Gazsjellësi TAP, KKT hap dritën jeshile për fillimin e punimeve

8 Prill 2014, 13:15Ekonomia TEMA

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i cili u mblodh dje nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, miratoi lejen zhvillimore komplekse – faza 1 për Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), propozuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës.

Aprovimi nga KKT është një prej lejeve më të rëndësishme që i jepet TAP AG, përmes të cilës kompania fillon aktivitetet e ndërtimit për Gazsjellësin Trans Adriatik.

Ky aprovim do të ndiqet nga një fazë e dytë gjatë së cilës pritet të bëhet aprovimi i Lejes Komplekse Zhvillimore nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë në pjesë, sipas të gjitha seksioneve dhe fazave të zhvillimit të sistemit të gazsjellësit TAP. Aktivitetet e ndërtimit do të nisin me rehabilitimin dhe ndërtimin e rrugëve dytësore dhe urave në Shqipëri, duke nisur nga viti 2015.

Kjo fazë do të ndiqet nga shtrimi i tubacionit të gazsjellësit dhe ndërtimi i faciliteteve të tjera lidhur me infrastrukturën e transportit të gazit.

KKT miratoi sot nismën e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit për hartimin e Planit të Integruar Ndërsektorial për Zonën Ekonomike Tiranë-Durrës”. Ky plan do të trajtojë perspektivën e këtij rajoni në rrafshin e një planifikimi të qëndrueshëm që i jep një dimension strategjik ekonomik kësaj zone, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në një kontekst më të gjerë, atë Ballkanik. Këshillit Kombëtar i Territorit miratoi Lejen për për ndërtimin e Rrjetit të Furnizimit me Ujë dhe Shërbime Sanitare në Orikum,Vlorë. KKT i hapi rrugën fillimit të punimeve për ndërtimin e Kompleksit Industrial për Prodhim Artizanal të Këpucëve, Shoëroom dhe Zyra në Durrës si dhe ndërtimin e Kolegji “Platon” në Komunën Drenovë, të Qarkut Korçë. Një tjetër vendim i rëndësishëm propozuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë i cili u miratua sot ishte leja për ndërtimin e një Qendre Sociale për Fëmijët Jetime, në komunën Kashar. KKT miratoi edhe lejen për ndërtimin e Linjës së Transmetimit të Energjisë Elektrike 110 KV Ersekë-Përmet. Vendime të tjera të KKT-së janë miratimi i lejeve për ndërtimin e disa hidrocentraleve në vend, të cilat synojnë ti japin zgjidhje problemeve të furzinimit me energji eletrike për zona të thella kryesisht në veri të vendit.  

 

1 komente në “Gazsjellësi TAP, KKT hap dritën jeshile për fillimin e punimeve”

  1. Vladimir says:

    Nuk di kush e nderton Kolegjin ne Drenove. Ne se jane ata qe ndertuan shkollen greke ne Boboshtice, jo vetem nuk duhet lejuar, por organizatoret duhen ndeshkuar. Nuk ka shtet te vogel si ne qe qe lejon çkombetarizimin me ligj.
    E njejta gje edhe per jetimoren ne Kashar. Po qe se kane gisht ata imamet e famshem te Kasharit qe rekrutojne viktima per ne Siri, do te jete nje nga vendimet me poshtruese. Keta plehra greko-turq, duke perfituar nga mjerimi i fshatrave tona, gjejne shesh e bejne pershesh ketu tek ne. Absolutisht nuk jane perfaqesues as te popujve grek e turk. Keta jane llumra qe duhet t’ju presim duart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje