MTI: Operimi i taksive 8+1 si autobuzë, konkurrencë e pandershme

9 Prill 2014, 13:32Ekonomia TEMA

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e konsideron operimin e taksive 8+1 si autobusë, si konkurrencën më të pandershme dhe deformimin më të madh që mund t’i bëhet tregut të transportit të udhëtarëve, duke e çuar shoqërinë e transporti të udhëtarëve drejt falimentimit.

Zëdhënësi i MTI-së, Genc Çaushi deklaroi në një konferencë për shtyp se ligji “Për transportet rrugore” dhe ndryshimet në Kodin Rrugor synojnë pikërisht rregullimin e tregut.

Sipas tij, operimi në këtë formë është jashtë çdo kushti normal të udhëtimit dhe me kosto më të lartë, ku çdo udhëtar paguan më shumë se sa për udhëtimin me autobuz.

“Mbi të gjitha ky lloj transporti përmban kompromentimin më të rëndë të sigurisë së udhëtarëve”, tha Çaushi.

Për këtë çështje, informoi Çaushi, dialogu dhe komunikimi i ministrisë me shoqatën e taksive 8+1 dhe me sindikatën ka qënë i vazhdueshëm, me qëllim zgjidhjen vetëm përmes rrugëve ligjore.

“Kemi sugjeruar që forca politike që mbështet operimin e autoveturave taksi 8+1 për tranport të rregullt urban i ka të gjitha mundësitë që të popozojë në Kuvend amandamentet për ndryshimin e legjislacionit”, tha më tej, Çaushi.

Në këto takime, ministria ka propozuar që autoveturat taksi të operojnë në linja të rregullta brenda qarkut ku ndodhet bashkia që i ka licencuar për shërbimin taksi, të vendosë në gjendje pune taksimetrin, ofrimin e operimit të autoveturave 8+1 vende në disa shërbime për të tretë, transportin nga hotelet në drejtim të portit apo aeroportit, tranportin në grup të udhëtarëve për në/dhe nga qendra të mëdha tregtare apo turistike në periferi, transportin për në/dhe nga vendet e punës. Zëdhënësi i MTI-së, tha se mbetemi të hapur për diskutime e mëtejshëm të këtyre propozimeve.

“Siguroj shoqatën dhe sindikatën se MTI motivohet në punën e saj nga rregullimi i tregut të transportit i trashëguar në gjendje anarkie të plotë, nga cilësia dhe siguria e shërbimit të qytetarit dhe jo nga paligjshmëria apo ultimatumet. MTI do të mbështesë grupet e interesit, por mbi të gjitha do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe sigurinë e tyre”, theksoi Çaushi.

8 komente në “MTI: Operimi i taksive 8+1 si autobuzë, konkurrencë e pandershme”

  1. Une jam, ti je. says:

    C’eshte ky letyre minister qe i mbajne cadren sherbetoret! Nuk ka faj, i ka frymezuar Likjka.

  2. nik says:

    Hiqni dore nga presionet z.Gezim Kalaja. Une jm nje nga ata qe paguaj taksat per autobus dhe ske pse ti perfiton me shume se une!

    1. neda says:

      Fugonat i futen ne linja interurbane vete autobust, te cilet ne fakt e kryejne kete sherbim thjeshte si urban, pa asnje orar,pa asnje kulture profesionale por gjate rruges bertasin pa pike edukate duke thene ” do e ndaloje autobusin ku te dua se kam dal per pune”, duke marr pasagjer ne cdo km,etj ne keto kushte qytetaret bene zgjedhjen e tyre,duke proferuar fugonat,duke kursyer kohen.Edhe te ndalohen fugonat, qytetaret do paguajne me shume me taksi,sepse me autobus vetem ata qe kane udhetuar me te e dine se si udhetohet e sa shpejte udhetohet.Per mendimin tim tregu duhet ti kete te gjitha llojet e mjeteve ne qarkullim ne sherbim te qytetareve, ndersa qytetaret le te zgjedhin mjetin qe desherojne,sejcili simbas mundesise ekonomike dhe kohes ne dispozicion ,do zgjedh dhe mjetin per te udhetuar. Krijimi i monopoleve asnjehere nuk eshte ne interesin e qytetareve.Autobusat duhet ta shikojne gabimin tek vetja e tyre dhe jo te fugonat,te cilet edhe ata i paguajne taksat.

  3. lavirja e bulevardit says:

    ore zoteri ti qenke deficent fare, c’merresh me e lagu se lagu, keni muaj me kete muhabet. Licenconi sa me shpejt linje te rregullt autobuzi dhe eleminohen vetevetiu furgonat.

    Aaaaaa harrova, qe te licensoje linja te rregullta, Haxhinasto do miliona nen dore. C’eshte e verteta te ka dale nami per tenderat, qe je duke bere kerdine. Kuptohet, qe i ndan me Like-bllokun.

  4. fredi guri says:

    I pandershem eshte nje fytyre si e jotja

  5. Dorina says:

    po keta mo se pane Hillary clinton me cader ne dore qe mbante vet crrace jemi ne mo …..pupu sa kemi per te vuajtur mjere ne

  6. A says:

    Gjithcka rrumpalle ala shqiptarce korruptive.
    1) Akoma, duke filluar nga Tirana dhe ne qytetet tjera nuk ka gjekundi STACION AUTOBUZI PER UDHETARET ne qender te qytetit. Si jane kudo, shikoni jo me larg se shtetet tona kufitare Montenegro, Maqedoni dhe Greqi.
    2) Pozita e sotme, pra opozita e djeshme e kryesuar nga PARTIA SOCIALISTE me KRYETAR EDI RAMEN, ka premtuar 300 mije vende pune per 4(kater) vjet. Ka 6(gjashte) muaj qe nuk ka hapur asnje nje vend pune te ri kur duhet te kishte hapur 37500 vende pune, pra 0(ZERO).
    3) Kjo qeveri si ajo e kaluara me SALI BERISHEN ne krye i ka “qejf” monopolet. Prandaj ndodhen keto situata.
    4) Vendi, shteti dhe populi zhvillohen me BIZNES TE VOGEL, kur se ben dot biznesi i vogel kalohet ne BIZNES TE MESEM dhe ne fund per gjera shume madhore dhe me investime te medha kalohet ne BIZNEZ TE MADH.
    Pra, me keto menyra rregullohet komunikacioni dhe transporti.
    Deri tani vetem ngaterresa, intriga dhe palloqelliqe. Tung.

  7. Tironc Tropojani says:

    Car thu mer,A, e madhe e shtypit, ah i shkreti ti, do te thuash dhe ti dicka, po ja fut pordhes kot, hajvan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje