Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës nënshkroi marrëveshjen për rehabilitimin e Portit të Vlorës me vlerë 15 milionë euro, financuar nga Kooperacioni Italian. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Edmond Haxhinasto dhe ambasadori i Italisë në vendin tonë Massimo Gaiani.
Ministri Haxhinasto tha se ky është një investim i rëndësishëm që i mundëson Portit të Vlorës të realizojë gjithë shërbimet portale, por nga ana tjetër ofron edh mundësi punësimi. “E rëndësishme është që infrastruktura të jetë e krahasueshme me atë europiane. Ky projekt do të sjellë shërbime të reja në Portin e Vlorës”, theksoi ministri Haxhinasto.
Sipas tij, asnjë vepër nuk mund të quhet e përfunduar nëse ajo nuk garanton shërbim cilësor që pritet të realizohet prej saj. Ai vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë italiane, por edhe me Kooperacionin Italian.
Ky projekt, vijoi Haxhinasto, ka si qëllim dhënien e shërbimeve më të mira në mënyrë që t’i shërbejmë sa më mirë qytetarëve shqiptarë.
Shtoni disa tragete qe te kete konkurrence dhe te ulen çmimet per udhetaret se e keni lene linjen e tragetit nga Vlora ne dore te ordinerve…
Beni ndonje gje per te qene,porti i Vlores nuk duket fare si port!
Ama italianet do e bejne portin ..?
Ata jane hajdute me keq se ne, dhe nuk mbarojne pune aspak –Do marin parate dhe punen do e bejne shkel e shko
Po si nuk gjeten per keto punime qe behen ne Shqiperi kompani nga Europa veriore apo qendrore ,
por gjithmone gjejne kompani nga keta fqinjet : o italiane, o greke , o sllave
Keta jane 3 racat me antishqitpare dhe nuk kane aspak ndjenjen e pergjegjeshmerise ….
I hedhin parate dem dhe pune nuk behet
Pipinot jane njeres fallco.. e kane mendjen vetem per te vjrdhur.