Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto shpreh angazhimin e Qeverise shqiptare për realizimin e projekteve kombëtare që njëkohësisht i shërbejnë dhe rajonit, sic është projekti i korridorit Lindje-Perëndim, Korridori 8, për të cilin ai theksoi se investime thelbesore në këtë drejtim me segmente të rëndesishme në pjesën Shqiptare janë duke u ndërtuar.
“Segmenti Tiranë- Elbasan është një segment kryesore që lidh kryeqytetin me aksin jug lindje të Republikës së Maqedonisë, dhe më tej me Bullgarinë dhe Turqinë”, tha Haxhinasto.
Ai permendi gjithashtu segmentin Qukës-Qaf Plloçë, projektin e Rrugës se Arbërit, i cili do të shkurtojë me një të tretë kohën e lidhjes ndërmjet Tiranës dhe Shkupit. Ministri përcaktoi si prioritare edhe cilësinë e shërbimeve të transportit veçanërisht në drejtim të sigurisë rrugore.
Haxhinasto mori pjesë në takimin e Ministrave të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC) të zhvilluar në Sofje, Bullgari. Haxhinasto e cilësoi takimin si vlerë e shtuar që krijon një vision të qartë të bashkëpunimit dhe forcimit të objektivave të përbashkëta në të gjitha nivelet duke filluar me planifikimin, optimizimin e shërbimeve dhe trajtimin e barrierave jo-fizike, infrastrukturën dhe shërbimet që do ti shërbejnë më mirë rritjes ekonomike të secilit vend dhe zhvillimit të rajonit në tërësi.
Në vijim të fjalës së tij, ai solli në vëmendje të pjesëmarrësve konceptin multimodal të korridorit VIII, si një Korridor ku duhet të jenë prezent të gjitha llojet e transportit, përkatësisht transporti rrugor, detar dhe veçanërisht ai hekurudhor. Në këtë aspekt, Haxhinasto përmendi investimet per përmirësimin e porteve të Durrësit dhe të Vlorës dhe rikonfirmoi qëllimin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e një tjetër porti ne Veri të vendit, atë të Shëngjinit, që do t’i shërbente Shqipërise, Kosovës, Maqedonisë dhe më tej. Ministri i Transporteve aprovoi “Deklaratën e Ministrave për një transport të gjelbër në rajonin e BSEC”, për të cilën shprehu domosdoshmërinë për planifikim dhe ndërhyrje në transportin hekurudhor, si aktor kryesor drejt një transporti të gjelbër. Ai vërejti si prioritare për hekurudhën shqiptare përmirësimin e lidhjeve me fqinjët, veçanërisht me Maqedoninë.
“Plotësimi me linjë hekurudhore të rinovuar të Korridorit VIII do të kompensonte ngarkesat në kanalin e Bosforit, prandja dhe një arterie efikase për lidhjen e Detit Adriatik me Detin e Zi nëpërmjet hekurudhës do të ishte në interesin e përbashkët”, u shpreh Haxhinasto.
Një tjetër pikë ku Ministri u ndal ishte thirrja për liberalizim të mëtejshëm të shërbimeve të transportit, si një objektiv permanent, ku solli si shembull të suksesshëm nismën e Evropës Jug-Lindore, ku fokusi në heqjen e barierave jofizike për të lehtësuar shërbimet dhe komunikimin ka qenë maksimal duke adoptuar një formë të re të lehtësimit të këtyre bareierave atë të pikave kufitare me një ndalesë.
“Këtë praktikë të mirë e kemi me Malin e Zi, me Maqedoninë dhe ky besoj që mund të jetë një model për të gjitha vendet duke qënë se ne të gjithë prekemi nga procedura të zgjatura me shumë burokraci, të panevojshme dhe dëmtuese për biznesin”, tha ai.
Ministri Haxhinasto përfundoi fjalën duke cilësuar angazhimin e punën e përbashkët si parakusht në fizibilitetin e projekteve dhe garantimin e shërbimeve cilësore për të ndikuar në rritjen ekonomike e zhvillimin e qëndrueshëm.
I tregoni ketij kallp ministri se rruga e arberit dhe qafe plooca nuk ka asnje lidhje me koridorin 8 per me teper i thoni se cilat jane koridoret europiane qe kalojne dhe ne vendin tone dhe ne se ne duhet te bejme dicka duhet te fillojme nga portet e durresit dhe vlores. po pse lodhemi kot?
nuk arrij ta kuptoj si e marrin nje ‘gomar me dy kembe ‘ sic eshte ky haxhinastoja dhe e bejne minister??…
mendimi im personal eshte se 1) ose kryeministri shqiptar kerkon ta coje shqiperine ashtu sikurse edhe paraardhesi i tij (pra ne shpellat e vucidolit) ose2) kopjon regjimin e enver hoxhes ,pra per te kontrolluar sa me lehte qeverrisjen ka zgjedhur debila si puna e haxhinastos dhe i ka bere ministra…nuk me vete mendja diku tjeter…por ‘kryevepra e haxhinastos’ ishte dikur kur ky sharlatan drejtonte ministrine e jashtme…nuk e di nese duhet te qeshim apo te qajme me fenomenin ‘haxhinasto’…
Duhet te qeshim me lot
Pra edhe qesh edhe qaj
KE TE DREJTE tek ajo fjale qe the i ka vene mollopupa qe ti kete nen kontroll
Nuk ke cfare te kuptosh fare ti,Ketij i punon fort gruaja me Meten prandaj mbreteron.Kane nderruar rolet se vite me pare lodhesh ky me Arta Daden qe ishre 15 vjet me e madhe dhe ja hapi dyert,tashti punon gruaja dhe i hapen po prap dyert.Ky parazit keshtu ka jetuar gjithmone.Prostitute e rrangut te larte