Zonat me përparësi turizmin/ Qeveria përcakton rregullat mbi pronësinë e truallit shtetëror

1 Maj 2014, 09:41Ekonomia TEMA

Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin. Kështu në shtesat që i janë bërë ligjit është përcaktuar se “Person i stimuluar” është personi fizik apo juridik, i cili ka përfituar titullin e personit të stimuluar në përputhje me ligjin nr.7665, datë 21.1.1993, “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”, të shfuqizuar.”. Një tjetër qartësim ka të bëjë me njësinë e ndërtuar, ku në ligjin e ri me këtë njësi është objekti ose tërësia e objekteve apo e apartamenteve, të ndërtuara brenda kufirit të zonës për të cilën personi ka fitur titullin person i stimuluar”.

“Truall” është e gjithë sipërfaqja e tokës brenda zonës së stimuluar sipas kufirit të lejes së miratuar të sheshit të ndërtimit”. Në kuptimin e këtij ligji “Objekt i ndërtuar” është objekti, për të cilin është përfunduar konstruksioni dhe mbulesa.  Sipas ndryshimeve të miratuara, ky ligj zbatohet për kalimin e së drejtës së pronësisë subjekteve të interesuara apo personave të stimuluar mbi njësitë e ndërtuara dhe truallin brenda zonës së stimuluar si dhe për veprimtaritë joturistike në zonë me përparësi turizmin”. Procedurat e këtij ligji do të aplikohen edhe për personat që ushtrojnë “veprimtari joturistike në zonë me përparësi turizmin”.

Ndryshimet përcaktojnë edhe dokumentacionin që provon veprimin juridik ndërmjet personit të stimuluar dhe subjektit të interesuar për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi njësinë e ndërtuar”. Kështu në dokumentacion përfshihen marrëveshja e qirasë apo të zhvillimit të lidhur ndërmjet personit të stimuluar dhe qiradhënësit nëse është lidhur një marrëveshje e tillë; leja e ndërtimit apo lejen e sheshit të ndërtimit; projekti arkitektonik i miratuar; vërtetimi nga AKT-ja për detyrimet e marrëveshjes së qirasë, të llogaritura deri në momentin e zgjidhjes së marrëveshjeve”.

Gjithashtu ndryshimet përcaktojnë edhe procedurën e kalimit të pronësisë mbi truallin. Nëse marrëveshja e qirasë ose e zhvillimit është e lidhur me personin e stimuluar në truall shtetëror (data e lidhjes së marrëveshjes është përpara datës së kthimit dhe kompensimit fizik nga AKKP-ja) dhe pas verifikimit nga ZRPP-ja ky truall shtetëror ka ndryshuar statusin juridik duke iu kthyer personave të tretë, ALUIZNI përfundon procesin duke bërë kalimin e pronësisë së truallit në favor të subjektit të interesuar apo personit të stimuluar. Një tjetër ndryshim në ligjin actual ka të bëjë me të drejtën e blerjes së truallit.

Kështu “subjekti i interesuar ose personi i stimuluar” ka të drejtë të kërkojë blerjen e truallit në funksion të njësisë së ndërtuar, të cilën provon se e gëzon mbi bazën e dokumenteve të paraqitura. Në përfundim të procesit dhe përfundimit të regjistrimit fillestar të pasurisë truall dhe njësi e ndërtuar, për truallin që mbetet i lirë brenda kufirit të miratuar nga plani i rilevimit (i tillë si sheshe, troje funksionale, pishina, sipërfaqe të gjelbëruara etj), ALUIZNI-t i lind e drejta t’iu kalojë në bashkëpronësi të detyrueshme, të patjetërsueshme në favor të të gjitha subjekteve të interesuara dhe/ose personit të stimuluar, në përputhje me kuotën e pjesëmarjes në bashkëpronësi. Rrugët brenda zonës së stimuluar do të kalojnë me titull pronësie rrugë shtet.

Në ligj përcaktohet se personi i stimuluar ka të drejtë të kërkojë blerjen e gjithë truallit të miratuar sipas planit të rilevimit, nëse nuk ka kërkesa nga subjektet e interesuara.”. Në lidhje me çmimin, ndryshimet përcaktojnë se çmimi i truallit brenda zonës së stimuluar përcaktohet në bazë të hartës së vlerës së tokës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.”. ALUIZINI lidh kontratën e shitjes për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi truallin, sipas modelit tip, si dhe njofton me shkrim subjektin e interesuar ose personin e stimuluar që plotëson kushtet e parashikuara në këtë ligj dhe për masën e çmimit.  Modeli tip i kontratës së shitjes miratohet me urdhër nga ministri përgjegjës”.

Gjithashtu përcaktohet se çmimi i truallit të paguhet i plotë.”. Të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë së truallit ndahen, si më poshtë vijon:

· 80% të vlerës në buxhetin e shtetit për fondin e kompensimit financiar të parashikuar nga ligji nr.9235 datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave;

· 20% të vlerës për llogari të ALUIZNI-t.

Mospagimi i çmimit nga subjekti i interesuar ose personi i stimuluar brenda 6 muajve nga njoftimi me shkrim, sipas pikës 3, të nenit 10, të këtij ligji, sjell penalitete në masën 10 për qind të çmimit total të truallit për çdo muaj vonesë.”. Nëse personi i stimuluar ka kryer shtesa mbi lejen e ndërtimit, do të ketë penalitete sipas nenit 43, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar”. Po kështu përcaktohet se të gjitha njësitë e ndërtuara, të cilat janë në proces legalizmi, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, do t’i nënshtrohen zbatimit të këtij ligji dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Të gjitha subjektet e interesuara apo personat e stimuluar, të cilët, në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk e kanë lidhur ende kontratën për kalimin e pronësisë mbi truallin, do të trajtohen sipas këtij ligji.

 

 

10 komente në “Zonat me përparësi turizmin/ Qeveria përcakton rregullat mbi pronësinë e truallit shtetëror”

  1. himara says:

    NJE TJETER VENDIM QEVERIE, QE PERKRAH NE TOKAT E HIMARIOTEVE, SAMIR MANEN, KOCO KOKESHIMA, ARTAN DULAKU, OLUGARKET E TJERE, PEZA, XHILLARI ETJ TE CILET MOS TE KUJTOJNE SE DO TE VIHEN NE ZBATIM PLANET E TYRE. QEVRIA RAMA, VAZHDON NEN VIJEN E OLIGARKEVE, TE VENDS RREGULLA DGHE LIGJE NE FUKSION TE SHTIMIT TE PASURIVE TE TYRE DHE ASPAK PER TE BALANCUAR KERKESAT E ZONES SE PARI PRONA TEK I ZOTI…. ME CFAR KRITERI RAMA VENDOS ME VKM TE BEHEN FSHATRA TURISTKE PA U REGJUISTRUAR PRONA? MOS VALLE PER TE BERE OAZE KAPITALISTESH? VRETET MENSON9 SE HIMARA DO TA PRANOJE KETE? APO SE SHIKONI QE POLITIKANET GREKE, JU THONE LEPE PEQE PER UJRAT DETARE? QYTETQARET SHQIPTARE DUHET TE NDERGJEGJESOHEN SE POLITIKANET NEN KOMANEN E OLIGARKEVE, PO MUNDOHEN ME CDO KUSHT TE GRABISION PRONAT E HIMARIOTEVE, POR NUK DO TU SHKOJNE. HIMARA KA HISTORI, PER TE CILEN VETE SHQIPERIA KUR I INTERESON THOTE SE KA MADHESHTI NE REZISTENCEN E SAJ PER PAVARESI.

  2. Vlonjati says:

    Cdomethene kjo gjuhe qe perdor, “Himara, historia, Shqiperia kur i intereson per Himaren” ?!?!
    Himara eshte nje vrime bythe fshati si gjithe te tjeret. Pse duhet tju shikoje qeveria me perparesi njehere Himaren pastaj te tjeret ? Na e bete Himaren nga nje fshat ku ha pula strall ne New York !
    Histori ka dhe Kruja, dhe me shume se Himara. Mos jeni me speciale se ata nga Orikumi, Dukati, Tragjasi etj etj ?
    Prona duhet te veje tek i zoti me drejtesi, ketu ska dyshim, po mos na u beni sikur keni rene nga qielli. Shumica ( “JO TE GJITHE” ) jeni DHJARE TE ARDHUR NGA KURVELESHI, PA KARAKTER, qe shisni lekuren per 5 dhrahmi.

    1. Χιμαρα says:

      vlonjati, nuk e ben dot historine e Himares nje vlonjat apo kushdo tjeter qe nuk ka idene se nga ka ardhur ne keto troje, ose me mire nga e kane prure ketu…historine e Himares e kane bere dhe e bejne vete himariotet, eshte e pakuptueshme per ju.
      Gjithsesi lexoje me vemendje parashkruesin dhe perpiqu ta kuptosh po munde…tourkospore.

      1. Janullatos xhihadisti orthodoks says:

        ik ere katnar me kater klase shkolle

    2. George says:

      File vlonjati, ke degjuar ate kengen “Jam Vlonjate Jam Vlonjate”? te pelqen, mendons e vlonjatet qe tani jane bere si lesht e arrapit perbejne 80 mije ne qytet, te ardhur nga gabelet e Librashdit, malesia e Korces,malet e Skraparit, mbteturinat e Lumit dhe te Tepelenes, ??? dhe kane ikur ne kurbet ne Greqi 45% e popullsise para 1990 dhe 35% ne Itali para vitit 1990, aq sa fshati ka pushtuar gjithe Vloren dhe llumi sundon kudo? E mban mend 1997, kur grate ne Vlore ngiten tri gishtat ndaj diktatorit Berisha dhe nje vit me pare ngritet prape dy gishta perpjete per 100 vjetorin e pavaresise? Pra kete te besoj? Per Himaren referoju po kesaj mdie qe deklaroi se “Po na iken Himara nga duart, sepse vete ja kemi bere te keqen, nuk lame meter katror pa grabitur nga pronat e himarioteve”. Pra ska vlonjat, eshte metropol dhe si i tille, ka popullsi heterogjene, por te siguroj se ne Himare do te vish me vize, pasi Himara ka kapacitete demokratike dhe miq ne perendim, qe shqiperia jo vetem krenohen per hisroine e saj indipendente, por do ti jape edhe shqiptareve leksione qe kur duan pranojne vetshpalljen e Kosoves por kur flitet per te tjeret brenda saj, nuk e pranojne. Me Himaren do te ndiheni si te barabarta pamvaresisht numrin e popullsise, “ashti sic shqiperia mburej se e kishte futur Kinen ne OKB me voten e saj vendimtare” ndeersa ajo eshte sot fuqia me e madhe e botes ekonomike. Respekte per himariotet.

      1. adriatik says:

        ju dhjaret si qimara e george ju dime se kush jeni. Po vlonjati ua tha mire. Ku ju dhjaret qe deri dje e keni fshire bythen me zall, tani na dolet speciale ?!? Sido qe te beni, prape dhjare do mbeteni.
        Ato ishujt greke qe shikoni ne largesi nga deti, per ju gjakdhjeret , greqia ashtu do te mbetet ne largesi dhe mjegull

        1. superior says:

          Himariotet, ne ushtrine greke kryejne sherbimin ushtarak ne Hellenic Navy. …

          http://www.youtube.com/watch?v=RYAwllZPzAU

  3. me ka cu nona me la gojen says:

    Kjo procedure nuk ka asnje kuptim juridik dhe nuk mbeshtetet ne kodin civil te shqiperise bile eshte ne kundeshtim me te.Eshte absurde te mendohet se nqs nje person eshte konsideruar dhe trajtuar si person i stimuluar ne vitin 1993 kame shume te drejta se pronari i tokes.
    Pronari i tokes kompesohet kurse nje tjeter gezon pasurine e tij .Jo zoterinj nuk mund te interpretohet keshtu vendimi i gjykates kushtetuese te vitit 2006.Ky ligj eshte antikushtetues dhe gjykata kushtetuese do ta rrezoje ate .Shteti shqiptar do te vazhdoje te paguaje shuma te medha parash ne strazburg.Ky eshte shteti i Rilindjes, ky eshte dhjete here me keq se regjimi i Berishes.

  4. Kadri Spahiu says:

    Hajdutet dhe mafjozet socialo-komuniste do perpiqen sa te munden te vjedhin pasurite e vendit. Me nje popull injorant dhe komplet te neneshtruar si shqiptaret keto vjedhje massive do vazhdojne pa problem.

    Sa per Himaren, edhe Himara eshte tashme e “shqiptarizuar” dhe Hiamarjotet e kane humbur krenarine e tyre te dikurshme. Himara eshte bere nje province tipike e Shqiperise, dhe prona private atje nuk ekziston por eshte bere prone e mafjes shqiptare ne pushtet!

  5. salah says:

    mbi 20 vjet e anarkisë: Asnjë ndërtim do të zbatojë ligjet dhe Ligjin 7665 “Persona e stimulore” ishte e mirë. Por klaneve kriminale dhe politikanët e kanë shkatërruar sistemin dhe shitur mijëra të tokës në mënyrë të paligjshme.Miliardë dëme të bregdetit dhe për turizmin. Artan Lame ka deri në vitin 2005 ka bërë vetëm shkatërrime. Jo gangsterë tokës erdhi në gjykatë. Në Durrës e cila e gjithë Kosova dhe Durrës janë Mafia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje