ALUIZNI ftoi publikisht Bashkinë e Tiranës për të diskutuar dhe gjetjen e një zgjidhjeje për lidhje me legalizimet e ndërtimeve në territorin që mbulon kjo bashki. Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame tha se ngërçi i krijuar vjen nga ligji i hartuar në 2006-ën nga opozita e sotme atëherë në qeveri.
“Ligji ekzistues i legalizimeve i bërë nga partia e bashkisë në 2006-ën parashikon moslegalizimin e të gjithë objektevetë ndërtuar në truall me pronar, në ato zona ku studimet parashikojnë ndërtime mbi 5 kate”, tha Lame, ligj i cili juridikisht është sot në fuqi.
Me këtë argument Lame hodhi poshtë akuzat e ngritura një ditë më parë nga Bashkia e Tiranës, nëpërmjet nënkryetares, Nevila Xhindi, për sulme politike, ndaj Bashkisë së Tiranës pasi mashtroi opinionin publik.
Ligji i 2006-ës, sipas Lames, krijoi një fashë të madhe ndërtimesh, të cilat nuk mund të legalizoheshin me problem dhe konflikt që sa vjen dhe forcohet mes qytetarëve që kanë ndërtuar në këto troje dhe pronarëve të trojeve të cilëve iu janë ndërtuar godinat . Veç kësaj, vijoi Lame, në 2013-ën bashkia miratoi një plan rregullues, i cili parashikon të gjithë hapësirën e Tiranës me ndërtime mbi 5 kate, duke rafshuar çdo gjë, duke mos lënë as zona periferike as zona të mbrojtura.
“Ligji i legalizimeve i 2006 dhe plani rregullues i 2013-ë ka shtuar akoma më tepër numrin e qytetareve të ciltë nuk mund të përfshiheshin në legalizim”, tha Lame. Më tej, ai shtoi se edhe bashkia e Kamzës dhe komuna e Paskuqanit, në planet e tyre rregulluese parashikojnë të bëhen me ndërtime të larta duke lënë të palegalizuara ndërtimet në tokë me pronarë.
“Kur në 2012-ën bashkia e Tiranës hartonte planin rregullues, opozita dhe shoqëria civile ka denoncuar faktin e rëndë se plani që po hartonte bashkia po zhdukte hapësirat e gjelbra të qytetit. Ndësa bashkia u justifikua se zonat e gjelbra që po zhdukeshin në Tiranë do të krijohehin në komunat rreth qytetit. Tani shihet qartë se ishte mashtrim për të justifikuar pla]kitjen e zonave të gjelbra”, deklaroi Lame.
Ai i bëri thirrje qytetarëve të mos mashtrohen nga deklaratat politike, ndërsa i siguroi se ndryshimet në ligjin e ri i japin zgjidhje kaosit. “Kemi parashikuar zgjidhjen e këtij problemi. Është arritur në një marrëveshje mes pronarëve të tokës dhe ndërtuesve për t’u dhënë hapësirë banimi me marrëveshje noteriale, sipas normave dhe sipas truallit për objektin e ndëtuar”, tha Lame.
Në Tiranë sipas tij, llogariten rreth 13 mijë ndërtime të bllokuara si rezultat i ngër]it të krijuar nga ligji i Legalizimeve miratuar në vitin 2006.
Dridhe like me lesh trikotike. O Lame vet e keni KRTRRSH dhe i fusni amendamentet si tu doje qejfi, perse e pyesni bashkine kot. Po te jete per Salen edhe Lul Bashen kete komb e mbajne peng eshe 100 vjet te tjera me perralla.
Ju keni edhe arren edhe sqeparin keshtuqe mos beni kot show mediatik po jepini drejtim, sa per lul bashen Ujku mjegull do.
Po tregohen i shume te ndershem dhe shume bashkepunues me ca nbjerez qe kur ju ishit ne opozite ju shkelen me klembe, populli e di mire qe kjo reform eshte ne te mire te tij kshuqe jepini e mos pyesni per njeri.
Po ca flet o burr se ska ngel me njeri ne bashki se spo merret njeri me to me se po dalin e po vrasin qent e kaq po bejne se ska kryetar atje te drejtoj punet kshuqe shif e beni ckeni per te bere.
Po shikojme qe po formohet ose me mire Shqiperia po behet Shtet .duhet ta ndimojme edhe ne qe flasim po akoma per nje politike qe ka vdekur e ajo eshte PD-ja Me Saliun.
Po lerini me po vazhdoni ju se nuk kane se si te bashkpunojne ato te PD se i hikin ato 2000 kryetaret qe kane vene qe qeverisin nga 200 veta e qe sbojn asgjo tjeter.
Cfare mareveshje do besh o z. Drejtor, zbato ligjin, kjo eshte detyra jote, po se bere dot ta beje nje tjeter Ligji eshte i qarte Kush ka ndertuar ne token e tjetrit dhe ky vend eshte parashikuar per banese 5 kateshe ndertimi pa leje nuk legalizohet por prishet qe ti hapi vend pronarit te ndertojne sipas ligjit. Nqs pastaj Ps ka kellqe te beje nje ligj si doni juve mor zoteri, ti do zbatosh ligjin e ri. Mos shiko endra me sy hapur, o z. Drejtor. Nuk ka ndermend njeri te fare token askujt, dhe bashkia e Tiranes ketu nuk hyn fare. Ligji eshte per gjithe Shqiperine.
z Lame e bere bregdetin sa ishe ne 2005 kenet duke dhene leje ndertimi tani je kthyer pjeses tjeter te shqiperis kala me ndertime..dil njeher legalizo ndertimet etua qe ber paleje , pastaj dil e bej politik…tregoji popullit per vilen qe ke ber ne borsh
Ky psikopati. Shqiperi e mjera shqiperi ne dore te kujte ke rane.