Raporti/ Investimet e huaja në 2013, më të lartat e 10 viteve të fundit

12 Prill 2014, 12:42Ekonomia TEMA

Muajt e fundit të vitit 2013 kanë shënuar vlerën më të lartë të investimeve të huaja në Shqipëri në 10 vitet e fundit, ndërsa të ardhurat nga emigrantët shënuan vlerën më të ulët.Të ardhurat nga emigrantët kanë shënuar rënie të shpejtë sipas raportit “gjatë 2013-ës, remitancat (paratë që sjellin emigrantët) u ulën në 500 milionë euro, duke shënuar vlerën më të ulët të 10-viteve të fundit.

Sipas raportit nga “Open Data Albania” “në fund të vitit 2013, investimet e huaja direkte shënuan vlerën maksimale të 10 viteve të fundit, duke arritur në 923 milionë euro.Të dy këta indikatorë janë flukse hyrëse të bilancit të pagesave dhe janë dy tregues të rëndësishëm për rritjen e ekonomive kombëtare, që në këtë rast investimet e huaja kanë rolin kryesor.

4 komente në “Raporti/ Investimet e huaja në 2013, më të lartat e 10 viteve të fundit”

  1. Beni says:

    Investimet e huaja jane shume me te rendesishme se sa parate qe dergojne emigrantet ne Shqiperi pasi investimet kane per qellim te krijojne vende pune, te ardhura, pra zhvillim, kurse parate e emigranteve jane me teper nje forme asistence sociale qe u behet familjeve qe marrin keto para.

  2. zambi says:

    Lajm i mire per Shqiperine.
    Nje Shqiperi e rrenuar nuk i hyn ne pune as socialistave e as demokrateve. Per te miren tone uroj qe kjo qeveri te mundesoje rritjen e metejshme

  3. Gezimi says:

    Ne se eshte e vertete, do ishte lajm vertete i mire, por druaj shume per vertetesine e ketij lajmi.

  4. Ardit says:

    Ndonje shifer konkrete se nga kush vijne keto investime te huaja ? Apo jane leke te ricikluar te politikes shqiptare qe po sjell mbrapsht me rastin e hypjes ne pushtet ? Te shofim se sa do mbahet ky intensitet investimi, por kur jepen shifra te tilla, mire do behej te jepet nje burim i sakte dhe breakdown se nga cili vend vijne keto investime e ku shkojne. Jo per gje se ju e vendoset lajmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje