Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe kreu i kompanisë kosovare Elkos, Ramiz Kelmendi, ranë dakord sot për të bashkëpunuar fuqishëm në hapjen dhe funksionimin me sukses në muajin maj të pikës më të madhe të grumbullimit të produkteve në vend, që do ngrihet në Unazën e Lushnjes.
Pikat e grumbullimit janë risia e skemave financiare mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2014, të shpallura një ditë më parë në Pallatin e Kongreseve para 3000 fermerëve. Në këtë kuadër, ministri Panariti vlerësoi ndihmën e investitorit kosovar Kelmendi në këtë sipërmarrje të fuqishme.
Pas takimit Panariti dhe Kelmendi folën për rëndësinë e madhe të kësaj pike gjigande grumbullimi, që synon të mos lëjë asnjë produkt të fermereve të hidhet kot, por të shitet i gjithi. Panariti u bëri apel të gjithë fermerëve, prodhuesve të zonës, që tashmë kanë një mundësi shumë më të madhe se më përpara për të shitur produktet e tyre tek kjo pikë moderne e grumbullimit dhe magazinimit të produkteve, njëkohësisht dhe shpërndarjes së tyre në të gjithë Shqipërinë, por edhe përtej Shqipërisë.
“Praktikisht fermerët nuk mund të ndodhen përpara stresit dhe dyshimit a do të shitet apo jo prodhimi, por nëpërmjet kontratave paraprake që do të mbyllim me sipërmarrësit, të cilët investojnë në këtë pikë grumbullimi do ta kenë prodhimin të shitur që në fazën e kultivimit dhe kjo është një risi absolute, kjo hap një prespektivë të re për fermerin. Në momentin që fermeri dorëzon prodhimin në këto pika të autorizuara të grumbullimit, aty ne do të aplikojmë pa asnjë hezitim dhe masat e subvencionit, ku për çdo kilogram produkt të dorëzuar natyrisht fermeri do të marrë mbrapsht një pjesë të mundit dhe sakrificës që ai ka shpenzuar për prodhimin në trajtën e subvencionit”, deklaroi Panariti.
Kreu i kompanisë kosovare Elkos, Ramiz Kelmendi theksoi në fjalën e tij se me këtë pikë grumbulluese që po tentojmë ta fillojmë që në maj të këtij viti, synojmë t’ju dalim në ndihmë këtyre prodhuesve që maksimalisht të eksportojmë në shtetet e rajonit dhe BE-së.
“Ne do jemi në funksion të këtyre fermerëve, të eksportit dhe të nxitjes së një prodhimi të kontraktuar, në mënyrë që fermerët të krijojnë një mundësi të re të kontraktimit të zgjuar, për arsye se sipërfaqet e tokave të Shqipërisë dhe Kosovës janë sipërfaqe të vogla dhe për të qenë aktual në tregun ndërkombëtar duhet të bëjmë kontrata të zgjuara që të kemi një produktivitet cilësor uniformë dhe kuantitativ”, tha Kelmendi.
Sipas tij, pa këto kontrata nuk do mundim t’i përballojmë tregtarët e tjerë që eksportojnë në shtetet e rajonit, në shtetet e BE-së.
E di si do perfundoj kjo pune Z. Panariti?
Fermeri qe do beje gjithe punen do fitoj 1 lek, dhe shperndaresi do fitoj 100 lek.
Mos filloni qe tani me Monopole, por hapni tregun per sa me shume pika grumbullimi qe te kete konkurence ne blerjen e produktit nga fermeri. Me gjithe impenjmin tuaj “nese eshte i sinqerte” do te krijoni nje sistem qe as vendet e zhvilluara nuk po e regullojne dot: Prodhuesi fiton hiçgje kurse shperndaresi fiton gjithçka.
Rezi. Bujku ne shqiperi ka pesuar dhe pesone per shkake se shperndarsit dhe pronaret e te gjitha marketeve dhe pikave te shperndarjes ne shqiperi jane ne pronesi te te huajve jo shqiptarve dhe rjedhimishte te pa favorizuar perkundrazi pronaret e huaje qe kontrollojne kete biznese ne shqipei i favorizojn podhusit e vendeve te tyre.
Ndersa ne kosove eshte e kunderta pasi ket biznes e kontrollojn shqiptaret kosovaret ne fillim pase luftes se kosoves ka pase iniciativa nga te huajte per ta mare dhe kontrolluar ket trege ket biznes por kosovart nuk lejuane nje gje te tille madje edhe ata te huaje qe kane provuare te futenne ket trege disa prej tyre ju eshte vene edhe dinamite dhe mire ju esht bere pasi sote biznes esht 100% ne duare te kosovarve dhe me te fortit ne ket lami ne kosov jan. Elkos group e ramiz kelmndit . Pastaj albi komerce dhe viva freshe te gjitha ne pronesi te shqiptarve.
Ndersa ne shqiperi tri kompanite me te medha ne kete fushe jane ne ponesi te Grekve Vllehve dhe Rumunve por edhe serbve dhe italianve qe kan hyre vitete e fundit sidomos ne veri
te shpresojme per mire. Nje nisme ne rruge te drejte. Bujku shqiptar duhet ndihmuar te ece perpara dhe te caje ne sfidat me konkurrentet e vendeve fqinje.
Pas laboratorit fantazme, tani pika e grumbullimit ku do behet nami. Mbaruan hallet e katnarve.
Ku jane biznesmenet e shqiperis askunde pasi bizneset strategjike te shqiperis nuk i kontrollojn shqiptaret por greket bullgaret vllehet rumunet etj.
Ndersa ne kosove esht e kunderta te gjithe zingjirin e shitjes se mallrave e kontrollojn shqiptaret kosovarte. Ndersa me i fuqishmi ne kete lami esht Ramiz Kelmendi
Waw vazhdoja ky panariti infektoka fermeret mos gaboj ktij i doli hileja e analizave ca dit me par dhe ka fytyr dhe del akoma hajduter e lsi
Ky Panariti eshte njeri i c’ekulibruar, e pastaj nje minister qe bredh sa jashte vendit e sa ne show tv. Ky administraten e ka ne nivelin e tij cope cope. Kembe e mashtrues si eshte ai vete. Cdo njeri spiun e shpif per tjetrin, ndersa Edmondi gajaset duke i mashtruar te gjithe ata qe i mban pa rroge neper zyra vetem per spiunlliqe.
Asnje lek pune nuk behet njerezit jane si ne burg te mbyllur 8 ore e gjyse, firmosin hyrjen e daljen dhe neper zyra-biruca zgjat koken vajza leshverdhe per te pare a je fizikisht a je arratisur drejt tualetit..sepse takime miidis “kolegesh” s’ja vlen se frika nga spiunimi ka shkuar ne palce. Une dua te flas per shembull per nje aktore amerikane…..shoh sy te zgurdulluar dhe qepje goje….aty “flitet” vetem neper zyrat e drejtoreve te PD-se sepse ata realisht bejne ligjin…
Doni ta cmendi kete popull? e keni bere tashme. Keni vene njerin kunder tjetrit me metodat e mirenjohura dhe niveli akademik eshte zero. Nese ka rastesisht nje person me kete nivel eshte nje grup i specializuar, qe “i xhiron koken gjithe diten, qe te harroje edhe ATO QE KA DITUR E JO ME TE VAZHDOJE TE LEXOJE”..
Informacioni eshte top-sekret ne TV shohim “zhvillimet-mashtrimet” qe na i shfaq Edmondi.
Spesialistet nuk kapin pune me dore sepse kordinimi vertikal dhe horizontal eshte nje teori.
Mua per vete me ngjan si spital psichiatrik, mbase keto 8 vjet presioni psikologjik ka bere punen e vet plus urrejtja qe eshte “virtyt” i shqiptareve.
Nuk e kuptoj si mund te vazhdoje te rekrutojne analfabete dhe te vobeket, kur intelekti rri rrugeve ne prag depresioni!!!
Shqiperia eshte e cmendur? Apo politikanet e qeveria jane nen nivelin akademik mesatar dhe per kete aresye nuk duan keshilltare e specialiste te pergatitur. U rreshket karrigja??? aspak. Nuk duan te lodhen sepse ekspertet nuk e duan karrigen e tyre. keshtu kane zgjedhur mashtrimin, i cili te shkaterron shume shpejt. KEQARDHJE