te rende CEZ-Konsumator
Cdokush qe konsumon duhet te paguaje. Sdi pse e diskutoni me kete
Mendoj se kush konsumon energji duhet te paguaje.Ne se ndertuesi ka kontrate me CEZ-in ,ne momentin e shitjes se apartamentit (dorezimin e celsit),duhet te tregonte kujdes ne ndryshimin e kontrates,prej vehtes tek konsumatori-banor i apartamentit.CEZ-i kerkon leket e kw teharxhuar dhe ai nuk ka mundesi ligjore t’i marre ato prej banorit.Ku e kane mendjen boss-et e ketyre firmave?Vetem tek parate ju duheshin ja u shisnin klienteve dyfishin e kostos,pa ju dorezuar dhe hipoteken,pa ju pergjigjur per kushtet e mirembajtjes sipas kontrates, probleme te tilla ndertues-klient etj,si keto.Shteti duhet te mbroje ligjeshmerine ne kete rast CEZ-in,qe ai te grumbulloje leket nga konsumatori i pajisur me kontrate.Ndertuesi,ne se ka baze ligjore le t’a ndjeke gjyqesisht ceshtjen me klientin e tij,por ne te tjeret,nuk duhet te paguajme paaftesine dhe pakujdesine e te tjereve,aq me keq te ketyre ndertuesve qe jane bere miliardere ne kurriz te nevojtareve te strehimit.
Më në fund pak drejtësi .
Ka dhe nje variant tjeter te firmave “te zgjuara ta ndertimit” qe pa bere kontrate banimi me pronaret, dergon ne CEZ emrat e fiktive te tyre vetem e vetem qe te shmangin detyrimin direkt, qe nderkohe,banesa eshte bosh dhe e pa shitur nga firma.
Qeveria te japi nje amisti kohore qe te mbyllen nje here e mire keta probleme me cez shperndarjen ndryshe avazi do vazhdoj,vvo per cezin,,,gjysma e shqiperise binezin e paguajne me mates familjar,,dhe nuk hapin kontrata per bizneze,keta faturusa e energjise qe jane ne terren,perse nukinformojne qe kjo vjedhje me sy hapur,nuk ju presin energjine,,,