Java italiane/ 170 kompani italiane vijnë në Shqipëri për të investuar. Gaiani: Ka kushte të mira

2 Maj 2014, 13:52Ekonomia TEMA

170 kompani italiane do të vijnë për të investuar në Shqipëri javën e ardhshme. Kjo u bë e ditur gjatë një konference të përbashkët për mediat nga Ambasadori Italian Massimo Gaiani dhe ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, në kuadër të javës italiane.

Java italiane ka për qëllim prezantimin e mundësive të biznesit në sektorë prioritarë si energjia, bujqësia e industria  përpunimit. Më datën 6 maj aktiviteti do zhvendoset në Vlorë për ti kushtuar rëndësi sektorit të turizmit.

Diplomati italian u shpreh se sistemi ekonomiko-financiar i aplikuar nga Qeveria garanton kushtet e nevojshme që investitorët e ndërmarjet italiane të vijnë në vend.

“Nga ajo çfarë me thonë ndërmarrjet italiane, nuk është se një rritje e vogël më shumë e pëqindjes do të ndryshojë shumëçka në veprimtarinë e tyre, por ajo, që unë e them me shumë bindje është se ekziston siguria e kushteve për të zhvilluar veprimtari, kjo është gjëja më e rëndësishme për ndërmarrjet tona”,  shprehet Gaiani

Në vijim ai njoftoi se “në Shqipëri do të vijnë 170 ndërmarrje italiane për të parë dhe për të bërë biznes.”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj tha se tregu shqiptar është tërheqës prej faktit se është pa barriera.

“Praktikisht sistemi taksimit është ndër njëri më të ulëtit në Evropë, po tregu ynë është tërheqës jo për shkak se është i ulët, por se është shumë i thjeshtë. Sfida jonë është që të jemi të qartë dhe të drejtpërdrejtë me biznesin dhe që të bëjmë intepretime shumë trasnparente me ta, së bashku” tha Ahmetaj

 

17 komente në “Java italiane/ 170 kompani italiane vijnë në Shqipëri për të investuar. Gaiani: Ka kushte të mira”

  1. fieraku4u says:

    SA KE SI PUNE KETIJ NE FIER, TE GJITHE E KAN NGA NJE PALLAT NE FIER.
    EDHE BANKAT I KAN PLOT ME EURO.

    JE JASHT MODE PO NUK PATE PALLATIN TEND, EDHE NJE BENZ E CLASS OSE S CLASS.

    1. enea says:

      Kjo merite e qeverise Rama e padiskutueshme sepse ka rritur fryem e besimit tek te huajt, bravoo

    2. tirana says:

      Shume pozitive per vendin qe keto kompani te huaja do te investojne ne shqiperi kjo do te thote per vendin me shume vende te reja pune dhe me shume investime.

      1. maji says:

        Perthithja e investimeve te huaja ne vend eshte merite e qeverise e cila ka rritur frymen e besimit tek keto kompani, bravo .

  2. maksi says:

    bravo !!! jam kurioz si ndihet berisha tashi !! apo prap do thote qe qeveri e keqe !! shqiperia eshte e bukur dhe njerez te mire si edi rama duhen ne qeverisje

    1. keno says:

      su be akoma 1 vit dhe ka rritje te bizneseve te huaja ne shqiperi!!! inmagjino cdo bohet ne 4 vjecarin e dyte ne shqiperi!! bravo

      1. ramastan dhe tritolistan. says:

        Keno-kana ardhe mer mbjelle droge-asnji firm APO vende pune nuk eshte hapur deri sot .jo italjane poe as edhe vendas me koqe nuk hapen vende pune .droge e tritol po vende pune sa te duash.per qelbesira e ndyresira,per mushkonja e gomare.bravo riilindje-hajte me thuaj ti geno kokepalari se cili italjan ka hape nje Fabrik sot gjema vetem nji.

      2. kena says:

        @keno
        mire e ka ramastani, shqiperia eshte e pershtatshme vetem per te bere biznese bimesh tani…
        po ti qenke i kenaqur, si duket e paske gjet nje vend pune nga rilindja ?

  3. Alban says:

    Ky eshte nje super lajm sepse shqiperia ka nevoje per keto investime dhe qeveria po ben nje super pune per te thithur investime te jashte te jashte.

    Italia gjithemone ka qene nje partner shume i rendesishem per Shqiperine.

    1. ramastan dhe tritolistan. says:

      alban-per kokepalaret eshte super lajme -per puntoret edhe nji fletrrufe-kokeboshet i besuan jastekut te griseldes e lere talljes se rames.edhe enverin ju e degjonit por as bare nuk kishit per te henger.kujton ty se koqo pallati,fidel kulla,mete blloku e rame 20 perqindeshi ju punsojne.torovola leshi jeni.derra negjmije keni lindur thi Stalin do te vdisni.

      1. Arturi says:

        Sille Griden te punoje, qe te shlyeje borxhet e pallatit!
        Ndersa asaj PeDeistes-intelektuHale, thuaji te mos dorezohet: le te rrije pa pune e pa buke, dhe parimet te mos i shkeli!

  4. Komunalja says:

    Qofshin kompanitë nga veriu i Italisë!

  5. redaksia e Tema-s says:

    Rrnofte sa malet e Shqiperise e marrte nga ditet e shqiptareve sidomos ata socialiste ,udheheqesi i lavdishem i ketij populli qe po e prin vendin nga fitorja ne fitorje.
    Urraaaaaa!

  6. Cool says:

    Zonje ose zoteri, ndrysho stilin e te komentuarit, sepse kuptohet shume qarte qe je I njejta person . Sa per investitoret Italiane Shpresoj te jene serioze dhe ashtu sikurse tha edhe nje komentues me karte, te jene Nga Italia e veriut . Gjermanet I sillni dot ne Shqiperi???

    1. the Punisher says:

      Te heqim Greket, pa le te vije kush te doje.

  7. bato says:

    Javen tjeter, Sali Berisha dhe Lulzime Berisha do te thone se keta bisnesmene po vijne per te bere trafik droge te ftuar nga Edi Rama dhe se do ta zhysin vendin ne krize ekonomike. Legena ngelen si ne pushtet dhe ne opozite.

  8. maloku says:

    E kemi derën hapur për miqt dhe armiqt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje