P/ligji i ri për TVSH-në, i cili është në fazën e diskutimeve me grupet e interesit është hartuar bazuar në direktivat e Bashkimit Europian dhe sjell një sërë ndryshimesh në skemën dhe procedurat e kësaj takse. Kjo u bë e ditur nga Ervin Mete zv. ministër i Financave gjatë fjalës së mbajtur në forumin e biznesit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Tiranë. Mete theksoi se ky projektligj, do të shfuqizojë ligjin ekzistues për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, duke nisur nga 1 janari 2015.
Ekspertja e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Enkelejda Pipa duke sqaruar draftin theksoi se ulja e TVSH-së së barnave, e cila ka hyrë tashmë në fuqi përmes një udhëzimi të qeverisë, do të përfshihet në ligjin e ri. Furnizimi i barnave, shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore, publike dhe private, është furnizim i përjashtuar nga TVSH. Në këtë kuadër parashikohet që për barnat e importuara dhe të prodhuara në vend, të pajisura me pullën e kontrollit me çmimin me TVSH 10%, me qëllim për t’u tregtuar që rezultojnë gjendje në subjektet farmaceutike deri në datën 1 prill 2014, do të aplikohet TVSH-ja në shitje siç rezulton e shënuar në pullë. Operacionet e përjashtuara sipas këtij ligji janë: shërbimet shëndetësore dhe furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të lidhura ngushtë me to, të kryera si nga institucionet shëndetësore publike dhe nga ato private, por këto të fundit duhet të kryejnë shërbimin në kushte sociale të krahasueshme me ato publike që të përfitojnë nga përjashtimi.
Po kështu përjashtohen nga TVSH edhe shërbimet e mjekëve në kuadër të ushtrimit të profesionit të tyre, të licencuar nga autoriteti kompetent shëndetësor, shërbimet e stomatologëve dhe laborantëve dentarë në kuadër të ushtrimit të profesionit, furnizimi i organeve, gjakut, qumështit njerëzor, shërbimet dhe mallrat që kanë të bëjnë me ndihmën sociale, mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve, furnizimi i shërbimeve sportive, kulturore kur këto shërbime kryhen nga organizata pa qëllim fitimi dhe me çmime të cilat, nëse nuk janë të aprovuara nga institucionet përkatëse, janë jokonkurruese. Këtu është vendosur si kriter çmimi nën 50% të çmimeve të tregut siç është aktualisht sipas VKM-së, pra që të rezultojë si masë e marrë për çmime që nuk janë konkurruese me subjektet me TVSH dhe nuk kanë për qëllim fitimin.
Drafti parashikon që edhe arsimi të mbetet i përjashtuar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, por ato që përjashtohen nga kjo taksë janë furnizimet e shërbimeve të mësimdhënies shkollore dhe universitare sipas ligjeve specifike si dhe furnizimi i mësimdhënies shkollore apo universitare nga mësuesit në emër personal.
Me ligjin e ri edhe reklamat që do të publikohen apo do të transmetohen në media do të paguajnë edhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Siç përcaktohet në projektligj, reklamat nga media e shkruar ose elektronike nuk janë të përjashtuara nga TVSH.
“Furnizimet e shtypshkronjave, gazetave, revistave dhe librave, përveç reklamës, e kemi mbartur si të përjashtuar, por theksojmë se direktivat europiane nuk e kanë të përjashtuar”, theksoi Pipa.
Ndërkohë, shërbimet financiare në përgjithësi me ndonjë ndryshim të vogël do të mbeten të përjashtuara në përputhje edhe me direktivën; pullat postare, pulla të taksës e të ngjashme; lojërat e fatit, bastet; furnizimi i ndërtesave; tokës, qiradhënia e ndërtesave me disa përjashtime. Furnizimi i kartave të identitetit po ashtu është specifike, pasi Direktiva nuk e ka një parashikim të tillë.
Gjithashtu është hequr përjashtimi për furnizimin e hekurit dhe çimentos ndaj subjekteve ndërtuese të hidrocentraleve, të cilat, në bazë të marrëveshjes respektive, i përdorin si lëndë të parë për ndërtimin e hidrocentraleve. Ndërkohë eshte hequr edhe përjashtimi nga TVSH për furnizimet e shërbimeve të destinuara për realizimin e fazave të kërkimit dhe të zhvillimit të operacioneve hidrokarbure, të kryera nga kontraktorët ose nënkontraktorët që punojnë për realizimin e këtyre fazave, si dhe furnizimi i mallrave që bëjnë kontraktorët për njëri-tjetrin ose nënkontraktorët për kontraktorët e tyre është hequr.
Pipa theksoi se drafti i ri eliminon taksimin e dyfishtë të TVSH-së për transaksionet mes bizneseve shqiptare dhe atyre të huaja si dhe lehtëson procedurat për kompanitë. Sipas saj, përveç qartësimeve teknike drafti tenton të rrisë formalizimin edhe në sektorin bujqësor duke parashikuar pajisjen e cdo fermeri me NIPT të posaçëm çka do të bëjë funksionale skemën e rimbursimit të TVSH-së në bujqësi.
Premtim i mbajtur/ Keshtu po ulen taksat dhe cmimet
ja qe shqiperise me ne fund i erdhi nje klase politike qe i mban premtimet.
e ardhmja duket e sigurt me kto vendime qe po me merr qeveria edhe ministria e finances,
JU Lumte .Tani po I vjen vertete era SHTET vendit tone.
Keto jane premtime. Shikoni pra se qeveria po I ul taksat, ne kundershtim me propaganten e felliqur te PD,per rritjen e taksave.Qente le te lehin, karvani shkon perpara. Bravo qeveria e Edi Rames.
Jeni ne rruge te drejte,ecni me vendosmeri ne mbajtjen e premtimeve,keni mbeshtetje ,bare popullore,mos u ndalni per te vendosur remdin e zbatimin e ligjit,mbeshtesni prodhimin ne vend,se aty fillon ngritja,
Nje gje nuk e kuptoje,pse nuk hapni rruge ndertimeve ne qytet,se qrkullon leku.
urime qeveria e riloindjes vertet,me edi ramen kryeminister.