Raporti vjetor i BSH/ Fullani: Politika të reja për rigjallërimin e ekonomisë

23 Prill 2014, 16:49Ekonomia TEMA

Raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë për 2013-ën, u prezantua në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.  Gjatë raportimit Fullani tha senevojiten  politika të reja me qëllim rigjallërimin e ekonomisë së vendit. Sipas tij, problemet e ekonomisë nuk mund të zgjidhen më me politika monetare, ndërsa kërkoi reforma për rritjen e konkurrueshmërisë së sektorëve prodhues të ekonomisë, përmirësimin e klimës së biznesit dhe nxitjen e investimeve në teknologji të reja dhe në arsim.

Fullani tha se sektori bankar është solid dhe i shëndetshëm, pavarësisht nga sfidat e shumta me të cilat është përballur në vitet e fundit. Guvernatori pranoi se politika monetare dhe masat e tjera nxitëse për nxitjen e kreditimit kanë dhënë rezultate të pjesshme, për shkak të dobësisë së ekonomisë reale dhe pasigurisë së lartë mes konsumatorëve, bizneseve dhe bankave.  Sipas Guvernatorit, borxhi publik mbetet një problem i thellë strukturor për ekonominë. Marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar është një bazë e mirë për të orientuar konsolidimin fiskal, por Guvernatori kërkoi edhe njëherë vendosjen e një rregulli fiskal transparent që të garantojë ruajtjen e niveleve të pranueshme të borxhit në të ardhmen.

Në raportin për aktivitetin gjatë vitit 2013, Banka e Shqipërisë theksoi edhe njëherë nevojën për reforma strukturore, që do të jenë themeli për një model të ri ekonomik të vendit. Modeli aktual, i mbështetur te konsumi i mallrave të importit dhe shërbimet, nuk garanton një rritje të qëndrueshme në të ardhmen, ndaj reformat duhet të synojnë zhvillimin e sektorëve prodhues dhe rritjen e eksporteve.

“Dinamika e akivitetit ekonomik reflektoi tkurrjen në sektorët e shërbimeve veëanërisht turizmit ndërkohë që sektorët prodhues kontribuan pozitivisht të ndikuar nga investimet në infrastrukturë nga rritja e mëtejshme e ekspoerteve shqiptare dhe nga rritja e prodhimit bujqësor. Importet e mallrave rezultuan 1.8 % më të ulëta se një vit më parë si rrjedhojë e dobësisë së kërkesës së brendshme. Këto zhvillime u materializuan në korrektimin e defiçitit tregtar në 13.5 % në terma vjetorë”, deklaroi Fullani.

11 komente në “Raporti vjetor i BSH/ Fullani: Politika të reja për rigjallërimin e ekonomisë”

  1. Analisti Politolog Komentator Qim Fevzi Nurellari says:

    Po fytyra te reja Full-Han?

    1. redi says:

      Kam rezervat e mia per fullanin por smund te mohoj politikat e mira te qeverise!

  2. Majlinda says:

    Nuk e di perse me ngjall nje neveri te tejskajshme ky njeri.

  3. toni says:

    o fullan ja pra eshte odeta nishani aty a ka me politike e re qe eshte…

  4. LORA says:

    Toc-fullani eshte garanti i kancerit financiar te Shqiperise.
    Une nuk do ta punesoja as si roje ndermarrje.

  5. liljana says:

    O fullan po pse je me dy fytyra ore, po nuk ishe po ti
    ai qe thoje ne kohen e saliu qe kemi rritje ekonomike
    dhe nje ekonomi te qendrueshme????

    Po kur kishim nje ekonomi te qendrueshme!!!!si ka mundesi
    te kete ringjadhje te ekonomise???

  6. Andi says:

    Akoma vazhdohet me keto fytyra skandaloze te paaftesh qe vazhdojne te vegjetojne dhe t’i pijne gjakun ekonomise se vendit. Bravo te qofte o Fullan ku i con paret e taksapaguesve ti me stafin tend dhe askush s’te prek as qimen e flokut. Ku eshte Bracja, ku eshte Rama, po ketij me se ja ka mbyllur gojen miku i ngushte i Saimir Manes, Blendi Fevziut, Aleksander Frangajt? Akoma me keto letyra do vazhdojme ne? Mjafton qe e nxorri sistemin bankar me “kepuce te kuqe” ky 25% kredi te keqija eshte i mjaftueshem per ta shkarkuar…Ky po keshtu falimentoi dhe Banken Italo-Shqiptare.

    1. M33 says:

      ke drejt or mik ky legen shpirtezi zotin paste mbrapa
      se kto legenat e tjer skan byth per ket kapos
      si e ka shpirtin ja dhente zoti per ato njerez qe i hyre ne hak padrejtesisht mallkuar qofte

  7. vera says:

    edhe ketij hetojani pasurine se me keq se xhin xhoni eshte, ka vjedhur dynjane bashke me te shoqen Arjana Fullani , copa mishi jane nuk e di pse i lene akoma ne burg e kane vendin te dy

  8. tik says:

    Ekonomia është keq dhe nuk di ça me i bo thotë Fullan ekonoqisti.
    Njeri që merr rrogën e shtetit kot. Po ça ti bësh se e ka mirë me gjithë krahët politikë…

  9. Cimi says:

    Po eshte shuar ky vend nuk ka njeri tjeter qe per 14 vjet mban Fullanin ne krye. Shikoni se si ka punesuar gjithe familjaret e politikaneve, ketu eshte sekreti i jetegjatesise se tij. Ndersa arsyeja e dyte eshte se ka mbaruar shkollen e larte para nja 35 vjetesh me noten mesatare 5.5. Nese nuk e besoni pyesni pedagoget e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje