Nafta, çmimi më i lartë në Europë, lëmë pas Gjermaninë dhe Austrinë

17 Prill 2014, 13:53Ekonomia TEMA

Ndonëse kanë të ardhurat më të ulëta në Europë, shqiptarët e paguajnë karburantin më shtrenjtë, jo vetëm se fqinjët e tyre, por edhe se qytetarët e ekonomive të zhvilluara.

Shoqëria gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar, një nga institucionet më të specializuara për krahasimin e çmimit të karburanteve, e klasifikon Shqipërinë si një nga vendet me çmimet më të larta të naftës dhe benzinës në treg.

Përkatësisht, sipas GIZ, në fund të vitit 2012, çmimi me pakicë i naftës në Shqipëri ishte 1 dollarë e 79 cent për litër, duke lënë pas Francën, Qipron, Spanjën, Kroacinë, Poloninë dhe shumë vende të tjera, ku të ardhurat për frymë janë disa herë më të larta.

Sipas të dhënave nga GIZ, rezulton se qytetarët shqiptarë e blejnë naftën në treg thuajse me një çmim të barabartë si qytetarët e Austrisë apo edhe ata gjermanë, dy ekonomi ku standardi i jetesës është i pakrahasueshëm me atë të vendit tonë.

Në të njëjtat nivele raportohen edhe çmimet e benzinës. Por, sërish këto të dhëna i përkasin vitit 2012. Që nga ajo kohë, çmimi i karburantëve në tregun e brendshëm ka pësuar të tjera rritje, për shkak të taksave shtesë në dy vitet e fundit.

Kjo e çon Shqipërinë në majën botërore për çmimin e karburanteve, madje dhe energjisë në tërësi. Kjo pasi, sipas FMN, edhe për energjinë elektrike Shqipëria ka çmime ndër më të lartat në rajon, çka i detyron familjet shqiptare të shpenzojnë një pjesë të madhe të buxhetit për këto produkte.

Por, përtej këtij shtrenjtimi në këto nivele të energjisë, FMN shtron dhe një tjetër pyetje. Atë se cilat janë efektet e saj në rritjen ekonomike, pasi shumë studime kanë faktuar se çmimet e larta të energjisë pengojnë për rritjen ekonomike./TCH

13 komente në “Nafta, çmimi më i lartë në Europë, lëmë pas Gjermaninë dhe Austrinë”

  1. gjergji says:

    NUK PO NA DEL AS LLOTARIA AMERIKANE DHE KINEZE !

    1. raimond vlonjati says:

      Cmimi eshte ritur kete vit sepse sic duket Edi Rama
      ka ndermend t’ja mari Gjermanise,meqe Sala nuk mundi dot ta kaloje Gjermanine

  2. Titi says:

    Erdhi rama,me gjithe deshiren tone per ndryshim,dhe voten tone te shtrenjte ja dhame se menduam se do ndihmoje ato qe ka mare persiper.kam pershtypjen si shqiptar qe jam se,njerez me b…..ra se politikanet tane nuk ka pas ndonjehere europa.drita,uje,karburante,telefona,pensione,shendetesi etj.gje qe tregon se ne i shesim njeri tjtrit sapunin per djath.

    1. raimond vlonjati says:

      Jane politikane qe nuk e ruajne per popullin e tyre,

  3. AanOoNYymUuS says:

    Eh..s’behemi njerez ne..Gjerat na i thone troc e ne prap vazhdojm ti leme te na abuzojne si mos me keq.

  4. Brroçkulla says:

    Megjithese gjithkujt i pelqen qe gjerat te jen ne favor te qytetareve te vendit te vet, duhet logjikuar ne kete rast.

    SEPSE ka kosto me te lart logjistika, dhe konsumi i tregut eshte i pakrahasueshem me ato vende.

    Perse Shqiperia i shet bonot e thesarit shume here me shtrenjt se ato vende?

  5. Jakup says:

    O SAHANLEPIRESA TE KUQ DILNI PROTESTONI PSE FSHIHENI O RILINDJE E PALLAVE

  6. al, paci says:

    Bravo rama jeni ne rrugen e drejte, gabimi i par dhe me i rendi qe ka ber qeveria e rilindjes ishte ngritja e cmimit te karburantit. kush nuk e kupton dhe vazhdon me bravo per cdo gje qe ben qeverija skam ca tju them, me shum taksa do ishin mbledhur sikur ta kishte hulur cmimin e karburantit se sa tani qe e ngriti, se njekohsishte u ngriten te gjitha cmimet dhe konsumi sigurishte qe bije

    1. raimond vlonjati says:

      Ama ca ja fut kot ti!

      Po cmimi i naftes duhet ritur akona, se ju ben mire shqiptareve…
      Qeveria tha , perdorni bicikletat se u mesuat keq me makine….

      Duhet te heqim dore nga makinat fare, biles edhe per te vajt ne Tirane te shkpni me vrap se ju ben mire…

      Makinat le ti perdorin vetem politikanet , qe te vuajne …ju perdorni vrapin….

  7. hashimi says:

    Une jetoj ne France prej 14 vjetesh po gjithemon po e ndjek çemimin e neftes ne Shqiperi se kam kanalet e Top cha dhe ne iternet dhe po e krahasoj me çemimin e Frances ketu çemimi eshte 1ero e 28 cen per liter po ti kethesh ne lek Shqepetare i bije te jen rreth 1800 lek kurse ne Shqiperi me sa e kam par une eshte 210 lek per liter po nje puntor ketu ne France po marim te fundit qe jan puntoret qe punojen ne banak ne supermarket ose ne kes si i thno ketu marin 1250 ero kurse ne Shqiperi puntoret e administrâtes se ata jan nuk ka tjer se te tjeret jan pa pun marin 450 kater qind e pesdhjet milek çko kush ta bej vet llogarin se ça ndryshimi ka po si duket ky shoku Edi per ket e ka pasur fjalen qe thosh jemi ndryshimi se ndonje ndryshim populli nuk po sheh , he po po ben e ca gjera te mira po pushon njerz nga puna po prish ndertesa e ku ta di une se ça ben me .Ne fakte ky Rama bertet kot qe kam fituar kaq aop aq po ky nuk ka fituar as nje deputet me shum se ça kishte me par ka fituar Meta keshtu qe i bije te jet Meta strumullari i te keqes

  8. Gezimi says:

    Si gjithmone ne Shqiperi, rekorde negative! Pse keshtu? Pergjigjen duhet ta japin zullumqaret dhe kusaret ne qeveri dhe kuvend, e ku tjeter?

  9. Niko says:

    Nuk behen gjerat menjeher sic mendoni ju neper komente Mos harroni se ekonomin Saliu eka shkateruar ekonomin gjate 23 vite ka shpen nen o dhe te fillosh nga A duhet pune plus korrupsionin qe eshte bere plag e pa sherushme dhe kjo pune do koh Mos harojme nje gje nga historia mbasi u clirua shqiperia qeveria qe ishte ne fuqi ju desh nje pune e madhe qe te mekemte ekonomin plus kriminelet e vendtit qe ja donin te miren shqiperis dhe kjo pune mori koh sa ndertuam shqiperin e re plaget e medha nuk mbyllen menjeher

  10. Sali QENI says:

    Ne Itali çmimi i naftes eshte 1,65 euro dhe i benzines eshte 1,7 euro. Por, te dy makinat qe kam tip ford fiesta e ford max jane me GPL i cili kushton 0,8 euro dhe shpenzoj ne muaj 80-100 euro. Megjithate ne jemi Itali e shqiperia eshte Gjermani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje