Komisioni parlamentar i Ekonomisë nis shqyrtimin e p/ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar.
E pranishme në Komision, zv.ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Genta Sula theksoi se drafti i propoziuar synon të përcaktojë qartësisht elementët ku duhet të konsistojë ndihma dhe shërbimet shoqërore për grupet në nevojë. Sula vuri në dukje se projektligji i propozuar është hartuar në zbatim të programit të qeverisë për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale, duke përmirësuar kriteret dhe procedurat e përfitimit.
Ajo sqaroi se është riformuluar mënyra e përfitimit të ndihmës ekonomike për individët, viktima të dhunës në marrëdhëniet familjare sipas vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, dhe në vazhdim përcaktohet se përfitojnë ndihmën ekonomike pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore; parashikohet që ata individë, të cilët vuajnë dënimin me heqje lirie apo trajtohen në institucionet e përkujdesjes rezidenciale publike, të financuara nga buxheti i shtetit, të mos vazhdojnë të përfitojnë pagesat nga sistemi i mbrojtjes sociale, si ndihma ekonomike apo pagesa për aftësinë e kufizuar, gjatë kohës së qëndrimit në institucionet respective, etj.
Për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, ky projektligj në nenin 5 u jep të drejtën e përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar përgjatë 24 muajve, kur personi është i punësuar dhe sigurisht përfiton pagën për punën e kryer. Po ashtu, pas miratimit të këtij projektligji do të dalin aktet nënligjore ku do të parashikohen procedura lehtësuese për rastin e rikthimit në programin e aftësisë së kufizuar të kësaj kategorie, kur nuk janë më në marëdhënie punësimi.
Në mbledhjen e Komisionit, u miratua në tërësi edhe projektligjit “Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore të kryera për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013”.
Ju lumte. Ekonomia eshte stabilizuar e raportet tregojne se po nis rritja
Bravo te marre ai qe meriton dhe jo ai qe ka vila dhe te marre dhe Ndihem sociale turp kush e degjonte kete gje qe ka vertet njerz qe kan nevoje per ndime ….. Bravo qeveria e re eshte Ne rrugen e duhur…
Qeveri konstruktive bravo per masate duhura qe po ndermerrni.
Bravo shume e nevojshme ndarja e duhur e ndihmave, mafte me abuzimeve.
Ja cdo te thot ta rregullosh shtetin me themel.
Bravo per nismen shume e nevojshme permiresimi i kritereve te ndarjes se ndihmes ekonomike.
Mjaft me abuzimeve ne shperndarjen e ndihmes ekonomike
Vleresime per masen e re per te permiresuar skemen e shperndarjes se ndihmes ekonomike e cila ndikon drejtpersedrejti ne jeten e qytetareve.
Shume e rendesishme qe qeveria po i jep perparesi kritereve dhe kushteve te ndarjes se kesaj skeme.
Shume vleresime bravo per perpjekjen pozitive qe po ndermerrni.
Bravo ndihma duhet tu shkoje atyre qe me te vertete e meritojne, mjaft me abuzimeve me ndihmat.