SONDAZHI: Biznesi shqiptar nuk e raporton ryshfetin, e quan praktikë normale

15 Prill 2014, 09:38Ekonomia TEMA

Një sondazh i realizuar nga Zyra e OKB për Krimin dhe Drogën, UNODOC, thotë se pak biznese në Shqipëri, që kanë paguar ryshfet, shqetësohen për të raportuar incidente të tilla, pasi e shohin ryshfetin si një rutinë

Nga Besar Likmeta, BIRN

“Mbi një e treta (36.2 përqind) e përfaqësuesve të biznesit nuk e kanë raportuar ryshfetin pasi vlerësojnë se nuk është nevoja që të raportojnë një incident të tillë sepse është një praktikë normale që të paguash ose të japësh dhurata për zyrtarët publikë,” thuhet në një deklaratë të UNODOC.

“Përveç kësaj, thuajse një e katërta (23.6 përqind) e të pyeturve thonë se nuk ka kuptim që të raportojnë ryshfetin, pasi askush nuk e vë ujin në zjarr për këtë,” thuhet më tej në raport.

Sondazhi për Ndikimin e Ryshfetit dhe Krimit në Sipërmarrjet Private është kryer nga UNODOC në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Statistikave, INSTAT, me mbështetjen e Bashkimit Europian.

Sondazhi zbuloi se niveli i prevalencës për mitmarrjen mes bizneseve vendase ishte 15.7 përqind.

Bizneset që kishin paguar ryshfet thanë se kanë paguar një mesatare prej 4.6 ryshfetesh për zyrtarët publikë në 12 muajt përpara sondazhit.

“Në Shqipëri, 35.7 përqind e ryshfetit paguhet në para cash dhe shuma e paguar për ryshfet është mesatarisht 53.000 lekë”.

“Qëllimi kryesor pse paguhet ryshfet është që të përshpejtohen procedurat (39.1 përqind), për të finalizuar një procedurë të mundshme (16.8 përqind) dhe për të marrë trajtim më të mirë (7.2 përqind),” thuhet në sondazhin e UNODOC.

“Përveç kësaj, 13.5 përqind e ryshfeteve të paguara nuk i shërbejnë ndonjë qëllimi specifik imediat”.

Sondazhi zbuloi se më shumë ryshfet paguhet për oficerët e policisë (12.5 përqind), zyrtarët e doganës (12.3 përqind), zyrtarët e taksave dhe tatimeve (10.7 përqind) dhe për zyrtarët vendorë (10.2 përqind).

4 komente në “SONDAZHI: Biznesi shqiptar nuk e raporton ryshfetin, e quan praktikë normale”

  1. Neorealizmi says:

    Kur jepet rryshfet per gjera banale nga i tere populli, cfare pret nga biznesi qe ka te beje me miliona.

  2. ari says:

    rilindja e trafikut si i fituane 40 miljoner te PS parat -mendoni se duke punuar. jo duke shitur gra,motra,nena ,bythet e veta.tash i keni mbajeni ju munde te lepini bythe se para koqe te koqes merrni.droge droge droge po degjoi gjdo dit te saliu kishte rruge,rruge,rruge.sajmiri tritol,tritol tritol populli lesh,lesh,lesh.

  3. rezart says:

    Pranimi i ryshfetit si praktike normale nga vete biznesi,verteton HAPUR DHE ZYRTARISHT se shteti shqiptar eshte i kalbur deri ne KOCKE!!!
    Dhe ketu nuk behet fjale per dhurata te thjeshta apo nje dreke,por ……ne DOGANA,TATIME,GJYKATA,POLICI etj,ne baze te HALLIT,qe ka cdo biznes KETO”DHURATA” shkojne deri ne dhjetra milione euro!!!
    Ne spitale keto dhurasta shkojne deri atje sa ne mungese te tyre,mund te ike per dhjame qeni JETA e nje NJERIU TE AFERT!!!
    Dhe kur akuzoni SOCIALIZMIN PER DIKTATURE,ju mos QOFSHI!! Atehere ne se SHITESI dilte ne inventasrin vjetor mbi 2 mije leke te reja DIFICIT APO SUFICIT,futej ne BURG!!!
    Ndersa sot doganieret marrin CANTA TE TERA ME PARE sa nuk begenisin t’u japesh kartmonedha te vogla se nuk kane ku t’i vene ne bagazhin e makines!!!
    HAAAAAAAA!!!
    Heu,KAPITALIZEM,ta pifsha dolline:
    -Ja per ty ngritewn dy gishtat e QORRIMIT keta bandite te UDB-se per te vendosur KRIMIN ne vend te drejtesise,ku CUBI,POLITIKANI apo krimineli bejne ligjin kudo,deri ne maje te kupoles!!!
    E degjuat historine e GJIN GJONIT FUKARA????
    Heu,bre sa GJIN GJONE ka sot ne Shqiperi,qe duhen “VARUR PER KEMBE E T’U VESH FLAKEN”!!!

  4. nuk eshte thjesht dhurate por eshte edhe korrupsion pasiv megjithate dua te bej nje shembull te vogel para disa vitesh nje mik i imi shon ne kuesture per te terhequr permeson dhe me deshire te tij i futi 100 mije lireta ne pashaporte.polici pa i thene asgje i beri denoncim per tentative
    per korrupsion.zoteria beri 3 seanca gjygjsore,pagoi 900 mije lireta avokatin dhe u denua me 500 mije lireta gjobe…ndersa kultura jone eshte
    te ofrojme para dhurata eshte edhe objektive.p sh. nje shishe vere,nje ambazhur ose gjithcka qe mund te jete dhe jo para kesh….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje