Haxhinasto: Do verifikojmë dhe analizojmë punimet në rrugë

26 Prill 2014, 13:35Ekonomia TEMA

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, bëri të ditur nisjen e procesit të verifikimit dhe analizimit të punimeve nga dikasteri që drejton në kantieret e ndërtimit të veprave publike.

Kjo u bë e ditur gjatë inspektimit të punimeve në rrugën Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, ku Haxhinasto theksoi se procesi i verifikimit dhe analizimit të punimeve do të bëhet përmes një teknologjie moderne për të pasur, një ide si po punohet.

“Sot kemi filluar një proces verifikimi dhe analizimi të gjithë punimeve me një teknologji moderne. Kështu do të kemi një ide të qartë për mënyrën se si është punuar”, tha Haxhinasto.

Ai shtoi se “në këtë mënyrë do të bëhet e mundur që të kemi një standard sa më cilësor në realizimin e punimeve publike”.

8 komente në “Haxhinasto: Do verifikojmë dhe analizojmë punimet në rrugë”

  1. Shpresart Memia says:

    Po bone ti o Mondo,
    po a e din ti mor shoq se ato rrug i ka analizue e bekue baca Sali!????

    http://goo.gl/6BZpWj

  2. 112 says:

    Mesa duket mandatin e pare e doni per verifikime dhe te dytin per te hartuar listat e borxhlinjve. Shkurt muhabeti nuk ka leke

  3. SevRet Katovica says:

    OR TI HAXHI,
    Shqipetaret qe u kane ngelur rrudha ne tru akoma e jo ata qe i ka nisur Serveti ne Katovice nuk duan lojra nuse dajash por vetem nje gje:
    Je ne gjendje ti si dikaster te nxjeresh bilancin e miliardave qe jane hedhur perrenjve te Shqiperise si asfalt rrugesh?
    -Sa para jane vene ne dispozicion te rrugeve pa rruge e pa kuptim?
    -Sa nga keto miliona jane hedhur ne fakt sipas preventivave e situacioneve faktike?
    -Ku ka shkuar pjesa tjeter e kush e mban pergjegjesine e mbi kete baze behet kallzim ne prokurori O NJERI.

  4. Rikardo Balsha Sr. says:

    ARROGANCA E NJE INJORANTI

    Pa tjeter qe duhet pershendetur nje nisme e tille, i sherben te kaluares por ne radhe te pare duhet ti sherbeje te ardhmes.
    Po nje nisme e tille e reklamuar nga Haxhinasto, simbol i idiotit te oborreve mbreterore, te ndjell rrenqethje dhe te fut lemerine.

    Edhe nga intervistat qe ka dhene e per me teper ne nderhyrjet e bera ne Kuvend, ky burim infeksioni LSI-ist, me parate tona do paguaje te huaj per te bere kete lloj kontrolli, qe ne nje vend normal eshte abc-ja e investimeve ndertimore.

    Dhe duke qene se kete tip kontrolli do kalohet ne duar “ekspertesh” te zgjedhur arbitrarisht nga ai vete (kush e di perse …hmmm), edhe rezultatet do te jene te manipuluara me metoden tashme te shume njohur gjon-gjin-çaushiane.

    Lere ate vend pune qe nuk te perket sa nuk eshte vone Haxhia i Nastes se Mashtrimit te Madh. Qerohu e ler te qete kete popull qe di ti zgjidhe me forcat e veta problemet qe ka, te cilat nuk i krijoi vete, por u detyrua ti gelltise nga qelbanike si puna juaj.

    1. Specialisti says:

      I SAKTE KOMENTI I MESIPERM…..

    2. Drita says:

      E sakte qe eshte idjoti i qeverise.Leshon gruan dere me dere dhe rri Minister.E ka zene halli dhe Moniken por per hir te parave edhe ajo duron.Cti besh pushteti dhe parate kane goxha kosto.

  5. beta says:

    shyqyr q ka filluar te behet pune

  6. inxhinieri says:

    E mira e ka pamjen me vone,po paten deshiren te punojne tamam.Specialiste ka vendi yne sa te duash. Nuk i lene te paaftet dhe te kapurit e pushtetit qe te punojne . pa filluar pune duan pjese. Prandaj rruget tona jane per faqe te zeze. Jane mbajtur me lopata e pa mjete dhe kane qene me mire. Sot na mbyti teknollogjia dhe rruga prishet per tre dite. Inxhinieret tane kane shkelqyer ne bote e ketu rrine ne hije. A do behet ky vend valle !. Per brezat eshte me mire te behet pak e sak si thote populli ,se siq eshte operuar deri me sot nuk kemi gje ne vije.
    A ka ardhur koha te konkurojne vlerat apo prape do na mbulojne plehrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje