Zyrtarët duhet të deklarojnë në bankë çdo vlerë që kalon shifrën e 1.5 milionë lekëve, si dhe shpenzimet mbi 300 mijë lekë për çdo lloj shërbimi. Kjo përcaktohet në p/ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9049,datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive,të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” të ndryshuar”, diskutimi i të cilit nisi në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.
Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së Shkëlqim Ganaj tha se brenda një harku kohor prej 5 vitesh do të mund të jenë kontrolluar të gjithë zyrtarët, ndërsa shtoi se zyrtarët nuk do përzgjidhen për t’u kontrolluar më përmes shortit
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode e cilësoi si politike ndërhyrjen në ligj dhe në kompetencat e ILDKP.
Ndryshimet ligjore ndër të tjera forcojnë edhe më tej rolin e Inspektoriatit në kontrollin e pasurive të zyrtarëve. Kështu në 10 vite janë administruar nga ILDKP 12 mijë deklarata, ndërkohë që janë kontrolluar vetëm 3500 prej tyre.
Aktualisht me ndryshimet që po i bëhën këtij ligji do të përfshihen në skemën e deklarimit dhe të kontrollit mbi 5 mijë zyrtarë të lartë dhe vendorë. Këtu do të përfshihen dhe të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.
Bobobo si do ja bejne kto te opozites se keq e kane punen. Sdihet ca do bojn me gjithe ato lek qe kane.
Si puna e gafes se Panaritit
Ekskluzive: Ministrit Panairiti i shkon mendja edhe para mediave – VIDEO – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=52894&k=1571#sthash.iTnEmZ88.dpuf
heqja e shortit eshte godtja me e forte qe i jepet ketij isntitucioni. tani ky cuni i metes qe drejton ildkp do te perzgjedhe kete doje.
C’do qytetar me kapital te palujtshem ose te lujtshem mbi 100000 dollare duhet detyrimisht te beje deklarate pasurie ne justifikim te saj. Ne rast mos argumentimi te shume, ajo duhet te sekuestrohet. Vetem keshtu luftohet korupsioni