Tryeza me donatorët/ Gjiknuri: Energjetika, sektori më i dobët i ekonomisë. Reforma dhe investime (VIDEO)

8 Prill 2014, 09:35Ekonomia TEMA

Reforma të thella për të rimëkëmbur sektorin energjitik në vend. Kështu u shpreh ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, duke folur në një tryezë me donatorë në lidhje me sektorin energjetik në vend. Gjiknuri e cilësoi këtë sektor me performacën më të dobët në ekonominë shqiptare, që shkakton goditje permanente në buxhetin e shtetit. Sipas tij, një nga hapat e parë që do të bëhet këtë vit për përmirësimin e sektorit të energjisë, është miratimi e një ligji të ri për energjinë.  

“Një ligj, i cili do të implementojë edhe paketën e plotë të direktivës, një ligj i cili do të krijojë mundësinë e hapjes së një pjese të tregut të energjisë për liberalizimin dhe nxjerrjen jashtë skemës të klientëve të rregulluar. Gjë që sipas disa përllogaritjeve tona do të shtojë edhe një 20 përqindsh jashtë tregut të rregulluar të energjisë. Do të thotë që do të kemi mundësi edhe për një konsum dhe për një rol të operatorëve privat dhe tregtarëve të energjisë apo edhe të prodhuesve të pavarur të cilët sot fatkeqësisht janë mbledhur vetëm tek skema e pjesës së rregulluar të sektorit”, tha Gjiknuri.

Sipas tij, Banka Botërore do japë mbështetje financiare edhe për këtë sektor, por mund të mos jetë e sigurtë rimëkëmbja e tij, nëse nuk shoqërohet me reforma të tjera.

“Është shumë e rëndësishme pasja e një strategjie, që rezultatet të jenë të dukshme. Do gjendet një zgjidhje për shpërndarjen e energjisë. Të investojmë në këtë sektor, pasi përveç abuzimit ka edhe mungesë investimesh. Shpresojmë për një zgjidhje miqësore, por CEZ Shpërndarje do kthehet në administrim të plotë shtetëror, që të bëjmë të mundur investimet nga donatorët”, tha Gjiknuri.

Duke u ndalur në nivelin e lartë të borxheve që janë akumuluar ndër vite, Gjiknuri theksoi se kjo situatë nxjerr në pah nevojën për ndërmarrjen e reformave urgjente.

 “Fatkeqësisht situata energjitike apo gjendja financiare e sektorit nuk është e mirë prandaj dhe ka nevojë për energjitë e Qeverisë shqiptare, por edhe për një mirëkoordinim të asistencës ndërkombëtare për të adresuar disa nga problemet themelore në mënyrë që sektori energjitik që është shumë i rëndësishëm të jetë faktori nxitës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. Nisur nga kjo situatë qeveria ka marrë shumë seriozisht adresimin e problemeve për sektorin energjitik, që vuan nga një deficit i madh monetar që ka akomuluar borxhe të mëdha. Kemi kompani, të cilat performojnë të gjitha me humbje për shkak të mungesës së likuiditetit në sektor. Kemi disa çështje të tjera që janë krijuar nga politika të pamenduara mirë dhe të pa planifikuara që duhet të adresohen në mënyrë që energjia të jetë një sektor i qëndrueshëm nga ana financiare, pasi aktualisht barrën për pjesën e performacës të sektorit po e përballon buxheti i shtetit dhe drejtëpërsëdrejti taksapaguesit shqiptar”, tha Gjiknuri.

Në fjalën e tij ministri i Energjisë premtoi investime edhe në sektorin e transmisionit të energjisë.

“Falënderojmë KFV për investimet në linjat e transmisionit. Do fillojmë linjën e Kosovës dhe vitin tjetër shpresojmë edhe për një linjë me Maqedoninë”, vijoi ai. Gjiknuri u shpreh më tej se edhe KESH duhet të futet në një menaxhim më eficent. “Kostoja e energjisë të jetë sa më e pranueshme, të mos rëndojë mbi qytetarin. Të ndalojmë abuzimin me energjinë, do marrim masa për të ndëshkuar abuzimin. Të mos quhet më energjia si një mall pa zot, me të cilën mund të abuzojnë të gjithë”, tha Gjiknuri.

5 komente në “Tryeza me donatorët/ Gjiknuri: Energjetika, sektori më i dobët i ekonomisë. Reforma dhe investime (VIDEO)”

  1. lakuriq me duar në xhepa says:

    Po ndonjë gjë për “cilësinë” e energjisë elektrike dhe vahdimësinë pa ndërprerje të saj, do të na thuash zoti Ministër…???

  2. wickedgame says:

    Z minister kur do te mbarojne reformat ne kete vend….ne fushate thate se do te hiqni tvsh tani do te rrisni cmimin bravo Rilindje.

  3. Gezimi says:

    Cdonjeri e kupton qe e keqja me e madhe e ketij sektori eshte keqadministrimi permanent, ku si rezultat, jane shkaktuar borxhe kolosale, qe ky sektor “i nderuar” po na i vjel neve qe i paguajme rregullisht detyrimet. Eshte ndoshta rast unik ne kete bote, qe populli vidhet dhe manipulohet vazhdimisht nga nje ent i tille ne diten per diell, duke e lejuar kete situate, madje duke rritur cmimin vit per vit. Ky eshte nje krim i pashembullt, per te cilin duhet te dalin urgjentisht fajtoret, e jo te lihen e te livadhisin sic po bejne ende. Ndryshe, ky vend nuk do te kete asnjehere qetesi, dhe per kete, faji nuk do jete kurrsesi i njerezve te qyteteruar!

  4. IFC says:

    Te nderuar

    Analiza energjetike duhet te filloj me Banken Boterore dhe BERZH per te raportuar se sa kane qene eficiente projektet e tyre ne prodhimet dhe transmetim dhe shpperndarje duke filluar nga projektet e tyre pilot.
    Analiza duhet te filloj nga eficienca e KESH dhe shpenzimet e tij, ecurine e projekteve dhe kosto per cdo vonese te shkaktuar prej tyre. A ka bere KESH analize se sa e ka koston operative te mirembajtjes?
    Analiza duhet te shqyrtoj se cila eshte strategjia energjetike kur akoma ne kete jane projekte qe skane me vlere si Bushati, Skavica apo Kalivaci. Po nuk u shfrytezuan burimet e brendshme te energjise nuk mund te kete cmim te lire te energjise, dhe nuk eshte krenari te ndertosh linja importi energjie.
    Analiza duhet te hellohet perse nuk ka asnje databaze per te tre sektoret e energjise si prodhim transmetim dhe shperndarje, perse nuk ka asnje sistem matje transparente per cdo import expor energjie dhe per cdo bilanc energjetik?
    Perse sitemi i matjeve ne shperndarje eshte lene ne nivelim me te ulet dhe me te shkateruar. Perse nuk ka asnje te dhene se si jane zbatuar projektet e Bankes Boterore ne shperndarje?
    Analiza duhet te filloj nga stafet teknike te cdo sektori energjetik pasi jane ata qe kane mbuluar e gjitha demet she shkaterimet e sistemit duke filluar nga blerja e energjise. Jane ata qe kane genjyer dhe mbrojne cdo mashtrim nepermjet raporteve ne keshillat mbikqyres apo ne drejtorite perkatese. Hillini nje sy dhe do ti gjeni edhe me grada shkencore plagjatyre.
    A funksionon tek sistemet tona LFC dhe kush e perllojgarit humbjet per shkak te mosbalancimit te flukseve? Apo sherbejne per te mbuluR furnizimin me energji te importuar?
    Filloni analizen me stafin teknik te cdo sektori dhe kerkoni llogari per abuzimet dhe mos realizimet e projekteve apo planeve.

    IFC

  5. Arben says:

    CMIMET E BLERJES SE ENERGJISE NGA SHTETI SHQIPETAR PER 4 MUAJT E FUNDIT

    1. DHJETOR 2013 40 EUR/KW
    2. JANAR 2014 40 EUR/KW
    3. SHKURT 2014 70 EUR/KW
    4. MARS 2014 40 EUR/KW

    KUSH DO ULI CMIMIN E ENERGJISE ELEKTRIKE, GJIKNURI QE ME NJE FIRME KA VJEDHUR
    5 MILION EURO NGA XHEPAT TANE????!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje