Hoffmann: Vizita e Ramës në Berlin, impakt pozitiv për investitorët gjermanë. Mbizotëron optimizmi

29 Prill 2014, 13:30Ekonomia TEMA

Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Berlin pati impakt pozitiv tek biznesi gjerman që operon në Shqipëri. Deklarata u bë nga Ambasadori Hellmut Hoffmann, gjatë një takimi të zhvilluar në Ambasadën gjermane për prezantimin e rezultateve të anketimit të vitit 2014 për klimën e biznesit në Shqipëri.

Referuar takimit mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel, diplomati gjerman theksoi se vihet re një atmosferë pozitive në klimën e biznesit, por shtoi se duhet të punohet më tej për promovimin e saj. Për Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, korrupsioni, kriminaliteti dhe siguria ligjore mbeten sfida emergjente për qeverinë, evidentuar këto nga biznesi.

Në anketimin mbi klimën e biznesit, i cili u plotësua nga kompanitë anëtare të DIHA-s, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, në fillim të viti 2014, mbizotëron një optimizëm i matur si dhe shpresa për një situatë të përmirësuar të biznesit në kompanitë e tyre për vitin 2014. Pothuajse 40 % e kompanive të anketuara janë sërish optimiste si për të ardhmen e biznesit të tyre, ashtu edhe për situatën aktuale, krahasuar me vitet e mëparshme, kur ky vlerësim ka qënë gjithnjë në rënie.

Faktorët të cilët kompanitë i marrin parasysh në zgjedhjen e një vendi për të investuar, vlerësohen veçanërisht në mënyrë kritike. megjithatë, 86 % e bizneseve që operojnë tashmë në Shqipëri do të investonin sërish në këtë vend. Përsa i përket të ardhmes së ekonomisë shqiptare në përgjithsësi, kompanitë shpresojnë në përmirësimin e situatës.

23 % e të anketuarve besojnë se këtë vit ekonomia do të ketë një zhvillim më të mirë.

Për vlerësimin e Shqipërisë si vend për investime, pjesëmarrësit në anketim u pyetën mbi 20 faktorë të cilët meren zakonisht parasysh në zgjedhjen e një vendi për të investuar. Në mënyrë të përmbledhur në këto rezultate vihet re një vlerësim i lartë i fuqisë punëtore në Shqipëri. Vendet e para i zënë faktorët të tillë si produktiviteti, motivimi dhe kualifikimi i fuqisë punëtore, si dhe cilësia e arsimit akademik. Vlerësimin më të lartë e ka marrë kostoja e punës. Vlerësimin mesatar e kanë marrë faktorë të tillë, si e dreja e punës, cilësia e furnitorëve lokale infrastruktura si dhe disponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar. Sistemi dhe administrata tatimore, administrata publike dhe disiplina në pagesa janë vlerësuar pak më mirë se në anketimin e 2013-ës.

Vlerësimin më negativ e kanë marrë faktorët parashikueshmëria e politikave ekonomike, transparenca e tenderave publike si dhe lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Vendin e fundit këtë vit e zë siguria ligjore. Lidhur me prenzatimin e Shqipërisë si një vend për të investuar, përvec marrjes së masave kundër faktorëve negativë, një rol të rëndësishëm në tërheqjen e investitorëve të huaj luan edhe prezantimi/njohja e potencialeve ekonomike të Shqipërisë.

Nga data 3 shkurt deri ne 3 mars Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri së bashku me 16 Dhoma Gjermane të Tregtisë me Jashtë në Rajonin e Europës Qendrore dhe Juglindore realizoi me kompanitë anëtare anketimin vjetor mbi klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri. Nga të gjitha zyrat e rajonit EQJL morën pjesë në këtë anketim 1435 kompani nga të cilat 39 ishin nga Shqipëria

DIHA, Shoqata gjermane e industrisë dhe tregtisë është një shoqatë e pavarur e krijuar nga kompani të ndryshe në përputhje me legjislacionin shqiptar me seli në Tiranë. DIHA përfaqëson interesat e biznesit gjerman në Shqipëri.

5 komente në “Hoffmann: Vizita e Ramës në Berlin, impakt pozitiv për investitorët gjermanë. Mbizotëron optimizmi”

  1. lini says:

    Ka lezet kshu me kto deklarata se sjan dhe pak kto qe kane investu ne shqiperi nga kto lekistat gjerman.

    1. vladimiri says:

      duket fryma e mire qe kjo qeveri po jep per rimekembjen e ekonomise shqiptare.

      1. dani says:

        lobingun qe po ben kjo qeveri per thithjen e investitorve eshte per tu falenderuar po punojn per te rimekemb kte ekonomi te shkatruar.

  2. taso says:

    KUJDES kontratat nos na i beni si ajroporti i TIRANES qe per 30 vjet nuk fut dot ne ndertim dhe shfrytezim nje tjeter.

  3. SKLLAVI says:

    E drejta e prones qendron para cdo te drejte tjeter z Kryeminister i Repuklikes Popullore Komuniste te Shqiperise. Po si nuk e the nje fjale te vetme per pronaret apo si nuk te shkoje mendja ti ftoje te dyja palet e interesuara ne Kryeministri, apo pronaret nuk jane shtetas shqiptare.
    Prona merret nga qeveria vetem pasi te jete paguar me vleren e plote te tregut dhe vetem per nevoja publike ne te gjitha vendet demokratike te botes e madje edhe ne Kinen komuniste por ne Shqiperine staliniste kjo praktike duket se nuk ka ardhur akoma.
    Po per akordin me Gjykaten e Strasburgut si nuk e the nje fjale z Kryeminister. Po per parate qe duhet te paguash per vendimet e Gjykates se Strasburgut qe po shkojne ne miliarda Euro kur dhe ku do ti marresh nuk the gje gjithashtu.
    Vendimet e Gjykates se Strasburgut vazhdojne te behen pirg se bashku me miljardat e Eurove te papaguara e ju vazhdoni akoma te grabisni pronat e qytetareve shqiptare me vendime Qeverie Komuniste Staliniste duhet thene se perndryshe fyejme komunistet kineze.
    Qofshi ju qe jeni. D.M.TH mashtrues me te pafytyre nuk mund te kete qene as Enver Hoxha. Ndonjeri mundet te thote po Saliu . Per te verteten jane pothuaj njelloj por Saliu nuk ka thene ndonjehere se do jua kthej pronat por nxirrte kelyshin e tije Mediun te mashtronte si Rama gjate fushates.
    Qeveritare Shqiptare mos harxhoni parat e ppullit shqiptar duke shkuar ne Bruksel gjoja per integrimin se kur nje qeveri shkel te drejtat themelore te njeriut as ne Unionin Afrikan nuk e pranojne jo me ne Europe , pra thjesht shkoni per te fshehur parate e vjedhura e per turizmin tuaj e deri edhe per te pare kupat e europes ne futboll.
    Se dyti shqiptaret duhet ta kene te qarte te majte e te djathte me prone apo pa prone me qeveri komuniste neokomuniste apo demokrate se vendimet e Gjykates se Strasburgut do te paguhen deri ne lekun e fundit nese shqiptaret deshirojne te kene shtet Shqiptar gje qe nese vazhdojne keshtu ta dime te tere se nje dite edhe mundet te mos e kemi fare as keshtu bandit e grabites sic e kemi.
    Pronaret qe i kane kaluar hallkat e proceseve gjygjsore shqiptare ti drejtohen Gjykates se Strasburgut pa e humbur nje dite me he te mos presin mashtruesin e radhes me mashtrimin e ri.
    Persa i perket pronarve qe akoma jane qe 24 vjet ne procesin e zhvatjes se lekeve nga keta qeveritare te pafytyre e shppirt , por jo ne procesin e njohjes se prones pasi nekomunistet nuk kane ndermend te njohin krimet e baballareve te tyre e as te kthejne pronat e grabitura nga po ata kriminele te mos vazhdojne te paguajne me por te kalojne procesin sa me pare dhe ti drejtohen Strasburgut edhe ata.
    Ndersa brenda vendit ish pronaret te rithemelojne shoqatat e tyre ne tere shqiperine dhe te paralajmerojne qeverine me greva nje orshe e duke i pershkallezuar deri ne greve urie kombetare duke i ndaluar se bashku me institucionet nderkombetare vazhdimin e rigrabitjes se pronave nga regjimi nekomunist qe i kane lene vendin njeri tjetrit.
    Bijte dhe bijat e pronarve e te persekutuarve qe ne te shumten e rasteve i perkasin te njejten shtrese te njoftojne per kete rigrabitje te prones se tyre kancelarite perendimore nga vendet ku jetojne e punojne pasi ne te shumten e rasteve tashme jane shtetas perendimore.
    Baballaret kriminel te ketyre neokomunisteve pa fytyre e dinjitet njeriu na kane grabitur pronen, internuar, persekutuar e ne te shumten e rasteve na kane lene jetim apo jetim me prinder te gjalle pasi i kane mbyllur ne burgje prinderit tane me me shume se 30 vite e nuk duhet bere gjaku uje.
    Bashkevuajtes kemi me vete te Drejten, Zotin e Perendimin prandaj duhet te behemi te gjalle e te mos tulatemi nga mashtrimet pa fund te ketyre te pafytyrve qe i leshojne vendin njeri tjetrit ne kurrizin e popullit shqiptar qe mashtrojne pa u skuqur e pa u zverdhur qe 24 vjet me radhe e me tej se do hanim me luge floriri.
    Ata shqiptare qe kujtojne se perfitojne nga ky mashtrim i qeveritareve te pafytyre po ju them se kostoja e kaosit permanet ku e mbajne Shqiperine keta antishqiptare e kalon disa fish vleren e truallit te shtepise suaj se bashku me shtepine .
    Aji qe eshte shqiptar e di mire qe nuk eshte toka as trualli i tije e as i Qeverise grabitse te radhes prandaj mos vazhdoni te vetemashtroheni por blini trojet e tokat tek pronaret e vertete mbi te cilat jetoni sot nese nuk jane tuajat dhe keni per te fituar disa fish. Se pari fitoni qetesine fizike e mendore per ju e brezat qe do lini mbrapa. Se dyti fitoni qetesine me shpirtin tuaj nese realisht besoni pak ne Zot se nuk merret gjeja e tjetrit. Se treti po ju garantoj se fitoni financiarisht me se paku tre fishin pasi akoma cmimet ne Shqiperi jane shume poshte.
    Pyesni veten apo komshiun se sa e ka blere dynymin e tokes apo truallit mbas 91? Me 4-5 miljon te vjetra e sot me siguri mundet ta shesi 60-70 milion pra per 20 vjet kane fituar me shume 10 fishin.
    Shqiptare pronare apo jo pronare megjithse per te verteten sipas statistikave 87% e shqiptareve jane pronar te nje trualli sado te vogel mos vazhdoni te mashtroheni nga qeveritare ordiner qe duan tju mbajne ne kaos e vellavrasje me qellimin e vetem qe tju grabisin te sotmen e te ardhmen.
    Jam i bindur se dikur do ta kuptoni por do jete teper vone e qeveritaret e djeshem e te sotem nuk keni ku ti gjeni pasi me kohe do jene duke ngrene parate tuaja ne nje qoshe globi.
    Liria , demokracia, prona, dinjiteti gezohen vetem atehere kur lufton e perpiqesh cdo dite qe ti keshe. Cdo gje e ka nje fund edhe keta grabites te pafytyre qe ju kane hypur ne qafe duhet ta kene nje fund. A ka nje popull ne Europe qe e kane detyruar me varferi e kercenime nga me te ndryshmet te braktise Atdheun gjysma e popullsise pervec shqiptareve. Gjysma e mbetur nuk votojne pasi kane 24 vjet qe nuk e perfillin ndonjehere voten e popullit . Ata cfare mbesin i kercenojne me buk apo i blejne varferine javore me nje thes miell te vjedhur nga buka e tyre dhe ne fund shpallin mes kacafytjesh gjoja sundimtarin e radhes pasi nuk jane gje tjeter vetem dy pjese e nje bande kriminale.
    Kaq legjitim jane keta te pafytyre te pa ers me me gjak bastard qe as mendojne nje minut per Shqiperine e Shqiptaret por gjithnje te perulur para padronve te tyre qe kane rreth 100 vjet qe gjithnje e kane qene jashte kufirit shteteror.
    Ngrihuni shqiptare e shporrni vemjet e rradhes qe vazhdojne t’ju pijne gjakun me me intensitet se te paret e mos vazhdoni te vritni vllain per nje gardh se kemi vendin me te bukur qe Zoti ka dhene mbi dhe e te jetojme ne paqe e vllazni me njeri tjetrin e pse jo edhe te begate se i kemi tera mundesite.
    Ish-Sekretarja e Shtetit mikja e madhe e Shqiptarve Hillary Clinton tha se shqiptaret i kane potencialet qe te jetojne si populli me i pasur i botes.
    Zgjohuni shqiptare se jemi populli me i ri i Europes i mireshkolluar se paku gjer tani e me nje vend qe nuk e ka kush ne bote qe nuk e kane quajtur kot mesi i dheut.
    Rraca e shqiptarit me gjakun e Kastriotit nuk ka qene nuk mundet te jeojne me sidromen e skllavit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje