Gjiknuri: Regjistër elektronik për koncensionet. Arvizu: Fund informalitetit në sektorin e industrisë

24 Prill 2014, 12:21Ekonomia TEMA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri paralajmëroi transparencë për të gjitha lejet e koncesionet e dhëna nga Qeveritë për shfrytëzimin e burimeve natyrore, që siç tha ai, shpesh herë kanë qënë preh e tregtimit.

“Janë dhënë leje dhe koncensione njerëzve të papërgjegjshëm që nuk kanë patur ndërmend të investojnë, por kanë synuar të tregtojnë lejet dhe licencat për shfrytëzimin e burimeve natyrore, duke krijuar një barrierë natyrale për investime serioze”, deklaroi ministri Gjiknuri.

Në forumin me temë “Promovimi i nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse dhe përfitimi i komuniteteve”, ministri Gjiknuri bëri të ditur se deri në fund të këtij viti do të ketë përfunduar regjistri elektronik i të gjitha koncesioneve. Gjiknuri informoi mbi një vendim të qeverisë për dhënien e lejeve dhe licencave për burimet e reja të naftës. Sipas tij, qeveria po përgatitet që për burimet e reja të naftës dhe për fushat e tjera të pazbuluara të jepen nëpërmjet proceseve të ankandeve që garantonë transparencë dhe konkurencë. Kjo u vlerësua nga Gjiknuri si mjaft pozitive, në kushtet kur edhe interesi i investitorëve është rritur pas gjetjes së burimeve të naftës nga kompania Shell. Sipas tij, Shqipëria është e interesuar për të ftuar investitorë serioze për të investuar në këtë fushë. Sa i takon pasurive minerare, Ministri Gjiknuri dënoi fragmentarizimin e të drejtës së shfrytëzimit të tyre, që sipas tij kanë sjell kaos.

Për ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, mostransparenca dhe politikat e gabuara kanë shoqëruar për 24 vitet e fundit mbrojtjen e mjedisit dhe shfrytëzimin e burmeve natyrore.

“Politikat e ndjekura në këto vite kanë bërë të mos ketë transaparencë dhe investitorë të ndryshim të shfrytëzojnë pasuritë natyrore. Për shkak të këtyre politikave të ndjekura ne vazhdojmë të mos kemi besimin e qytetarëve, ndaj siguroj qytetarët se do hartohen kuadre ligjore dhe politika për të ndryshuar realitetin”, tha Koka.

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Alexandër Arvizu, theksoi rëndësinë e kalimit nga informaliteti në formalitet në sektorin e industrisë nxjerrëse. “Një komponent i rëndësishëm i kësaj është koncepti i kërkesës për raportim. Çdo individ, çdo biznes duhet të ketë një kërkesë për raportim, të raportojë të ardhurat. Ajo shkon krah për krah me më shumë transparencë”, deklaroi Arvizu.

Ndërsa kreu i Prezencës së OSBE-së, në Tiranë ambasadori Florian Rauning theksoi se transparenca në industrinë nxjerrëse, është faktor i rëndësishëm dhe për këtë bëhet e nevojshme respektimi i standardeve. Ai infomoi se Prezenca e OSBE-së në Tiranë po mbështet MEI-in përmes sekretaritti shqiptar EITI për të përmbushur afatet e raportimit për industrinë nxjerrëse. raportet sipas tij, janë instrument i rëndësishëm në duart e qytetarëve për të siguruar një proces të drejtë dhe për të nxitur përgjegjshmërinë e transparencën e qeverisë.

5 komente në “Gjiknuri: Regjistër elektronik për koncensionet. Arvizu: Fund informalitetit në sektorin e industrisë”

  1. ERA says:

    Ja pra cdo te thote te ndermarresh reforma themelore ne vend, jo te besh sikur punon

    1. Erlind says:

      Me n fund ne kete vend po ndodhin gjerat e duhura, shpresojme qe te vazhdohet me kete ritem Z. Gjiknuri po tregon se eshte nje person i duhur per nje post te tille.

  2. zamo says:

    kjo qeveri eshte zotuar per zhdukjen e informalitetit ne industri dhe koncesioni si dhe zhdukjen e monopoleve dhe do i mbaje premtimet e veta

  3. ALBATROS says:

    arvizu te shkoj te rregulloje ate Hale Amerike qe eshte kthyer ne vend fashist ku bankat qendrore punojne me leket e droges se kartelave meksikane apo me lek terroristesh, ku korporatat s apuguajne fare taksa dhe gjithe te pasurit pasurohen dhe te varferit po punojne nga tre poune te ushqehen, KORRUPSIONI JE AMERIKE ESHTE I LIGJERUAR, BLERJA E POLITIKANEVE NGA KORPORATAT DHE BANKAT QUHET NDIHME POLITIKE OSE ,,DONACION,, MIREPO DERI PARA 4 DITESH KJO LLOJ BLERJEJE ISHTE E KUFIZUAR SEPSE KISHTE NJE FARE KKUFITRI TEK SHUMA E KLEKEVE QE POLITIKANET APO SENATORET MUND TE MERRNIN DHE KISHTE KUFI TE NUMRIT TE PERSONAVE QE KETA MUND TE PERRNIN LEKE NDERSA PARA 4 ditesh u hoq kufirir si per sasine e lekeve dhe per numrin e individeve apo kompanive dhe bankave nga te cilet politikanet mund te merrnin lek, pra tani politika DHE KLASA E KORRUPTUAR QEVERITARE AMERIKANE KA DALE HAPTAZI NE ANKAND, MBI 70 MILIONE JANE ME TALLONA USHQIMESH DHE MBI 102 MILIONE JANE NE NIVELIN E VARFERISE, AMERIKA PO KTHEHET NE NJE NGA VENDET ME TE VARFERA PERENDIMORE

  4. Stay away! says:

    E tha Gjiknuri dhe po e vulos Arvizuja. Cfare pune ka ky Amerikan diplomat ne Shqiperi qe fut hundet ne politikat e Energjitikes Shqiptare? Nuk e besoj se Ambasadori Shqiptar ne Washington ka te drejten qe ti sygjeroj departamentit te Energjise aty, se cfare duhet qe te bej.

    Apo mos ndoshta eshte penduar per corben qe shteti i tij ka gatuar ne Shqiperi keto 20-vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje