Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri kërkon mbështetjen e Bashkimit Europian për degëzimin e gazsjellësit TAP me atë Jon Adriatik (IAP). i pranishëm në “Brown Forum 2014”, që organizohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kroaci në bashkëpunim me qeverinë vendase, Gjiknuri theksoi se degëzimi i TAP-it me IAP-in do të mund të shtonte shanset dhe mundësitë e vendit në tregun rajonal dhe më gjërë.
Ministri Gjiknuri tha se “Shqipëria po kërkon financimin për të kryer masterplanin e gazit çka do të ndikojë drejtpërdrejtë në tërheqjen e investitorëve serioze në gazifikimin e vendit”,tha ministri i Energjisë dhe Industrisë.
Këtë vit, Brown Forum u fokusua në të ardhmen e energjisë në Evropën Juglindore dhe potencialet për të zhvilluar shpërndarjen e saj. Ministri Gjiknuri ishte pjesë e panelit për zhvillimin strategjik të sektorit të energjisë në Evropën juglindore. Në të njëjtin panel referuan Julia Nesheiwat, Zv.ndihmës Sekretare Amerikane e Shtetit në Byronë e Burimeve Energjitike, ministri i Ekonomisë së Kroacisë Ivan Vrdoljak dhe ministri i Shtetit për Klimën e Cështjet e Energjisë së Polonisë, Pol Kovac. Ndërsa u ndal tek burimet natyrore të Shqipërisë dhe potencialet për shfrytësimin e rezervave të mëdha të naftës dhe gazit, Gjiknuri deklaroi se edhe zbulimet e fundit të naftës në kuadër të kërkimeve të Shell-Petromanas flasin për këto potenciale. Ai njoftoi se për herë të parë do të mund të procedohet me hapjen e një gare transparente për dhënien për shfrytëzim të blloqeve të reja në zonat naftëmbajtëse. Ndërkaq, ministri ftoi investitorët që të shfaqin interes për dy projektet e hidrocentraleve të Skavicës dhe të Vjosës.
Gjatë punimeve të forumit, ministri Gjiknuri pati një bashkëbisedim me zv.ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Burimet Energjitike, Julia Nesheiëat. Në vijim të diskutimeve të mbajtura në forum, zyrtarja amerikane tha se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin projektin IAP si degëzim të gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)”.
Ju lumtë Z. Gjiknuri për punen e mirë qe po ben.
Gjiknuri ne nje pune intesive per stabilizimin e gjendjes dhe standarte te larta
Me e mira do behet sepse vullneti dhe bashkepunimi jane refreni i qeverise Rama
Qeveria ne krye te detyres duke ndermarre pune te medha ne dobi te vendit
Suksese. Do mbeteni ne histori si nje qeveri e puneve te mira per vendin e popullin
Lajm i mire,pas nja dhjete vitesh mund te kemi gaz 24 ore ne shtepi njesoj si uji, meqe jemi te uji keta, shteti,qeveria te bej nje masterplan per ujin njeher pastaj te merret me gazin jo per gje por dalim ne mjes per te la syte por uje nuk ka,vijme nga puna per ti fut nje dush por uje ska.
Doja te dija? Po LULKA di te flase ndopak ANGLISHT?
Duhet te behet reclamation ankande nderkombetare per burimet natyrore te Nantes dhe gait hidrocentraleve me once scion ikemi dhe ne voted kesaje qe eerie dhe jo be rushes bearishness e provuam na coje ne mes jetse prandaj qe Beria Rama ska pse te lusi bearishness ase care tho te Europa te vazhdone punen pa humour asje minute kohe te mbeshtesi buqesine zhdukjen korrupsioninkujdesje te Malle naten minjerat hidrocenralet reformat ne drejtesi dhe rezultatet nuke do te votojme te Mirat materials lereni mose u mere I fare me bearishness,,,
Bravo qeverise po e can me shpate ne dore sidomos ky gjikenuri paska shpate te madhe qafiri