“Nuk e ka mohuar asnjë njeri volumin e investimeve që është bërë në infrastrukturën e Shqipërisë, përkundrazi nga kjo sallë parlamenti kemi shprehur vlerësimin për investimet që janë bërë”, u shpreh ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto gjatë diskutimeve në seancën plenare lidhur me projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës”.
Haxhinasto tha se “nuk kemi thënë që duhet të flasim se këtë e bëri kjo parti apo ajo parti, dhe nuk kemi ndërmend të mburremi për investimet që do të bëjmë në të ardhmen sepse kemi bërë një detyrë ndaj qytetarëve për të realizuar projeketit për t’u dhënë shërbime më të mira”.
“Ajo që kemi kërkuar dhe do vazhdojmë të kërkojmë edhe në të ardhmen është një standard më i lartë në infrastrukturën shqiptare.Standard më të lartë do të thotë që ne të planifikojmë më mirë veprat tona të infrastrukturës, t’i japim prioritet atyre rrugëve që vërtetë janë prioritare dhe jo të motivohemi nga ngjyra politike e rajonit apo nga përfaqësues politikë që mund të përfitojnë nga tenderat”, theksoi Haxhinasto.
Sipas tij, “ajo që kërkojmë ne është standard më i mirë që planifikimi të jetë më i mirë edhe përsa i takon buxhetit që të mos shtrihet vepra në dhjetra vite por të planifikohet që në fillim buxheti për t’i realizuar.Të gjitha veprat rrugore, t’i kenë elementët e vetë të sigurisë, që në rrugët e Shqipërisë të mos vdesin 370 persona në vit, të jetë sinjalistika rrugore. Pse të kemi ne një standard më të ulët të sigurisë se ai evropian, kur çmimet e tenderave janë pikërisht si ato që kanë vendet e rajonit dhe Europa”.
Haxhinasto tha se nuk flasim vetëm për infrastrukturën por edhe për shërbim që ofron infrastruktura, flasim për një reformë të thellë që duhet të ketë shërbimi i transportit në Shqipëri, sepse ky shërbim është shumë larg standardit që duhet të ofrohet, qoftë për transportin e pasagjerëve apo të mallrave”
Sipas tij, nuk është standardi ku në Shqipëri janë 465 linja autobuzësh, shpenzim i tmerrshëm i asetevë të qytetarëve shqiptare vetëm sepse ka munguar përgjegjshëmria për të orientuar investimet e qytetarëve shqiptarë aty ku duhet.
Përsa i takon prokurimeve, ministri Haxhinasto deklaroi se “ky tender ka ndjekur të gjithë afata e duhura siç e parashikon marrëveshja me Fondit Saudit, asnjë afat nuk është tejkaluar dhe një aludium i tillë është një pasaktësi.Ne do vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë dhe kjo është një ndër ato veprat që do të fillojmë këtë vit”.
Nje pyetje te shkurter kam:Kur do te perfundoje autostrada Tirane-Elbasan?
A do te kete abone per kete linje, kur dihet numri i madh i stedenteve?
Pres pergjigje sa me pare….
Faleminderit
Po mbani rruget, bllokoni hyrje daljet e pa ligjeshme.hiqni karro e mototraktoret nga rruga, beni sinjalistiken veni atrulla te ndermarrjeve te rrugeve neper rruget kryeore, hiqni monopolin e Kontrollit te Automjeteve sic premtuat.Keto beni!