Prezantohen projektet e kooperacionit italian në Shqipëri

14 Prill 2014, 08:06Ekonomia TEMA

Kooperacioni Italian prezanton tre projektet e financuara me anë të organizatave italiane në sektorët e zhvillimit territorial, përfshirjes sociale dhe formimit professional.  Në ceremoninë e prezantimit merrnin pjesë edhe Zv. Kryeministri, Niko Peleshi dhe  Ambasadori italian në Tiranë,  Massimo Gaiani.

Në fjalen e tij zv/Kryeministri Peleshi duke falënderuar kooperacionin italian për këto tre projekte theksoi se “Italia i është gjendur pranë Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Kjo është mjaft e rëndësishme për të ndarë sfidat e zhvillimit. E konsiderojmë fat që kemi fqinj një vend si Italia që na ka ndihmuar të ecim si në procesin e  integrimit europian, por dhe për projekte zhvillimore me paketa ndihmash”. Sipas tij, kooperacioni italian është instrumenti efikas që me shume kreativitet ka mundur të krijojë tre projekte me anë të shoqërisë civile që ndihmojnë në disa fusha.

Ambasadori Gaiani theksoi se këto projekte i japin mundësi shoqërisë civile shqiptare për të ecur në rrugën drejt zhvillimit.

“Projektet e promovuara nga OJF-të italiane janë një nga kanalet e financimit të Kooperacioni italian në Shqipëri, të realizuara me partnerë institucionale shqiptare dhe të shoqërisë civile. Në tre vitet e fundit angazhimi financiar italian nëpërmjet këtij kanali ka qenë rreth 19 milionë euro. Sot në Shqipëri janë të pranishme më se 20 OJF italiane që punojnë në shumë sektorë, mes të cilëve ai shëndetësor, i edukimit, i punësimit, i zhvillimit rural, duke promovuar përfshirjen e shtresave shoqërore të dizavantazhuara dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në zona periferike të vendit”, tha Gaiani.

Pas konkursit te zhvilluar për vitin 2013, Ministria e Punëve të Jashtme italiane – Drejtoria e Përgjithshme e Bashkëpunimit për Zhvillim ka përzgjedhur 3 projekte që i takojnë Shqipërisë, me aktivitete që mbulojnë gati gjithë territorin kombëtar, për një vlerë të përgjithshme prej 4.194.499,42 euro, dhe që do të fillojnë në ditët në vijim.

Projektet në fjalë janë “Edukim përfshirës për fëmijët me nevoja për edukim të veçantë në Shqipëri”, i implementuar nga OJF-të  Save The Children, Itali dhe i financuar me një kontribut prej 700.000 euro, synon të promovojë një edukim përfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara, në nivel kombëtar dhe ka si partner institucional Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë.

“Favorizimi i aksesit në botën e punës dhe krijimi i ndërmarrjes në zonën jugore të Shqipërisë”, i implementuar nga OJF ENGIM dhe i financuar me një kontribut të DPBZH prej 494.499,42 euro, synon të kontribuojë në sektorin e formimit profesional dhe të krijimit të ndërmarrjes në zonat jugore të Shqipërisë dhe ka si partnerë institucionale Komunat e Fierit, Lushnjës, Patosit, Roskovecit, Qarkun e Fierit dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

“Bukë, Kripë, Zemër – Ushqimi, tradita dhe kultura: procese të bashkë-zhvillimit në zonat e margjinalizuara të veriut dhe të jugut të Shqipërisë”, i implementuar nga organizatat VIS dhe CESVI dhe i financuar me një kontribut prej 3.000.000  euro, synon të promovojë territoret dhe të fuqizoje hallkat prodhuese në zonat e Shkodrës dhe të Gjirokastrës. Projekti ka për partner institucional Bashkinë e Përmetit dhe Komunën e Shkrelit.

 

17 komente në “Prezantohen projektet e kooperacionit italian në Shqipëri”

  1. Envision says:

    Kooperacioni?

    1. raimond vlonjati says:

      hahaha Keto jane projekte ku do vjedhin italianet parate e shtetit te tyre…

      C’jane keto projekte me destinacion te mjegullt?

      Jane projekte tipike sic behen ne Italine e jugut ku perdoren per vjedhje te Mafias…
      Projekti eshte serioz dhe i sherben shoqerise kur shkon direkt ne biznes ku hapen vende pune
      dhe ku ata para gjenerojne te ardhura,
      jo te hidhen neper forume e shoqata sociale ku vidhen pa nam e nishan

  2. gjuhëvrasësit says:

    kooperacionit (it)- bashkëpunimit (shq)

  3. loren says:

    Kjo merite e qeverise e cila ka krijuar nje klime besimi tek investitoret e huaj per te investuar ne shqiperi.

  4. loren says:

    Merite e qeverise e cila ka krijuar nje klime besimi per investime tek te huajt.

    1. aliona says:

      Bravo qeverise per rendesine e vecante terheqjes se investitoreve te huaj ne vend,

      1. almeida says:

        Per qeverine paresore investimet e huaja, bravo

  5. eda says:

    Fantastike projekti ne fjale nga investitoret italiane kjo do te sjelle me shume mundesi zhvillimi.

  6. aks says:

    Fantastike bashkepunimi ne investitoret italiane.

    1. adela says:

      Primare per qeverine thithja e investimeve te huaja nepermjet te cilave rritete dhe zhvillimi ne vend, bravo

  7. klaudia says:

    Fantastike bashkepunimi me investitoret italiane.

  8. if says:

    Hahaha,kontribut leshi…..

  9. iliria shqiptare says:

    Ne evrope tallin bythen me italianet ky thote e kemi fat qe i kemi fqinje.Matini pak fjalet kur i thoni se shqiptaret i njohin tani keto gjera se bohesh qesharak.Je dhe zv kryeminister..

  10. Koco says:

    Ky lloj bashkepunimi mendoj se shume shpejt do jape rezultate te mrekullueshme , ketij bashkepunimi per mendimin tim i duhet thene , lidhje me shtete me rrenje jo kapje pas degeve e gjetheve , apo firma fantazme te Fantazmes e piramidalit , djallit vete Berishe

  11. Juglindori nga Korça says:

    Me ne fund mesuam edhe nje te re nga nje bythe shqiptari me emrin e pa merituar Iliria shqiptare , i cili shprehet , qe me Italine na tall bythen Evropa .
    Italia , more zoteri , eshte kontribuesi i trete ekonomik ne BE , me nje diference fare te vogel nga Franca (e para siç dihet , eshte Gjermania), gjithashtu ben pjese ne shtate vendet kapitaliste me te industrializuara te Botes .
    Italia eshte nder 3-4 vendet e para ne Bote ne art , kulture , shkence , kinematografi , sport ; ze vendin e pare ne Evrope per çmime Nobel dhe te dytin ne Bote pas Amerikes . Italia eshte padrone e pa diskutushme e 75% te trashegimise kulturore boterore . Roma , Firence , Venecia , jane tre qytetet me te vizituara te planetit , ku ruhen thesaret kulturore-artistike me te çmuara te njerezimit . Pa kontributin dhe civilizimin italian , Bota me siguri do te ishte me mbrapa . Atehere , mund te me thuash , zoteri , duhet te tallet Evropa me Italine , apo Italia me Evropen ?
    E me se fundi , kemi fytyre ne shqiptaret te pergojojme Italine fqinje , kur edhe ate pak kulture qe zoterojme , e kemi kopjuar e marre fshehurazi nga italianet ? Italia eshte vendi shume human qe zoteron nderhyrjen emergjente me te organizuar ne Bote dhe eshte e para qe mbrin ne çdo cep te rruzullit , ne raste fatkeqesish natyrore .
    Ne shqiptaret e dime mire kete , sepse kane qene te paret italianet qe na jane ndodhur afer , sa here qe i kemi vene zjarrin Shqiperise ne keto njezet vjetet e fundit . Kaq shpejt i haruam ? Dhe e fundit , Italia fashiste vertet na pushtoi , por ne tre vjet qe ndenji ne Shqiperi , ndertoi te gjitha qendrat e qyteteve shqiptare , godina e institucione qe jane akoma edhe sot prona tonat . E kush nuk do te deshironte nje fqinj si Italia ? Here tjeter mati me mire fjalet ti Iliria shqiptare . (Pse ka ndonje Iliri jo shqiptare ? Hiqe fjalen “shqiptare” se nuk ka asnje kuptim) .

  12. iliria shqiptare says:

    E pashe rastesisht opinionit tuaj dhe nxora konkluzionin tim ne lidhje me formimin tuaj intelektual.Kam studiuar dhe diplomuar ne itali .Njoh sh mire realitetin e atij vendi.Pa mohuar individualitete pozitive po ju them se persona pozitive me veshtiresi mund te gjejne hapesira sepse ka klientelizem si ne shqiperi.Sa per patrimonion kulurore po ju them se italia ka150 vjet si shtet.keshtu qe e ka te trasheguar nga kohet me te hershme kur ishte e ndare ne disa shtete si nga koha e borboneve ausburgeve napoleonit etj.Kurse ata tr sotshmit nuk po i mirembajne sic duhet.Sa per emergjencat civile ..kapoja i saj ka dhene doreheqjen per vjedhje fondesh dhe prostitucion.Njerezit ne te shumten e rasteve atje urrehen sepse vijne nga rajone te ndryshme.Veriu urren jugun dhe anasjelltas.Iliria Shqipetare sepse italianet thone se eshte greke o maqedone .Ata te shkolluarit kuptohet sepse te pashkolluari kane nje injorance te pabesueshme.
    Mund te te them sh gjera ne lidhje me funksionimin e atij vendi por qe mos ta zgjasim i mirepresim aksionet per te miren e vendit tone .por te thuash qe eshte fat i madh qe e kemi fqinje un do te isha pak me i kursyer .

  13. murat xhanaj says:

    Ne traditen shqiptare fqinji respektohet dhe nuk fyhet,aq me teper kur ai te gjendet afer .Iliria shqiptare eshte nje vazhdim historik qe presupozon prejardhjen tone dhe vazhdimisht kemi patur fqinj perndimor ate vend e popull qe u shkolloj juve si dhe mijra te tjere.Individet spekullatore ne te dy anet njeri prej te cileve jeni edhe ju nuk kane te drejte perfaqesimi prandaj do tu lutesha te gjeni nje epitet qe mund tu perqaset me shume.Une do ju rekomandoja te perdornit nje term te bukur “bukeshkale”mbasi ilireve dhe shqiptareve ju vjen turp tu quajne bashkpatriot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje