Partia Socialiste e konsideron si pozitive klimën ekonomike në vend, kjo referuar edhe raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë.
Deputetja socialiste Evis Kushi vlerësoi raportin e fundit të BSH për 3 mujorin e parë të 2014, duke e cilësuar atë si një tjetër vlerësim pozitiv pas studimit të kompanisë së njohur ndërkombëtare në fushën e financave Standard and Poor’s, që e nxori ekonominë shqiptare nga niveli negativ dhe e klasifikoi në nivel të qëndrueshëm.
Referuar raportit të BSH-së, Kushi theksoi se në tre mujorin e parë të këtij viti, treguesi i ndjesisë ekonomikë është përmirësuar ndjeshëm dhe këtu vlen për tu theksuar se besimi i biznesit dhe konsumatorëve, ka nisur trendin pozitiv që tetorin e vitit 2013, duke u përmirësuar muaj pas muaji.
“Rritja e besimit në ekonominë shqiptare përkon me fillimin e punës së qeverisë së re dhe masat e marra për të nxitur prodhimin vendas, shlyer borxhet dhe injektuar para në ekonomi. Rritja e besimit muaj pas muaji ka ndodhur në të gjithë sektorët e ekonomisë. Në sektorin e industrisë u përmirësua me 4,2% këtë tremujor. Në sektorin e ndërtimit është përmirësuar me 13,9%, sektori i shërbimeve me 10%. Besimi në sektorin e tregtisë jo vetëm është rritur këtë tremujor, por qëndron 5,2% më lart se mesatarja afatgjatë”, theksoi ligjvënësja socialiste.
Ju lumtë, vazhdoni punen!
Bravo qeverise, keshtu vazhdoni populli ju mbeshtet.
Qeveri fantastike kjo e jona
lorena-sa merak i paske ngjalat.
Vazhdoni me lugen bosh dhe me propagande, se mire e keni! Nuk behet vendi me deklarata politike per te justifikuar qeverisjen, por me pune konkrete ku ndihet dhe eshte e prekshme mirqenia nga ata qe vuajne me shume varferine.
Realiteti eshte shume i hidhur. Njerezit po varferohen me shume, investimet kane shkuar pothuajse ne zero, papunesia po arrin rekorde te reja dhe cmimet po rriten dita-dites.
Bravo qeverise qe po puon p-er shqiperine.
Votat e popupillit, meritat te Prtite. beeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee beeeeeeeeeeeeeeeeeeeee beeeeeeeeeeeeeeeeeee Votoni dele votoni se Shqiperia eshte Republike rumballe 50 vjet + 23 vjet skeni pare nje gjendje finiaciarisht pozitive, beeeeeeeeee jeni bere si ato delet te dhiera ne stan beeeeeeeee
O mero boll talle trapin. Njerezit skane buke te hane ti thua klima ekonomike pozitive
Mund te ma shpjegoje dikush se si biznesi ka pritshmeri pozitive ndersa individet negative?
Biznesi varet nga konsumi jone si individe apo skemi lidhje me njeri tjetrin?
Me sa duket biznesi po gezon se do te marrin disa para borxhe qe i ka qeveria, e cila nga ana tjeter do ja fusi faturen ne xhep Shqiptareve te varfer. E tha Standard & Poor’s, po e thote edhe Full-hani i BSH-se qe ekonomia po lulezon. Problemi eshte, se keta i bejne bilancet vete nga statistika te falsifikuara nga vete ata.
Te parit i intereson qe te thote keshtu, sepse ferkon duart per fitimet qe do te marre nga interesat e borxhit qe do paguajne Shqiptaret e varfer( Ka nje lidhje te ngushte midis FMN-se, Bankes Boterore dhe revistes se tyre Standard & Poor’s. Kurse Full-hanin tone me sa duket e ka urdheruar partia ne pushtet, qe te bej deklarata pozitive per ekonomine po do qe te mbaj ate vend pullumbash te Banka Shqiptare.
merite e partis jo e qeveris rrofte partia
Bravo Evis vetem se ne Elbasan Edi akoma nuk po i mbushet menja qe te drejtosh emrimet e atministrates duke ja lene ne dore te “megallamanit” Blush dhe te injorantit Astrit
E dime qe qeverisni ju. Mjaft me me deklarime meritash. Mos beni fasade dhe propogande dhe ju se po na dukeni si qeverisja mediokre e PD.se.
Po keni te pasme qeverisni realisht. Cfare qeverie leshi jeni ju qe nuk ndeshkoni dot krimet ekonomike qe jane konfirmuar tashme.
Doni me per Belulin !!!!!!
Bravo qeverrija, turp tallje buthe me pak fjal ketu ka pllakosur fukaralleku ekstrem nuk kan per te ngren mileti, kurse ketyre njelloj si atyre qe e lan vetem u rritet ekonomija, per ca ekonomije e keni fjalen na thoni sa vende pune jan hapur sigurishte qe asnje, ju vetem flisni me numra se realiteti eshte krejt ndryshe
Po u genjyet nga brockullat e Fullanit , shume shpejt do te shikoni rezultatet????????????????????
Pai lexova kete artikull dhe un jam me optimist ,se sapo del ne rruge te pllakos nje zymti e papare qe aman o zot , e kur bej muhabet me tregtare neper dyqane kete klime pozitive vallai se kam pare asgje kundi . Si duket do jem qerruar e s`me shohin me syte .