Blue Panorama në gjykatë për procedurë falimentimi, për paaftësi paguese

12 Prill 2014, 19:25Ekonomia TEMA

Kompania italiane Blue Panorama, që ka zëvendësuar në tregun shqiptar linjat e Belle Air, ka hyrë në një procedurë falimentimi.

Gjykata e Shkallës së Parë në Romë ka nisur çështjen e gjykimit të procedurës së falimentimit për kompaninë Blue Panorama. Gazeta Tema ka sigurur shkresën nga Gjykata e Shkallës së Parë në Romë më 17 mars 2014, në të cilët vërtetohet se Blue Panorama Airlines SPA i komunikohet ekstrakti i vendimit deklarativ për paaftësi paguese nr. 201/14 i datës 17.03.2014 nga G.D. Dr. Di Salvo.

Në një dokument tjetër po të Gjykatës italiane në Romë thuhet: “U shpall kreditorëve dhe palëve të treta që kanë një kërkesë mbi pasurinë në pronësi të sipërmarrësit. Gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë Blue Panorama”.

Dokumentet e gjykatës italiane tregojnë se shoqëria, e cila zëvendësoi në tregun shqiptar kompaninë Belle Air është në një pozitë po ashtu shumë të keqe.

Ajo hyri në treg pas shpalljes së falimentit të papritur të shoqërisë Belle Air, e cila u bllokua për shkak të mospagimit të 5 milionë eurove taksa në aeroportin e Rinasit.

Blue Panorama mori përsiëpr transportin e pasagjerëve që kishin prerë bileta me Belle Air, duke u shtuar atyre një shumë nga 60 në 80 euro dhe arriti të futet në treg përmes infrastukturës së Belle Air.

Pas disa muajsh situata po përsëritet.

DOKUMENTI 1

Gjykata e shkallës së parë, Rome

Seksioni i falimentimeve

Zyra e çështjeve

Telefax

Romë më 17.03.2014

Fatura e kancelarisë

A.S. Grandi Imprese N.2/14- Blue Panorama Airlines SPA

Nga gjykata e Romës, zyra e çështjeve të falimentimit

-Nga prokura e gjykatës së Romës- sektori civil

-Për oficerin gjyqësor, Leogrande Giuseppe

I komunikohet ekstrakti i vendimit deklarativ për paaftësi paguese nr. 201/14 i datës 17.03.2014 nga G.D. Dr. Di Salvo

Funksionari gjyqësor

Claucio Paladin

 

 

DOKUMENTI 2

Gjykata e shkallës së parë, Romë

Seksioni i falimentimit

Ekstrakt

I vendimit deklarativ të gjendjes së paaftësisë paguese.

Depozituar më 17.03.2014, gjyqtari i deleguar, Giuseppe di Salvo.

Sipërmarrësi i deklaruar në gjendje të paaftësisë paguese.

Blue Panorama Airlines SPA

Me zyra ligjore në Romë

Kodi fiskal: 05590151006

Oficeri gjyqësor: Av. Giuseppe Leogrande.

I kërkuar për shqyrtim të gjendjes pasive para gjyqtarit të deleguar.

U shpall kreditorëve dhe palëve të treta që kanë një kërkesë mbi pasurinë në pronësi të sipërmarrësit.

Gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë

Blue Panorama

 

Operimi në Shqipëri, licenca deri në fund të prillit

Qysh kur ka nisur të operojë në Shqipëri, Blue Panorama, ka bërë disa manovra të pambështetura në ligj lidhur me lejet e fluturimit. Kështu, edhe pse ajo është kompani e huaj që operon me Shqipërinë, në të vërtetë sillet si kompani shqiptare pasi avionët e saj qëndrojnë në Shqipëri. D.m.th ata vijnë në mbrëmje në Rinas dhe nisen në mëngjes, duke e përdorur Rinasin si stacion qëndrimi sikur të ishin kompani shqiptare.

Nga ana tjetër, kompania ka aplikuar pranë autoriteteve të aviacionit civil në Tiranë për një grafikë fluturimi për muajt e verës, ndërkohë që licenca e saj përfundon më 23 prill dhe në Itali është në proces falimentimi.

Kjo e bën të vështirë të ardhmen e mbijetesës së saj dhe ngre plot pikëpyetje për sigurinë e pasagjerëve.

Ministria e Transportit ndërkohë mund të gjendet para një problemi të ngjashëm me atë të Belle Air, sidomos lidhur me mbrojtjen e të drejtave dhe garancive të pasagjerëve në këtë rast./Tema/

15 komente në “Blue Panorama në gjykatë për procedurë falimentimi, për paaftësi paguese”

  1. vitrina says:

    po normal kur skemi shtet,tallin te gjithe trapin me ne,e ne paguajm qimet e kokes se shtetit tone si siguron njeri garanci…hiqja lenkes futja prenkes.

    1. Epirioti II says:

      E kam thene qe ne fillim qe Blu Panorama nuk eshte asgje tjeter vecse Belle Air me veshje te re. Belle Air beri faliment “fallco” per mos paguar detyrimet dhe per te futur minimumi 5 milion Euro ne xhep. Te njejten gje po ben edhe Blu Panorama.

      Ky eshte nje rast i mire i Prokurorise per te hetuar dhe per te futur brenda ne burg abuzuesit dhe mashtruesit, por me siguri Llalla do jete duke pi dhallen si gjithmone.

  2. iliria shqiptare says:

    Po ceshte ky autoritet skandaloz ne SHqiperi qe lejon te ashtuquajtura kompani te falimentuara te operojne ne tregun shqiptar.

  3. AK says:

    Artikull i inspiruar nga AAC ne favor te konkurences qe po stimulohet duke i hapur rrugen per te kontrolluar tregun. Sa per dijeni shume operatore i darkojne avionet e tyre ne Rinas por kjo nuk ka lidhje fare me shtetesine e operatorit.

  4. D_Xh says:

    te premten kam udhetuar nga Fium

  5. D_Xh says:

    te premten kam udhetuar nga Fiumicino dhe 90 min para fluturimit nuk dihej nese do nisej apo jo, pa
    asnje paralajmerim, pa asnje shpjegim u lane udhetaret ne mes te aeroportit. Kujdes!

    1. Asgani says:

      Kur jam kthy nga roma kei ndet mbi 3 ore ne avion sepse kishte pesuar defekt nje paisje dhe deri sa u riparu…

  6. Vizionari says:

    Kompani Fantazem …

  7. Qyteti Studenti says:

    Shteti e qeveria me organet e drejtesise te hapin letrat se nuk perjashtohet mundesia te jene kompania e Ali-babait hajn me brina,qe mbasi grabiti 5 milionet e popullit[se nuk i mjaftuan miliardat e firmave piramidale te tyre e florinjte e grabitur]vodhi dhe taksat ohet deri me sot.Le te shohim kush eshte ne koke te ketyre ‘tollovirave’

  8. Populli says:

    Si gjithmone populli e han

  9. arsen says:

    Do ta kujtoni Belleair shqipetare!!!!
    Se shpejti fluturimet tuaja do jene ne Business Class!
    Beni gati karrocat me kale, ose me gomare ti bini nga Mali i Zi.
    I ka pare njeri çmimet e trageteve sa kane shkuar?
    Rrofte Ministri Transporteve Haxhinasto!

  10. Arber Kopi says:

    Gjykatat shqiptare te korruptuara pranuan fslimentimin e kompanise Belleair nga nje gjykates qe prej bitesh bridhte md bileta free nga kompania e Ilir dhe Arbush Xhelo-ve.
    Doli ne pah kompania e familjes Paci (e falimentuar ) e cila prej Xhelove mori tregun dhe financimet per te fluturuar ne Shqiperi. Blu panorama apo Blu-express filloi fluturimet dhe ish Belleair u be Fly Spirit (agjensia qe shet per ata) me njerezit e tyre ( Familjaret me mbiemer Dashi ku Arbushi ishte dhender) dhe disa leva te tjera.
    U harruan 600 punonjes qe u hodhen ne rruge, borxhlinjte dhe shteti shqiptar pesoi nje tjeter humbje kolosale financiare….!
    Xhelot thone qe kane asete, kur skane asgje dhe nderkoh qe vazhdojne te perdorin sistemet e ndryshme nga ku bejne biznes me Blu-panoramen dhe u dergojne Sms shqiptareve te udhetojne me ta….
    Shteti duhet te reformoje drejtesine pastaj td rigjykoj keta plera…

    1. touche says:

      sa kohe te lire paskeni . beni mire te hapni ndonje liber e te zgjeroni
      dijenite mbi aviacionin. te besh gam gam neper social media nuk te
      sjell pasagjere prandaj pervishini menget dhe tregoni veten.
      keto refrenet e punonjesve apo borxheve jane te konsumuara dhe ju tradhetojne
      identitetin.

      suksese ne sipermarrjen tuaj dhe ishalla me te drejte firme.

      1. Bellearisi i papune says:

        O Tushe merr ca mesime per kitaren se as asaj nuk di ti biesh .
        Lere aviacionin se eshte sport i rende per ty !

  11. touche says:

    ty te ka ngelur ora tek Belleair. sa shume identifikohesh. duket qe ju ka perkedhelur edhe pse bukeshkale dolet te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje