Ish-të përndjekurit/ Ja personat që përfitojnë nga kësti i parë

16 Prill 2014, 08:04Ekonomia TEMA

Ministria e Financave ka nisur pagesën e dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit, të cilëve u është miratuar kësti i parë i dëmshpërblimit.

Në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë janë dërguar 50 emrat e parë, të cilëve do t’u kalohet kësti i dëmshpërblimit nëpër llogaritë bankare.

Po dje, Ministria e Financave i ka shtuar 30 emra të rinj listës së ish-të përndjekurve të cilëve u është njohur për herë të parë e drejta e dëmshpërblimit. Paralelisht me ta janë publikuar edhe 150 emra të familjarëve të cilët janë përfitues të shumave.

Të dhënat e plota me emrat e përfituesve mund të konsultohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave (www.financa.gov.al).

Kjo listë përmban numrin e dosjes dhe emrin e ish-të dënuarit politik, emrat e trashëgimtarit ose trashëgimtarëve ligjorë, dokumentacionin që përmban dosja (me jeshile janë shënuar emrat që kanë përfituar këstin, ndërsa me të kuqe dosjet që kanë nevojë të plotësohen), si dhe dokumentacionin që i mungon dosjes përkatëse, duke i klasifikuar dosjet si të gatshme për t’u paguar ose jo.

Nga ana e qeverisë për këtë vit janë vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit 18 milionë dollarë për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. 10 milionë dollarë llogaritet të shpenzohen për dëmshpërblimin e të përndjekurve të cilëve u është njohur kjo e drejtë për herë të parë, ndërkohë që 8 milionët e tjerë do të jepen me përparësi për ish-të dënuarit që janë ende gjallë.

4 komente në “Ish-të përndjekurit/ Ja personat që përfitojnë nga kësti i parë”

  1. VETERANI says:

    Bravo qeveria.Kjo eshte ndjesa nga gjithe shoqeria per kete shtrese te vuajtur,dhe nje ndarje perfundimtare nga politika e llumit komunist Sali Berisha.

  2. sunline says:

    o qeveri e poshter,bijte e enver hoxhes?nuk i paguhet shqiptarve demshperblim, te vrare nga baballaret tuaj,gjaku nuk blehet
    por paguhet me gjak,populli nuk harron se kush eshte edkristaqenexhmiramiz
    nuk e keni te gjate,zoti vonon por nuk harron,shtrenjte do ta paguani plhra

  3. Spiun i kohes se monizmit says:

    VETERANIT;Ne nuk ishim te vuajtur,por ishim krenar per idet qe kishim.
    NE ISHIM DHE JEMI ELITA E KOMBIT SHQIPTAR!
    Ne nuk e pranuam poshterimin,por denimet dhe internimet……
    Gjithmon me shikimin lart nga zoti(von shkoi por nuk harroi)
    VETERANI ti je vetem nje klysh komunisti.

  4. petrit zela says:

    Shum nga keta komentues,gomarin e ngarkuar me plehrat e ketyre 23-vjeteve,akoma nuk dijne se ne cdrejtim te shkojn!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje